Nga Nebil Çika *
Ne vetëm duke pasur Kosovën mund të ngrehim një shtet që të jetë i denjë për këtë ëmër.
Por ne Shqptarët e Shqipërisë së 13-ës, ne mentarët e Shqipërisë, nuk kemi bërë kurrgjë për të krijuar dogmën e Kosovës dhe për t’a futur këtë dogmë mu në thellesi të shpirtërave.
Akuza e rëndë që msheh letra e Riza Drinit, rëndon po thuaj mbi të gjithë neve. Ndofta faji nuk është krejt i yni.
Ndofta faji i ynë qëndron vetëm në mungesën e vullnetit dhe qëndresës (perseverencë) s’onë. Sepse unë di se mentarët t’anë janë çfaqur qysh në fillim në favor të një lëvizjeje për të krijuar një afrim të ngushtë midis kosovarëve dhe shqptarëve të tjerë. Bile disa kanë bërë një farë përpjekjeje për organizimin e një afrimi të këtillë. Por s’u a vunë veshin ata që e kishin në dorë punën. Unë vetë dy vjet më parë kërkova të shkojë në Kosovë, të bëjë një udhëtim studimi atje për dy a tre muaj dhe të shkroj një libër për të kallzuar shqiptarëve se çështë Kosova, se çfarë mundësira lëndore dhe shprtërore paraqet ajo për tarthmen e Kombit. Jo vetëm që nuk u-favorizua mendim por, për çudinë me të madhe time m’u-këshilua «të rri urtë»! Dhe ishin Shqiptarë, e mamurë të lartë këta! Disa mentarë u-përpoqën mjaft që torganizohen shetitje propagande e studimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërise tjatër. S’i dëgjoi kush. Vetëm Hilmı Leka, kur u bë nënëministër i Kulturës Popullore e mori parasysh një gjë i tillë dhe më ngarkoi mua për organizimin e një shetitjeje, por me hargjimin e tij nga ai dikaster puna mbeti.
E kam pyetur vetëhen shpesh se nga rjedh ky indiferentizm ? U-gjënda për ball një humnere, përpara një njimendësije të tmerrshme. Dashurija jonë për Kosovën qënka e dënuar të mbetet si subjekt manifestimesh oratorike.
S’është bërë akoma ndë-shtytëse veprimtarije.
Ndoshta sepse nuk e quajmë akoma tonën Kosovën.
Po, deri diku kështu duhet të jetë puna, ndoshta sepse nuk duam t’u besojmë syve tonë, me qënë se Kosovën nuk e muarën, por na u-falë prej tjatër kujt, dhe ndofta sepse muk kemi ndofta besim se këthimi i Kosovës ne gjirin e Shqipërisë ësht i sanksionuar (i verietuar edhe për të arthmen). Nuk kemi ndofta besim, sepse ndofta e ndjejmë se nuk kemi bërë gjë për këtë këthim dhe prap s’kemi të drejtë.
Është një gjendje shpirti shumë e çuditëshme kjo, dhe krejt false. Kosova është e jona, pse është shqiptare. Kosovarët janë shqiptarë e çdo shqiptar është i Shqipërisë.
Këtu s’ka fjalë. Konferenca e 13-ës, Versaillës-i i ynë e kish ndarë Kosovën prej nesh me përdhuni.
Por tani që fati e deshi të bashkohemi përsëri s’mund të ndahemi më kurrë e për as-një arsye. Dhe me sa më duket mua, s’ka me arsnjë arsye që të ndahemi përsëri.
Punët janë ndruar shumë tani-më dhe mbëhia (detyrimi ) e një paqeje të drejtë ndihet prej të giithë botës.
Dhe paqe e drejtë, paqe e vazhduarshme, bile shkurtas paqe s’mund të ketë në Ballkan nëse Kosova do të jetë përsëri mollë grindjeje.
Neve na imponohet tani vetëm një gjë: Të jemi gati t’i japim botës mbarë provën e gjallë se ne nuk e lëshojmë më Kosovën veçse kur pasi të bëjmë të githa përpjekjet, të mos mundemi ta mbrojmë më, dhe se nesër do të kërkojmë se duhet të jemi gati për t’i provuar botës se Kosova është tani më një çështje etnike për né. Ethike do thotë këtu çështje nderi. S’mund t’i dorëzojnë me Kosovarët në kasapët e tyre, pse këtë radhë nuk do të mbetet këmbë prej tyreve, tani që për shkak të kësaj lufte janë t’egërsuar kaq shumë shpirtrat armike si subjekt manifestimesh oratorike.
Unë besoj se ky problem ethik i ynë do të mirret parasysh prej të gjithë botës, në ne do ta shtyjmë botën t’a marrë parasysh.
