Koalicioni “Salimetaj”, kurthi i e Berishës për patriotët dhe antikomunistët !

Nga Nebil Cika

Ndodhi pikërisht ajo që pritej, koalicioni Salimetaj një bashkim i paralajmëruar i Berishës me Metën në Partinë e Lirisë .
Shumë nga antikomunistët dhe të përndjekurit politike antikomunistë që deri tani për arsye nga më të ndryshmet kanë qëndruar pas Bershës ndodhen në pritë, kurthin e ngritur prej tij pasi po detyrohen të vetojnë për një parti apo koalicion me një komunist të deklaruar dhe të akuzuar publikisht si spiun i Sigurimit të Shtetit.
Ilir Meta njihet si një nostalgjik i komunizmit dhe këtë e ka treguar me veprimet dhe sjelljen e tij më shumë se politike . Ai ka idhuj të tij Mehmet Shehun dhe Salvador Alenden ndërkohë që sipas të gjitha gjasave ka qenë edhe spiun i Sigurimit të Shtetit arsye të mjaftueshme këto që çdo qytetar normal i këtij vendi veçanërisht antikomunistët dhe dhe të përndjekurit politik të njehen të provokuar të prerë në besë e të futur në pritë nga Sali Berisha.
Sot para tyre shtrohet pyetja , dilema që përcakton dinjitetin e tyre personal e familjar : A do të guxojnë ata të shkelin mbi gjakun dhe sakrificat e tyre dhe të parëve të tyre e të votojnë për të mbajtur në pushtet një komunist dhe spiun të Sigurimit të Shtetit për hallin personal e familjar të Berishës ?!
Por jo vetëm kaq !
Me këtë koalicion Berisha ka futur në pritë edhe patriotët nacionalistët duke u përpjekur ti detyrojë ata të votojnë në Himarë një kandidat antishqiptar të deklaruar qe bën fushatë me flamurin grek të Vorio – Epirit dhe të akuzuar për vrasjen e ushtarakëve shqiptar , të shpallur nga vetë Berisha , Dëshmorë të Atdheut ” .
A do të votojnë patriotët për një koalicion që synon ti dhurojë Himarën dhe Jugun e Shqipërisë, Greqisë ?
Po ballistët që u sakrifikuan se donin Shqipërinë etnike e demokratike çfarë do të bëjnë ?!
Me pak fjalë koalicioni “Salimetaj është një pritë një kurth i pabesë i Sali Berishës për antikomunistët dhe patriotët që përbëjnë edhe pjesën dërmuese të elektoratit të djathte .
Vetë Berisha, si sekretar i PPSH dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, pinjollë të xhelatëve komunistë nuk e kanë ka problem bashkimin me një komunist dhe spiun të Sigurimit, një parti të majtë pothuaj komuniste, siç është P.L por ata që nuk kanë punë me komunizmin komunistët dhe sigurimin e shtetit duhet ta kenë problem të madh këtë.
Në se nuk e kanë këtë problem dhe do të zgjedhin të mbështesin pesekutorët e tyre, tregojnë botërisht se e kanë merituar persekutimin komunist dhe nuk duhet të flasin më për të .
Besoj dhe shpresoj që shumica e tyre ta kenë kuptuar tashmë hilen e Berishës dhe të jenë ndërgjegjësuar që janë në një pritë të pabesë prej tij.
Nuk është se nuk kanë tjetër alternativë. Përkundrazi, për herë të parë kanë mundësinë të zgjedhin midis Sali Berishës, një sekretari të PPSH që i fton të votojnë për I.M një spiun të Sigurimit e një antishqiptar të deklaruar si Fredi Bejleri dhe PD që drejtohet nga një ish i përndjekur politik, antikomunist i spikatur, pinjoll i një familje me kontribute të mëdha patriotike , Enkelejd Alibeaj dhe shumë të ngjashëm të tij .
Sot nuk ka më as dyshime e as dilema. Zgjedhja është personale dhe menyja politke e elektorale shumë e qartë.
Kush gabon është ose i kapur ose idiot !
N.Ç