Kolumnisti i Washington Times në bordin e Federal Reserve
Presidenti Trump planifikon të emërojë Stephen Moore, një mbështetës dhe anëtar konservator i Heritage Foundation, në bordin drejtues të Rezervës Federale. Si gjithmonë planin e tij presidenti amerikan e bëri të ditur në Twitter ku cilësoi Moore si një “economist shumë të respektuar”
“E kam njohur Steve prej një kohe të gjatë dhe nuk kam asnjë dyshim se ai do jetë një zgjedhje e jashtëzakonshme”, shkruan Trump.
Rezerva Federale ëhstë banka qëndrore në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka për detyrë të garantojë stabilitetin e çmimeve dhe që nga viti 2011 ka marrë përsipër të garatojë dhe stabilitetin financiar për të shmangur goditjet e sistemit.
Trump është përplasur me këtë bankë për shkak të politikës së saj me normat bazë të interest. Ai ka qënë shprehur shumë përpara se të bëhej presidents e për të mirën e qytetarëve duhet që normat e interest të mbeten të ulëta, por u detyrua të sulmojë kreun Jerome Powell, duke thënë se rritja e normave të interest në vitin e kaluar ndikuan negativisht në normën e rritjes së GDP-së.
Moore, ka qënë këshilltar ekonomik i Trump në fushatën e 2016 dhe ka të njëjtin opinion me presidentin në lidhje me Jerome Powell.
Moore është krijuesi i Club for Growth — Klubi Për Rritjen e Ekonomisë, që është një grup presioni që mbështet kandidatët konservatorë. Ai u largua nga ky klub në vitin 2004 dhe ka qënë në bordin editorial të The Wall Street Journal. Ai është edhe columnist i Washington Times.
Në vitin e kaluar botoi si bashkëautor librin “Trumponomics”.