Kodra mbas Bregut !!!
Nga Nebil Çika
Ish-ministrja e Integrimit e PD, Majlinda Bregu, ka njoftuar sot se është zgjedhur në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Bregu ka falënderuar për një gjë ministrin e Jashtëm të qeverisë shqiptare të udhëhequr nga socialistët, Ditmir Bushati, që ishte titullari i institucionit që kishte propozuar emrin e Bregut, në këtë organizatë ndërkombëtare.
Ky është “lajmi i ditës” që ka zbehur madje edhe vizitën e kryeministrit belg ne Shqipëri dhe ka provokuar një debat ne rrjetet sociale. Opinioni publik është i ndarë politikisht në perceptimin ndaj detyrës se re te ish “demokrates” Majlinda Bregu e cila qe pas zgjedhjeve te 2013 ka dale hapur ne krah te qeverise se ish komunisteve te Edi Ramës.
Pyetja që lind vetvetiu sot është: A ka qene ndonjëherë znj. Bregu demokrate . e djathte e për me tepër antikomuniste ?!
Le ti marrim me radhe faktet !
Bregu edhi në PD madje ne krye të sajë pa asnjë kontribut politik ne vitin 2005,ju rezervua një zone elektorale e sigurt , bastion i PD-se, njësia bashkiake nr.11. Me vone ajo u emërua nga z. Berisha Ministre e Integrimit post qe e mbajti për 8 vjet gjatë qeverisjes se PD
,ndërkohe qe u zgjodh 3 here deputete fale kandidatit ne zone te sigurt apo ne vende te sigurta me listën elektorale te PD. Mund te thuhet me siguri qe ajo ishte një kanakare me shume se politike e Sali Berishës .Fjala popullore “erdhi me luge në brez” ka me shume kuptim se kurrë ne rastin e Majlinda Bregut .
Por jo vetëm kaq ! Gjate punës se saje si ministre znj. Bregu nuk mbahet mend për shume gjera ,por për një gjë do te mbahet mend gjate demokratet dhe te përndjekurve politike. Bashkëpunimi i saje dhe ndihma e saje për eksperten famëkeqe e Sigurimit te Shtetit Diana Çuli te cilës i dha 2 milionë euro fonde te BE te projekteve për integrimin e garave ne nevoje përfshi edhe ato te përndjekura politike te komunizmit.
Ditmir Bushati qe ajo e falënderon sot dhe e ka vlerësuar vazhdimisht qe pas 2013 ishte një nga drejtuesit e rëndësishëm te ministrisë se saje dhe u pushua me nga puna nga ministrja Trashani ,sipas saje me urdhër te Berishës për veprimtari ne kundërshtim te statusit te nëpunësit civil .Znj Bregu nuk e ka fshehur kurrë keqardhjen e saje për ketë veprim te Trashanit e Berishës dhe “dashurinë” e saje p♪7r Bushtin : “Ditmiri është një njeri që e njeh procesin sepse ka jetuar me të që kur ka qenë drejtor në Ministrinë e Integrimit. Fati i tij që e hoqën nga puna si drejtor dhe iu fut politikës. Është sot një Ministër i Jashtëm edhe më i mirë se para katër vitesh” -tha Bregu në një intervistë për emisionin “Oktapod ne vitin 2013 ”.
Qe nga viti 2013 Bregu u kthye nga “kanakare” e Berishës ne “kanakare” e Ramës. Ne vije te pare te luftës kundër PD-se dhe lidershipit te saje te ri Bashës nuk ka lëne kusur brenda dhe jahte vendin ne aktivitetin kundër ish partisë qe e beri ministre e deputet . Si adhuruese e Rames ajo bën te ndjehen keq edhe vete deputetet e PS-se . Rama e shfrytëzoi pozicion e saje politik si ministre e deputete e PD-se për te denigruar ne BE politikat e opozitës dhe Bashës. Kulmi i qëndrimin te saje ishte reagimi me ulërima ndaj Aldo Bumcit ,qe kishte si shkak qëndrimin të deputetëve të PD-se anëtare të Komisionit te Jashtëm Parlamentar ne Nëntor te vitit 2016 ne Bruksel. Ndërsa Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Evropian të mos çelë negociatat për Shqipërinë pa plotësuar 5 prioritetet, Bregu i është bashkuar qëndrimit te qeverise Rama.
Bregu është gjithashtu politikania shqiptare e mbështetur dhe financuar direkt nga George Sorros, financuesi e mbështetësi kryesori neo- komunizmit botëror dhe ne veçanti i te majtës neo-komuniste shqiptarë te Rames. Përveç qokave te tjera ajo ka përfituar financime te konsiderueshme nga Soros për projektin e Shkollës Verore te Politikes ,projektuar , kontrollor e drejtuar prej saje ne katër vitet e fundit ne Kuvend . Soros besohet te jete investuar ne lobimin ne BE për zgjedhjen e saje ne detyrën e re pasi ia është edhe “garancia” e lidhjeve dhe shërbimeve te saje për Edi Ramen dhe qeverinë e tij .
Ka me qindra fakte e prova te kalimit te Bregut ne krahun e Ramë gjë për te cilën ajo u shpërblye me postin ne fjale ne BE . Ajo thjesht u shpërblye për shërbimet publike por jo vetëm që i ka bërë Rames dhe qeverise se tij .
Media njoftoi se buxheti i agjencisë se BE qe do te drejtoje Bregu ne Kroaci është 2 milionë euro , fiks sa shuma qe Bregu i dha ekspertes se Sigurimit te Shtetit, Çuli, kur ishte ministre e PD-se. Pra i bie qe edhe si përfitim financiar Bregu te jete shpërblyer ne te njëjtën mase me ato qe ajo u dha sigurimsave kur ishte ne qeveri.
Nga e gjithë kjo histori ajo qe spikat nuk është Bregu por “korda e kuqe “ qe qëndron pas saje, Edi Rama George Soros ,Ditmir Bushti, Gramoz Ruçi dhe i gjithë sigurimi i shtetit i instaluar ne te gjitha qelizat e shtetit dhe qeverise shqiptarë .” Fshati qe duket nuk do kallauz “