Me një fjalë më të hapëta nëse nuk jemi në gjendje që ta mbrojmë me armë – në rast nevoje – Kosovën.
Problemi i vetëm dhe themelor i çstit, problem që ka lidhje të drejt-për-drejt dhe jetësor me ekzistencën dhe me t’Arthmen tone është ky e vetëm ky. Të gjitha të tjerat janë krejt të pa-rëndësishme në krahasim me këtë. Duhet të përqëndrohemi në të, të mos mendojmë tjetër gjë. Kur fjala është për Qënien e për t’Ardhmen s’është e lejuar ne të merremi me kurgjë tjetër, që i përkasin politikës së përditshme, politikës s’intrigave, t’egoizmave dhe t’interesave të vetëve e të grupeve.
Bashkimi i plotë rreth Idealit të qënies dhe t’arthmes së Kombit s’na ka qënë kurrë aq i mbëhishëm sa sot, dhe s’na ka qënë kurrë e vetmja politikë që duhet ta ndjekim si ç’është sot.
Nëse nuk di të mundemi të përqëndrohemi rreth këtij ideali – dhe përqëndrim do të thotë gjallëri -, këjo do të ketë kuptimin se ne nuk Jemi në çastin më kritik të histories s’onë: ças I proves së epërme, vendimtare për jetën e Racës sonë. Kështu qënka fatik. T’a pranojmë me kraharor të hapët fatin duke hequr dorë nga çdo voçkëli nga çdo ankim t’a dashurojmë këtë fat dhe kështu t’i krijojmë Kombit një kismet që të jetë i denjë për të dhe si këmishë e prerë për shtatin e tij.
T’i jipesh fatit pa rezervë art që ushtërimi i tij Iyp gjithnjë kurajo të madhe, është për shumicën krejt të madhe të njerëzisë shumë më me
rëndësi se sa arti i zotërimit të jetës
sepse ngadhnjmi mbi fatin nuk ësht’ i mundëshëm veçse duke u-nisur nga pranimi i tij, gjë që i neveritet
më shumë se çdo send tjatër çdo shpirti të njolluar me mesqinëri; zotërimi që do t’ishte tjatër gjë se një organzim i përjashtëm, ai, paralyp
nje nisjativë fryme të cilën fort pak njerës e kanë ne shkallën e mbëhishme (duhur r.k.); për mê të shumët kjo çështje as nuk shtrohet, pra, në pratikë. Por arti i dhënies së vetëhes pa rezervë eshtë me rëdësi themelore edhe për arsyen se pratika e tij s’ësht e mundëshme pa lëvrimin e vëmndjes, dhe çdo lumturi në jetë varet me te vëtetë nga vëmendja e cila e neverit plogetine dhe lind përpjekjen.
Për bri idesë së përgatitjes për të mbrojtur Kosovën me armë, duhet njimendësuar me-një-herë edhe përgatitja për t’a mbrojtur çështjen
përpara ndërgjegjes së përbolëshme dhe Opinionit të përbotëshëm: duhet të formohet sa më parë një komitet kompetentësh energjikë për të mbledhur të giitha dokumentat e shkatërrimeve që i ka sjellë Kosovës shtrëngimi i tmershëm sllav, për t’i renduar këto dhe per t’i brë gati për botim në forma broshurash. Njikohësisht ky komitet duhet të përgatisë edhe të githa argumentat që provojnë se Kosova është pjesë e Shqipërisë dlhe se Shqipëri e Kosovë janë gjëra patjetër të pa-ndashme prej njëra-tjetrës. Këto argumente për qëllim të ndriçomit të Opinionit të përbashkët, do të pa-lëkundëshëm të të gjithë Shqiptarëve për realizimin e njësisë kombtare të tyre. Por ky vullnet duhet pohuar më parë brenda në Shqipëri, midis nesh. Mentarët t’anë s’kanë leje të heshtin më, së paku rreth këtij problemi jetësor dhe ethik të Kombit, pasi Kombi i tij është për seicilin ruga që shpjje te Perendia.
“Njëmenëdsia shqiptare” – Tiranë 1943
*Filozof, publicist, demokrat i madh.
Ai ka qenë redaktor dhe kryeredaktor i mjaft organeve të shtypit të lirë shqiptar si “Revista Pedagogjike”, “Reforma”, “Jeta”, “Arbëria”, “Miku i Popullit”, “Minerva”, “Bota e Re” etj. dhe autor i veprës së njohur “Njimendësia shqiptare” që e vendosi atë në elitën e zgjedhur të kombit. Korrespondent i Reuters dhe New York Times.
U pushkatua pa gjyq nga komunistët natën e 12 nëntorit 1944 në Tiranë.