KE rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë

Komisioni Europian rekomandon çeljen e negociatave për Shqipërinë. Lajmi u komunikua ne një konferencë per shyp ne Bruksel nga komisonierja e BE Frederika Mogerini

 

Mogherini: Sot komisioni rekomandon që këshilli të vendosë që të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe me ish- republikën jugosllave të Maqedonisë. Po kështu po punojmë për një opinion për kërkesën e Bosnje-Hercegovinën dhe gjithashtu me autoritetet kosovare po punojmë për një progres të mëtejshëm në bazë të marrëveshjes stabilizim-asocimit që kemi me ta. Natyrisht vazhdojmë dhe personalisht vazhdoj që të lehtësoj dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë dhe për arritjen e një marrëveshjeje ligjore.