Karate- Bekim Basha fiton dy medalje të Arta e Kroaci

Sportit shqiptar i shtohet edhe nje sukses tjeter i rendesishem  ndërkombëtar . Bekim Murat Basha, i datëlindjes 20.05.1999 nga Tirana ka fituar dy medalje të arta ne edicionin e 22 te Medimurje Open Karate 2018, qe u zhvillua ne qytetin e Cakovecit ne Kroaci.

 

 

Bekimi shkoi ne Kroaci me ekipin Omladinac i Malit Zi,nen drejtimin e trajnerit Zarko Rakovic. dhe konkuroi ne dy kategori, Kumite -75 kg ne kategorine U-21,si dhe per te ,riturit (Senior). Bekimi fillimisht u ndesh ne kategorine U-21, me kundershtarin kroat, fitoi 5-0.
Ndeshjen e dyte e fitoi me kundershtar boshnjak 4-1. Ndeshjen e trete me kundershtar hungarez 3-0. Ne finale mundi sllovenin Tit Primozic 4-2. Ndersa me te rriturit, (senioret), ndeshjen e pare e fitoi me kundershtar suedez 2-0. Ndeshjen e dyte, me kundershtar nga Zelanda e Re 3-1. Ndeshjen e trete me bullgarin 2-0.
Ne finale me austriakun Filip Vidovic me rezultat spektakolar 8-0. Dy medalje ari te fituara, fillim i mbare per aktivitetet e rendesishme qe e presin.