KASAPI

Nga Agim Xhafka

Po shihja tek lokali poshtë pallatit një dokumentar që fliste për keqtrajtimet e 38 klerikëve vrarë nga diktatura. Në tavolinën ngjitur bërtiste Gaqo:
-Eh,sa kemi tortuar ne si këta priftërinjtë! Qumështin e nënës u kemi nxjerrë. Deri në qiell shkonin ulurimat nga dhimbjet.
Nuk durova e shkova urgjent në komisariat:
-Dua të denoncoj Gaqo Zironin për tortura ndaj njerëzve.Ka qënë xhelat,e pranoi sot,kam dëshmitarë…
-Zironin?
-Po. Gaqon Zironin.
-Ik,or çun se po të fusim brenda në birucë.Të birin e Gaqos ne e kemi drejtor policie. Po na bën dërdër qy në mëngjes ti. Vrapo,zhduku!