Komunistët kërkojnë të shkatërrojnë jetën dhe njerëzimin me abort!
Nga Ermal Ngjelina
Të vjen andej nga nuk e pret! Kujtove se shpëtove prej komunistëve, por thjesht ke gënjyer veten! Punove gjithe jetën dhe mendove se u sistemove, por ja që të del problemi përpara. Vetë i ke kërkuar vajzës tënde që të jetë e para në mësime, të bëhët avokate, mjeke, ekonomiste shkencëtare dhe gjithçka tjeter. Fëmija ka besim të verbër tek prindi. asnjëherë nuk dyshon se prindi është gabim. Por ja që prindrit bëjnë gabime dhe të rënda nganjeherë. Madje fjala e babait për vajzen është shumë e rëndësishme dhe nëse babi i kerkon asaj që të bëhet e zonja në profesion ajo do bëjë gjithçka që ta realizojë dëshirën e prindit. E ndërkohë fëmija rritet dhe në rastin e vajzave bëhet grua. A ka baballarë Shqipëri që ti thonë vajzës se kënaqësia dhe kulmi i karierës së saj janë fëmijët dhe familja? Po sigurisht që ka. Une jam i bindur se ka baballarë të tillë!
Këta baballarë që kërkojnë nga vajza që të ketë primare familjen janë më shumë të imunizuar nga të tjerët. Të tjerët janë të paimunizuar. Sepse në rrugë e sipër, vajzës i del përpara (ndërkohe që ka nisur ëndrën për të bërë karierë në ekonomi, mjeksi apo ligj) një faqe e sponsorizuar e socialistëve europiane. Dhe foto flet me shumë se një mijë fjale. Mesazhi i thjeshtë: po bëre fëmije karriera jote u thërmua dhe bashkë me karieren edhe misioni për të realizuar ëndrën e mamasë e të babait për të shkëlqyer në profesion. Dilema e madhe, të bëj fëmijë apo karierën. Nuk janë të paktë ato që patën fatin e keq të ndjekin të dytën. Nuk ka nevojë ta argumentoj pse. Ndiqni videon të përkthyer në shqip. Zonja në video i jep përgjigje argumentit se femra ka të drejtë të bëjë abort sepse është e drejtë e saj për të bërë çfarë të dojë me trupin e saj. Por si i lehtë dhe trushplarë që është personi që kërkon të debatojë e lidh abortin edhe me domosdoshmërinë e kontrollit të popullsisë bazuar në supozimin satanik se kjo botë ka më shumë njerëz sesa është e aftë të mbaje. Përgjigja e zonjës është brilante dhe sigurisht emocionale. Kini parasysh, informacioni për këtë temë dhe axhendën që fshihet pas sasj, është shumë herë më i madh dhe Zot na ruaj sa i tmerrshëm! Uroj që shqiptaret trushplarë nga komunizmi 1944-Present, gabimet e tyre të mos i përçojne tek brezi i ri i vajzave! Përndryshe, homologu i Arjan Çanit nga Uganda 30 vite më vonë, do të këtë në emisionin e vet të ftuar një Rula nga Shqipëria në kërkim të Franit nga Uganda! “Babai më ka lënë dyqane, shtëpi dhe pasuri” do thotë Rula shqiptare për audiencën e Ugandës! Pra puno me mend në kokë për veten tënde! Mos puno për Franin!