KQZ shtyn vendim për Rehovicën dhe Rakipin ,LSI bashkon votat me PS kundër PD-se
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, e shtyu për në datën 5 janar vendimmarrjen mbi kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi dhe deputetit të LSI-së Gledion Rehovica.
Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste bashkuan votat për shtyrjen e vendimmarrjes, ndërsa Partia Demokratike votoi kundër.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i kërkoi prokurorisë që ti vendosë në dispozicion gjithë praktikën e ndjekur për dy deputetët, duke e cilësuar kërkesën si të paplotë në informacion.
Propozimi u votua me 4 vota pro dhe dy kundër.
Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica, mori pjesë në mbledhjes ndërsa tha se nuk është ndjekur apo hetuar për ndonjë vepër penale në shtetin italin, ndërsa pranoi së është shoqëruar një hërë në polici.
Pyetje: Pse Rehovica ishte në Itali?
Gledion Rehovica: Kam qenë student për shkenca politike në Romë. Po bëhen gati 20 vjet dhe nuk e kujtoj me detaje. Nuk kam pasur në asnjë moment ndalim, hetim, gjykim apo cfarëdolloj mase tjetër në Itali
Pyetje: Po për identitetin Kusta Mina a ka dijeni subjekti që e ka dhënë ai këtë identitet ?
Avokati i Rehovecit: Kanë kaluar 20 vjet. Nuk ka fshehur asgjë, nuk ka pasur pse të fshehë asgjë. Fakti i dhënies me vullnet i gjurmëve të gishtërinjve eshte tregues. Këto fakte pengojnë cdo arsyetim që mund të fshinte identitete të rreme.
Ndërsa deputeti i PDIU Aqif Rakipi, u mbrojt nga avokati Theodhiri Sollaku.
Për dy deputetët Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi, prokuroria e përgjithshme kërkon heqjen e mandatit.
Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica ishte në mbledhje ndërsa nuk është i pranishëm deputeti Rakipi, ai përfaqësohet nga avokati i tij Theordhori Sollaku. Ndërkohë Rehovica u përfaqësua nga avokati Ardian Visha.
Për deputetin e LSI Gledion Rehovica Prokuroria arsyeton se nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminalizimit, ku dyshohet se ka përdorur dhe një emër tjetër.
Ndërsa për deputetin e PDIU Aqif Rakipi janë ngritur dyshime se ka qenë i dënuar në Itali. Prokuroria i ka marrë atij edhe gjurmët e gishtave dhe për këtë çështje ka dërguar edhe letërporosi për sqarime shtesë në rrugë zyrtare nga pala italiane.
Ashtu si për dy deputëtët Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve shtyu vendimin për në datë 5 janar edhe për kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri, duke i kërkuar prokurorisë informacion më të hollësishëm