“KATOVICA”,E LINDJES APO E PERËNDIMIT ?!

Nga Av, Xhafer Sadiku

Në një mbledhje të Sekretariatit të KQPPSH, disa ditë para kongresit të nëntorit 1986, të PPSH, Ramiz Alia i vuri në dijeni se ato ditë i kishte rënë në dorë një dokument tepër sekret i amerikanëve që, sipas tij, hidhte dritë të qartë “mbi këtë armik (M.SH) dhe spiunët e tij”. Ky dokument, – theksoi Alia, -tregon se sa e arsyetuar e sa e saktë ka qënë analiza e sh. Enver për komplotin e Mehmet Shehut, megjithëse shumë të dhëna i mungonin.
Përmbajtja e letrës, sipas Ramiz Alisë:
‟… tetor 1960. Tepër sekret. Në shtatorin e kaluar, u bë një mbledhje me një mik në Nju Jork, të cilin po e quajmë M-008, udhëheqës i qeverisë shqiptare. Me vetë atë u arritën disa përfundime: M-008 u zotua të marrë pushtetin. Propozon të veprojë kështu: të ftojë për drekë E.H dhe t’i hedhë në pijen e tij një helm me efekt të mëvonshëm që do t’i shkaktojë vdekjen. Agjenti ynë na lajmëron se kjo është e vetmja rrugë. Për më tepër është e domosdoshme të bëhet se Enver Hoxha po krijon një ndjenjë fanatizmi kolektiv.
Miku ynë e quan krejt të mundur, se është zgjedhur për të qënë vazhdues i Enver Hoxhës, dhe me kohë, do fillojë të zëvendësojë pasuesit, duke vënë në vend të tyre njerëzit e tij të besuar. Në qoftë se do të fitojë kjo tentativë, do të zbatohet program minimum si më poshtë:
• Do të vendosen marrëdhënie me të gjitha vendet kryesore të perëndimit; SHBA dhe Anglinë.
• Konflikti për arin shqiptar do të zgjidhet nga një Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës.
• Shqipëria do të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare të ekonomisë: FMN, si dhe të tjerave të krijuara me këtë qëllim.
• Do të bëhet paqe me fqinjët (Jugosllavi, Greqi) duke mënjanuar me të parën që të gjitha konfliktet që vijnë si pasojë e luftës ideologjike nga Enver Hoxha dhe grupi i tij, duke firmosur me të dytën një traktat paqeje, miqësie dhe bashkëpunimi, që do të hapë kufijtë e të dy vendeve.
• Qeveria do të jetë socialiste, nuk do të kthehet në regjimin e mëparshëm.
• Nuk do të njihen dëmshpërblimet e pronarëve të tokave, por Shqipëria do të braktisë politikën e izolimit ndërkombëtar.
• Qeveria e re do të thërrasë zgjedhjet brenda një afati prej 3-5 vjet, duke pranuar lindjen e të gjitha partive politike në shkallën më të re…”.
Këtë njoftim ua bëra të ditur, shokë, vetëm juve,.. Ai nuk sjell ndonjë gjë të re, veçse, siç e thashë, vërteton se sa drejt ka gjykuar Partia jonë dhe shoku Enver edhe pa i njohur këto prapaskena të armiqve. Për këtë arësye nuk ia vlen barra t’i jepet Partisë, po ky dokument do t’i bashkëngjitet dosjes me dokumentat e tjera të kësaj çështje”.
A mund ta besoni se këto radhë janë të një dokumenti të vitit 1960?!
A nuk është zbatuar ku plan me përpikmëri nga Ramiz Alia pas vitit 1990?!
A nuk po vazhdon edhe pas 25 vjetësh kështu?!
___________
Fjala e Ramiz Alise per dokumentin, ndodhet në AQSH, fondin 14/AP/OU, viti 1986, dosja 57, f. 378-381.