Kriza e “pallatit” të kolerës!

Nga Qamil Gjyrezi

Kryeministri i dështuar Edi Rama sot në fjalën e tij para deputetëve të parlamentit ilegjitim aktual, sulmoi deputetët e opozitës për djegjen e mandateve. Edi Rama akuzoi protestat e opozitës si shkaktare për rënien ekonomike, duke sjellë shembullin e një shitësje e njohur e tij prej 30 vitesh, sikur gjoja nuk kishte shitur asgjë për shkak të protestave. Krahas strategjisë së tij “masonike” për të ulur rëndësinë e protestave, Edi Rama sulmoi edhe programin ekonomik të P.D.-së, opozitës për taksat.
Në të vërtetë shkaktari kryesor i varfërisë totale dhe rrënimit të ekonomisë kombëtare është vetëm Edi Rama me ministrat e tij banditë, pjesë e “Kazanit Rama 2”!
Njëkohësisht Rama akuzoi opozitën sikur po pengon investimet e huaja dhe solli shembullin e një biznesmeni Italian, (ndonjë mafioz i “Klanit Rama”) që nuk po gjente hapsirë për të investuar për shkak të protestave opozitare.
Këto akuza janë vetëm demagogji dhe lojë fjalësh e një kryeministri në ikje, që e shkatërroi ekonominë në vend dhe është gjithashtu shkaktari kryesor i shkatërrimit të investimeve të huaja me qeverinë e tij shumë të korruptuar.
Deklarata se kriza aktuale është krizë e “Pallatit të politikës”, kishte qëllimin për të shmangur vemendjen e opinionit publik vendas dhe të huaj për të vërtetën e krizës aktuale politike që ka vënë përballë në fomë ekstreme, “dhëmb për dhëmb”, Edi Ramën me të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri!
Lideri demokrat Lulzim Basha dekalroi në protestën e sotme, për godinën e parlamentit aktual se: “Prej javësh ajo godinë parlamenti nuk është më godina e Kuvendit të Shqipërisë, por karantina e kolerës së krimit dhe korrupsionit”. Kriza aktuale është kriza e “Pallatit të Rilindjes” që ndikon në jetën dhe ekonominë e të gjithë shqiptarëve. Kjo krizë politike është vetëm në “Pallatin e kolerës së Edi Ramës”! Kjo është kriza e qeverisë dhe përfaqësuesve Rilindas në godinën e parlamentit.