Kapllanaj, “kafshata”,më shumë se politike, që Berisha nuk e kaprëdin dot .

Nga Nebil Çika
Pse Berisha sulmon me shpifje e kaq urrejtje Agron Kapllanajn ?!
Ai nuk e duron e as e pranon dot sfidën, njeriun e lirë, nuk ka dashur dhe nuk ka pasur kurrë bashkëpunëtorë por punëtorë e ushtarë të tij Kryesisht njërëz të kapur të shnatazhueshëm ose me dosje sigurimi ose me dosje korrupsioni, servilë karrieristë “pa din e pa iman” .
Kapllanaj nuk është i tillë, është njeri me dinjitet e politikn me integritet moral, demokrat e i djathtë për shkak të bindjeve dhe origjinës së tij familjare por kjo bindje nuk e ka penguar atë te marrë vota përtej te djathtës që i përket politikisht, dhe të shërbejë si kryetar bashke i zyrtar shteti përtej të majtës dhe te djathtës .
Një i djathtë, një konservator ka ne vëmendje si politikan dhe zyrtar njeriun, hallet, nevojat dhe veçanërisht liritë e të drejtat e tij.
Këtë ka bërë Agron Kapllanaj si politikan e zyrtar prandaj ka fituar kudo që ka konkurruar,
Kapllanaj është kandidati për deputet me i votuar i qarkut të Fierit, mbi 9500 vota personale edhe pse Berisha këmbënguli e u imponua qe ai të ishte i shtati në listët e PD të këtij Qarku .
Pikërisht ky rezultat i Kapllanajt në zgjedhjet e fundit politike por edhe fitoret e qarta në zgjedhjet lokale në Mallakastër, janë arsyet e vërteta të sulmi të Berishës ndaj tij. Pas shpalljes “non grta” Kapllanaj ka mbajtur linjën zyrtare pro amerikane e perëndimore të PD .
Sulmeve të Berishës nuk iu është përgjigjur me të njëjtën gjuhe dhe ne thelb ai ka mbërritur të mbajë të bashkuar demokratët e Mallakastrës tek të cilët ka mbështetje të plotë.
Të gjithë edhe Berisha e dinë që Kapllanaj është fitues potencial i zgjedhjeve për Bashkinë e Mallakastër dhe kjo përbën për Bersishën sfidë e frikë , një humbje që ai nuk mund ta pranojë dot.
Prezantimi nesër i kandidaturës së Kapllanaj pritet të pasohet me sfida të tjera të kandidateve fitues potencial të PD në të gjithë vendin, figura të spikatura, që pritet të bëjnë diferencë politike e morale me kandidatët e Foltores së Berishës dhe ky nuk është gati ta pranojë këtë precedent asgjësues për të . Kapllanaj ka fituar në një zonë të konsideruar si ”bastion të majtë” gjë që e kufizon Berishën në mundësinë për ta penguar fitoren e Kapllanajt me militantët e tij, që në Mallakastër janë pothuaj inekzistent , pikërisht për shkak të Kapllanajt dhe raportit të tij me strukturat, bazën e PD dhe elektoratin atje !
Të gjitha këto e bëjnë z. Kapllanaj si politikan dhe si njeri një kafshatë që z. Berisha nuk e kapërdin dot as politikisht, as moralisht e as personalisht .
Në thelb të këtij cinizmi e kësaj urrejtje, më shumë se politike të Berishës, qëndron vendimi politik e moral i Kapllanajt që ka zgjedhur ti pëlqejë e shërbejë demokratëve e popullit të Mallakastrës dhe jo Sali Berishës e interesave të tij personale e familjare .