Klithma e martirit Kostandin Gjordeni dhe krismat e xhelatit e Spartak Braho

Nga Nebil Çika
Konstantin Gjordeni është i mbijetuar i burgut famëkeq të Qafë Barit. Në 35 vjetorin e revoltës së Qafë Barit ai i mbytur nga kujtimet, emocionet dhe dhimbja pa fund për vuajtjet e tij dhe të shokëve të tij në atë ferr mbi tokë të diktuarës komuniste nuk mundi të flasë dot. Lëshoi vetëm disa klithma që i dolën nga shpirti e me lot në sy mërmëriti emrat e shokëve të pushkatuar dhe kërkoi vetëm një gjë: “Drejtësi për martirët e ndëshkim për xhelatët komunistë”. Ky reagim i dalë nga shpirti i këtij martiri të gjalle të qëndrese antikomuniste ishte në fakt fjalimi më i bukur më origjinal e më domethënës, 35 vjet më vonë në vendin ku ata burra e djem trima sfiduan diktaturën më të egër të Evropës në kushte të pa imagjinueshme edhe për të nxjerre një fjale nga goja kundër komunisteve e jo më për një revolte. Klithma e Gjordenit është në fakt klithma e mijëra të burgosurve politikë të komunizmit, të vdekur e të gjallë që edhe sot vuajnë pasojat e sakrificave të tyre në kampe e burgje, një realitet tragjik që bëhet edhe më i rëndë përballë komshillëkut e revanish të xhelatëve të tyre jo vetëm të pa ndëshkuar por edhe në pushtet.
Dhe në karshillëk të plote me klithmën e Gjordenit vetëm një ditë më pas 35 vjetorit të revoltës së Qafe Barit, një prej xhelatëve më të përgjakur të diktaturës komuniste ish gjykatësi komunist Spartak Braho, deputet në Kuvend sfidoi nga foltorja e atij që duhet të ishte tempulli i demokracisë viktimat e tij dhe të shokëve të tij xhelatë komuniste Gjordenin dhe mijëra martirë antikomunistë, të gjallë e të vdekur. Duke mbrojtur hapur krimet e autorët e tyre e duke akuzuar ata që zbardhin e publikojnë këto krime. Një fjalim tipik i xhelatit komunist si atëherë kur “në emër të popullit“ lexonte vendimet e dënimeve me vdekje e burgime të rënda të “ armiqtë të partisë” Kostandin Gjordeni, Gjergji Hani e të tjerë të dënuar pa mëshirë prej tij ku shërbente si xhelat i diktaturës.
Ne Qafë Bari dy ditë më parë ishin dhjetëra të mbijetuar të këtij feri komunist, të lodhur e të sakatuar nga torturat e vajtja në diktaturë por më shumë të trishtuar e të pikëlluar nga indiferenca e zhgënjimi pas rënies de jure të saj ata janë prova më e qartë, më e drejtpërdrejtë e dështimit të kësaj pseudodemokracie shqiptare. Ata nuk kërkuan e nuk kërkojnë hakmarrje. Jo se nuk e bëjnë dot por se nuk duan ta bëjnë për shkak se ajo shkon kundër idealeve dhe kauzën që ata luftuan e u persekutuan. demokracisë e shtetit te se drejtës . Nuk besoj të mendoj dikush se ata qe guxuan e u ngritën kundër një shteti te tere ne burg te rrethuar me tela me gjemba e ushtarë të armatosur deri në dhëmbë nuk e bëjnë dot një gjë të tillë kundër ca individëve sot në kushte shumë më të favorshme, por kanë pritur më kot që drejtësia të veprojë të ndëshkojë ligjërisht krimin dhe kriminelet si në çdo vend normal perëndimor. Por kjo fatkeqësisht nuk ka ndodhur e nuk ka se si të ndodhë kur në krye të shtetit, ligjbërës, hetimit e gjykimit janë pikërisht xhelatët dhe pinjollët e tyre politikë e juridikë që kanë bllokuar e bllokojnë çdo tentativë të vënies në vend të drejtësisë. Pikërisht, ky realitet është arsyeja e trishtimit dhe klithmës së Gjordenit dhe bashkëvuajtësve e bashkëluftëtarëve të tij në burgun e Qafe Barit dhe të gjitha burgjet e kampet e komuniste. Krismat e plumbave kundër tyre nga xhelatit Spartak Braho dhe të tjerëve nga parlamenti, qeveria, partitë politike e gjithë struktura e shtetit shqiptar janë dëshmia më e madhe që persekutimi i tyre ende vazhdon.
Kjo klithmë, ky trishtim, ky zhgënjim në sytë e Kosta Gjordenit dhe te shumë te përndjekurve politikë te komunizmit me kujtojnë gjiithnje vargjet e poetit Bardhyl Londo:
Bilanc
Fitimtaret-
fitimtare.
Te mundurit-
te mundur ne përjetësi.
Ne qofte kështu
mos na ardhsh kurrë demokraci !