KLSH organizon “Muajin e Hapur për Qytetarët”

 

Kryetari i KLSH Dr. Bujar Leskaj, lançon zyrtarisht “Muajin e
Hapur” në Akademinë e Shkencave, ditën e hënë më datë 9
nëntor, në orën 12:00
Mbështetur në standardin ndërkombëtar të Institucioneve
Supreme të Auditimit, ISSAI 12, “Vlerat dhe dobitë e
Institucioneve Supreme të Auditimit- të bësh ndryshimin në
jetën e qytetarëve” dhe me qëllim njohjen më të plotë dhe të
drejtpërdrejtë të veprimtarisë së Institucionit nga qytetarët, si
edhe në kuadër të transparencës dhe njohjes së ndërsjellë të
reklame do …punës mes Departamenteve të auditimit në institucion,
Kontrolli i Lartë i Shtetit organizon Muajin e Hapur për
Qytetarët, në datat 7 Nëntor- 11 Dhjetor 2017. Duke vlerësuar
misionin e tij si agjent i publikut dhe i Kuvendit, për përdorimin
me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet të burimeve dhe
fondeve publike, KLSH synon forcimin e besimit të qytetarit
dhe publikut në tërësi, nëpërmjet njohjes më nga afër të
veprimtarisë se tij, auditimeve dhe rezultateve të auditimeve, si
dhe partneritetet qe ka krijuar brenda dhe jashtë vendit për te
përmirësuar qeverisjen publike, duke u përpjekur të luftojë
korrupsionin. Gjate këtij muaji, qytetaret që do të vizitojnë
mjediset e Kontrollit të Larte të Shtetit do të mund të njihen me
historikun dhe arritjet e institucionit ne 92 vitet e ekzistencës
se tij nëpërmjet mini-muzeut në korridorin qendror të KLSH, do
të takohen me punonjës, auditues dhe ekspertë të ndryshëm
të institucionit, për të marrë të gjithë informacionin që ata do të
dëshirojnë të kenë, përfshirë edhe auditimet në proces. Janë
të ftuar të gjithë gazetarët të marrin pjesë në të gjitha
aktivitetet e organizuara nga KLSH, duke filluar nga dita e
sotme, datë 7 nëntor 2017, ora 15:00- 16:00, në Sallën e
Akademisë së Shkencave. Detajet e programit të aktiviteteve
sipas ditëve, do të dërgohen në të gjitha mediat së shpejti.
Lançimi zyrtar i muajit të hapur do të bëhet ditën e enjte, datë
9 nëntor, në sallën e Akademisë së Shkencave, nga Kryetari
Bujar Leskaj, në orën 12:00.
Orari i vizitave për qytetarët gjate gjithë “Muajit të Hapur” në
KLSH do të jetë çdo ditë nga ora 08.00-16.00.