Kodi i etikës, PD: Kush shkel kushtetutën të lerë mandatin e deputetit
Këshilli i Mandateve dhe Rregullores së Kuvendit ka debatur në lidhje me kodin e etikës në Kuvend. Partia Demokratike ka propozuar se kush deputet shkel kushtetutën duhet të lërë mandatin e deputetit.
Halimi: Ajo që shqetëson është konstatimi i OSBE që thotë se grupe kriminale kanë qenë suportues të deputeteve. Ata që kanë rekorde i kemi te ligji i dekriminalizimit, po me këta deputetë cfarë do të ndodhë, po me deptuetet që marrin fonde publike cfarë do të ndodhë? Pra ky është shqetësmi. Propozimi është që kur kryetari i kuvendit, kur deputetet shkelin kushtetutën të lënë mandatin, të pastrohet parlamenti.
Ruçi: Ke propozim konkret zoti Halimi
Halimi: Ky është propozimi, çfarë dallimi kemi ne nga kriminelet, ata shkelin kodin penal ne shkelim kushtetutën. Ça diskutojmë ne veshjen, krehjen? Kur deputetët shkelin kushtetutën… qëllimi i kodit të etikës është kush shkel kushtetutën të largohet nga parlamenti. Pastaj për veshjen ska problem.