Komunizëm? Për këtë po , e ka fajin Saliu !

Nga Mona Rusi

Lexova me vemendje shkrimin e z. Kastriot Dervishi “Disa tregues nga rrëzimi i ligjit të dytë të lustracionit” ku autori merrte persiper sqarimin e pamundesive per implementimin e ketij ligji qedo te ndikonte dukshem ne pastrimin e terrenit politiko-shoqeror nga mbetjet demsjellese te atyre njerezve te cekur si te kompromentuar dhe sherbyes te zellshem te diktatures.
Dhe sipas autorit, shkaku kryesor i rrezimit te ligjit na ishte implikimi i disa gjyqtareve te GJ Kushtetuese.
Mendoj ndryshe nga z. Dervishi.
Operacion i mirfillte per te shpertuar shoqerine shqiptare duhet te niste nga koncepti i Dekomunistizimit, duke ja ndaluar me ligj ish Komunisteve qe te rangur Sekretar organizate partie e lart.
Ligji duhet te ndalonte ish oficeret e sigurimit te shtetit e pastaj te vazhdonte me bashkepunetoret.
Kjo do kishte kosto per te gjithe palacot qe drejtojne PS, por edhe disa figura drejtuesish te djeshem ne PD, perfshire edhe S.Berishen, veprimet dhe idete e te cilit kane penguar realisht dekomunistizimin. I ashtuquajturi “ligj per lustracionin” (qofte i 1996 apo 2008) jane fiks ligje te pegera dhe te bera qellimisht qe te mos gjejne zbatim.
“Bashkefajtore dhe bashkevuajtes” eshte fashitja reale e luftes qe duhej bere ndaj cmendurise se ngritur ne sistem dhe te quajtur diktatura e komunizmit, i cili vertete u plagos ne fillimin e viteve 90, por qe fale “meshires” berishiane eshte rigjeneruar dhe konsoliduar aq frikshem sa po e mbyt demokracine foshnjore shqiptare dhe po ravijezon konturet e Neodiktatures mavi.
Me duart e lira nga “te djathtet” qe na paskeshin qelluar sallaksa, i cmenduri i Kristaqit, qe u majm me betonizimin e Tianes (dhe qe cuditerisht kurre nuk u vendos para drejtesise!) banditi qe e ka ngritur cmimin e 1 km rruge ne 20 million euro, kanabizuesi i Shqiperise qe po helmon me rryshfete perfaqesuesit pa personalitet te Europes, zaptuesi i Drejtesise dhe te tjera institucione te pavarura, tashme e ka te hapur rrugen per tu bere Diktator.
Dhe per kete, i cmenduri duhet te falenderoje ” eliten e te djathteve” qelluan sallaksa teksa “pa dashje” kishin shpartalluar Shoqaten e te Perndjekurve Politike-shtyllen reale te se Djathtes Shqiptare.
Keto prisja te shikoja te z. Dervishi, se kjo eshte e verteta e per gjendjen tejet te veshtire ku eshte gremisur ardhmeria e shoqerise shqiptar.
Ja po i them une dhe besoj se shoket “e djathte” qe mendojne e punojne si sallaksa, te me drejtkuptojne, te analizojne me kujdes gjithcka ka ndodhur keto te dekada nuk ka qene rastesi….