Kërcënimi që vjen nga arrestimi i Suela Mustës!

Nga Armand Maho

Suela Musta, është vajza e Agim Mustës që ka kaluar një jetë burgjeve e internimeve! E njoh prej gati 20 vjetëve, që kur punonte tek Top Albania Radio. Jeton me prindërit në një pallat të kohës së diktaturës, dhe ende ka shumë prej mobiljeve të asaj kohe. Nëna e saj e sëmure nga skleroza ndarë nga jeta pak kohë më parë të vetmen përkujdesje kishte Suelen! Agimi është në moshë të shtyrë dhe ska më energjinë e para disa viteve. Kur e takova herën e fundit më tha që dilte shumë rrallë nga shtëpia ( kolegët po më thonë që dhe ai paska zënë shtratin)! Pra ka një mijë e një halle. Tani po lexoj se i paska mësyrë renea në shtëpi për ta arrestuar se medemek paska ndërhyrë për të marrë një licencë për TV Kabllor nga fisi Capja në Elbasan. Në fakt une se di, por Suela ka qenë vetëm një anëtare e thjeshtë e AMA, besoj se nuk është ajo që vendos për licensat. Por megjithatë, unë mendoj se arrestimi i njerëzve si Suela Musta, do të thotë se ky pushtet ka kaluar çdo limit. Arrestimi i saj nuk është ai që thuhet por është një hakmarrje e pastër politike! Suela ka qënë pjesë e zyrës së shtypit të PD, ka punuar në zyrën e shtypit të kuvendit, por është po ajo Suelë që kam njohur këtu e 20 vjet më parë. Ky njeri që ka vënë cdo media, e cdo redaksi lajmesh nën këmbët e bandave, tashmë ka marrë vetë në dorë kërcënimin e gazetarëve që nuk janë pjesë e borderosë së tij. Ky arrestim pa shkak, vjen pas shkarkimit të gazetarëve nga puna për rastin e Ardit Gjoklajt, vetëm se nga buka e gojës ka kaluar të hekurat e burgut. Është një shembull që i thotë cdo gazetari që ka një zë në këtë vend, se nesër mund ta ketë radhën ai! Pra mos u habisni kur ato pranga të jenë nesër në duart e cdo kujt prej nesh. Shpejt, madje shumë shpejt, po arriti të bëjë zgjedhje më 30 qershor, sepse ne gazetarët kemi mbetur i vetmi kërcënim i madh për pushtetin e tij! Unë për vete nuk habitem më, sepse të gjithë jemi fajtorë, po po të gjithë , që me veprimet a mosveprimet tona lejuam këtë monstër të merrte pushtetin!