Kendoi këngë per dikatorin Enver Hoxha . PD i kerkon Ramës shkarkimin e kreut të bashkise Tepelenë
Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka kërkuar qe kryeministri Rama të shkarkoje kreun e bashkisë Tepelene Termet Peçi pasi ka kënduar kënge për diktatorin komunist Enver Hoxha .
Ne nje staus ne profilin e vet ne fb z. Bejko shqkruan : Edi Rama si kryeministër i vendit duhet ta shkarkojë kryebasjkiakun e Tepelenës Tërmet Peçin dhe të distancohet prej tij!
Një muaj më parë ishim në Tepelenë për të përkujtuar dhe nderuar viktimat e kampit famëkeq të shfarosjes ku humbën jetën edhe 300 fëmijë.
Në ceremoninë zyrtare të aktivitetit mori pjesë edhe Tërmeti në cilësinë e kryebashkiakut.
Po të isha organizator i aktivitetot nuk do ta kisha lejuar pjesëmarrjen e tij, pasi e njoh kush është.
Tani, Tërmet enveristi u deh nga mishi paratë dhe pushteti dhe na bën karshillëk duke i kënduar diktatorit Enver Hoxha.
Enver Hoxha, është diktatori komunist më gjakësor i Lindjes komuniste. Për 41 vjet me rradhë ai i izoloi shqiptarët nga pjesa tjetër e botës duke e rrethuar kufirrin me një mur të pakapërcyeshëm telash me gjemba, pushkatoi, burgosi dhe internoi 1 në 3 shqiptarë duke instaluar sistemin e luftës së klasave. Zhduku pronën private dhe instaloi sistemin e ekonomisë kolektive duke i bërë shqiptarët popullin më të varfër, më të uriturin dhe më të prapambeturin e Evropës.
Tani, 27 vjet pas rrëzimit të sistemit komunist, pinjolli i kriminelit Shefqet Peçi që iku nga kjo botë pa i hyrë gjemb në këmbë për vrasjet që bëri ndaj shqiptarëve që gjatë luftës e deri sa mbylli sytë, po i shijon të mirat e kapitalizmit si askush tjetër më parë në Tepelenë.
La rrugët që i kishte aq për zemër në ’97-ën dhe kokra e injorantit u bë kryebashkiak Edi Rama.
Duhet të kalojë sa më shpejt ligji i dekomunostizimit në Parlament, jo se me atë ligj do tju dalë Enveri dhe komunizmi nga zemra, por të paktën kjo farë e keqe nuk do ketë më mundësi të na bëjë karshillëk me diktatorin nga poltronet e pushtetit.
Kryeministri, nëse ka një të tillë të përgjegjshëm Shqipëria duhet ta shkarkojë menjëherë nga detyra e kryetarit të bashkisë Tepelenë Tërmet Peçin sepse në darkën e festës së 75 vjetorit të çlirimit të qytetit ka shkelur ligjin duke evokuar figurën e diktatorit në një festë zyrtare.
Por ne e dimë që Edi Rama nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse Tërmeti për të është pasqyra ku ai shikon futyrën e tij.
Dhe Tërmeti vet duhet ta dijë se një ditë nuk do ta ketë këtë mbrojtje dhe mirë është të ketë kujdes me ligjin. Herët a vonë do ballafaqohet me drejtësinë.
Tepelena dhe tepelenasit që kanë bërë aq shumë për lirinë e Shqipërisë nuk e meritojnë epitetin “enveristë”.
Ftoj qytetarët dhe intelektualët e përgjegjshëm të Tepelenës të reagojnë ndaj këtij akti. Ata duhet ti tregojnë vendin që meriton këtij aventurieri që po e njollos trevën e tyre.
Per kete skandal ka reaguar edhe deputeti Tritan Shehu kërkon shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, pasi në një video të publikuar shihet duke i kënduar diktatorit Enver Hoxha.
Postimi i plotë i Shehut:
I kerkoj Kryeministrit, si deputeti Qarkut, te shkarkoje menjehere Kryetarin e Bashkise se Tepelenes,Termet Peci.
Gjithashtu Prokuroria duhet te veproje ndaj tij per shkelje te ligjit.
I bej thirje opinionit publik, mediave, shoqatave te ish te perndjekurve politike te reagojne me force ndaj ketij skandali e turpi te vertete!
Termeti i “bemave te medha”, mbreme ne darken zyrtare te shtruar nga Bashkia e Tepelenes me rastin e 75 vjetorit te clirimit te saj, i thurr lavde e kendon per diktatorin Hoxha, gje qe me tej e publikon.
Nje sfide e vertete kjo ndaj ligjit, demokracise, nje ofendim ky per proceset tona demokratike, nje arrogance e pa kufi ndaj ish te persekutuarve, ndaj gjithe ketij populli, qe e pagoi shume shtrenjte ate diktature te eger.
Nje perbaltje kjo edhe e te gjithe atyre, qe rane apo luftuan fashizmin e nazizmin, per nje Shqiperi te lire, demokratike, te begate, pavaresisht nga menyra se si ata e perceptonoin kete ne vitet e asaj lufte epokale.
Ishte ai diktator e ajo diktature, qe tradhtoi e shkeli edhe mbi gjakun e sakrificat e tyre, qofte edhe te popullit atdhetar e liridashes te Tepelenes, qe njohu gjate saj vecse vuajtjet, persekutimet, varferine.
Cdo te ndodhte ne Gjermani apo Itali sikur nje Kryetar Bashkie t’i thurte lavde ne nje ceremoni zyrtare Hitlerit apo Musolinit!?
A mund te me pergjigjeni per kete ju Z.Kryeminister?,