Kemi det dhe jemi të varfër ?!

Nga Nebil Çika

Ky debati mbi Portin e Durrësit më kujton një histori të viteve 1950.
Atëherë Borshi, fshati im, u binjakëzua, në kuadër të “kampit socialist”, me Bashkinë e Pragës kryeqyteti i Çekosllovakisë.
Shkoi për herë të parë një delegacion nga Borshi në Pragë. Në bisedime u treguan pozicionin gjeografik, kushtet klimaterike, historinë etje të ilustruar edhe me foto .
Çekët u mrekulluan për ata që shikonin dhe dëgjonin veçanërisht nga fakti që fshati shtrihej në breg të detit në një nga plazhet me të bukura të Jonit. Se kishim det, lum ,fushë, kodër e mal si dhe dhjetëra burime ujore .
Se kishim ullinj, agrume, vreshta dhe fruta të tjera gjatë gjithë vitit në pemë.
Si gjithnjë në fund të takimit filluan edhe kërkesat ekonomike.
Ata vunë re që ne kishim mungesa të mëdha si energjia , infrastruktura mjete motorike etje .
U habitën shumë nga kjo varfëri dhe nuk por kuptonin dot arsyen edhe pse këta tanët mundoheshin ta shpjegonin sigurisht duke mos thënë arsyen e vërtetë që ishte komunizmi dhe keq menaxhimi i birimeve prej shtetit .
Keni det dhe jeni të varfër ?! – ishte habia e tyre e madhe që këta tanët nuk mundeshin tia shpjegonin dot ?
Më vonë ata erdhën dhe e panë vetë realitetin .
Së pari ndërtuan një central elektrik që funksionon edhe sot dhe përgatiten një projekt të madh turizmi duke kërkuar që atëherë që ekonomia e Borshit të orientohej nga ky sektor .
Bënë plane e projekte për fshat turistik, port etje por të gjitha këto dështuan pas prishjes së të komunistëve shqiptarë me BRSS dhe largimin nga kampi socialist i Shqipërisë.
Edhe më atë ekonomi të centralizuar komuniste, çekët e shikon detin si një mundësi pasurie e begatie.
Sot më duket se edhe sot Borshi dhe Shqipëria vuan të njëjtën gjë: Ka det edhe është e varfër ?!
Gjithçka prej keq menaxhimit të kësaj pasurie që i ka falë Zoti, këtij pozicioni gjeopolitik që nga burim begatie na është kthyer në burim fatkeqësie prej paaftësisë dhe makutërisë së drejtuesve tanë politikë .
Çfarë nuk bëjnë vendet e tjera për të dalë në det . Serbia ka 200 vjet që përgjak Ballkanin dhe e gjithë kjo ka një arsye kryesore: Do të dalë në det.
Ne na e ka dhuruar Zoti dhe nuk mund ta shfrytëzojmë e ta gëzojnë dot për shkak të idiotësisë tonë si popull e komb që nuk mund të gjejmë dot udhëheqësit e duhur !