KANABISI DËSHTOI NË TREGJET EVROPIANE! PO TANI
NGA ARMAND MAHO
Kultivimi dhe perpunimi i kanabisit nuk dha rezultatet qe prisnin trafikantet shqiptare. Çmimi ra ndjeshem, nderkohe qe tregu perendimor nuk ishte dhe aq i interesuar per mallin me cilesi te dobet qe vinte nga Shqiperia. Stoqet me hashash nuk kane pushtuar vetem tunelet e Shqiperise, por dhe ne vende si Italia, apo Gjermanja tregu eshte j tejmbushur. Mbjellja nga persona pa asnje njohuri ne kete fushe, me kot rrekej te konkuronte hashashin maroken! Fara 45 diteshe Vietnameze nuk arriti te adaptohet me terrenin shqiptar. Por ka dhe dicka tjeter. Në rast se konsumatori mesohet me nje lloj malli atehere je i detyruar ti shesesh vetem ate, nje gje e pamundur per trafikantet shqiptare qe nje here e merrnin kanabisin ne Sarande, te nesermen ne Shkoder e Mirdite e me pas ne Tepelene apo Permet e Korçe.
Vrasjet qe po ndodhin ne Ameriken e Latine nuk jane te rastesishme. Trafikantet Shqiptare kane kthyer koken nga Kokaina dhe jo me kot. Trafikantet Kolumbiane dhe jo vetem synimin e tyre kryesor kane tregun evropian! Vetem ne vendet e BE jetojne rreth 740 milione njerez nje popullsi me shume se dyfishi i Amerikes. Sgandarti i jetes eshte i larte, dhe depresioni jo paket. Një terren perfekt per shitjen e mallit. Problemi i koheve te fundit, per kartelet kolumbiane jane berr portat hyrese per ne vendet e BE. Droga ne ameriken latine mbillet dhe prodhihet kryesisht ne tre shtete: Kolumbi, Peru e ne Bolivine veriore.
Madje ne kete fundit, pra ne Bolivi gjethja e kokaines mund te shitet lirshem ne tregjet e La Paz. Ka nje ligj qe ndalon perpunimin e saj ne kokaine po kjo ska ndaluar feemeret e atjeshem te shnderrojne pyjet ne laboratore primitive qe prodhojne me qindra kilograme. Aq i perhapur eshte ky fenomen atje sa nje dite ne vit popullsia Boliviane organizon feste ne nder e dites se kokaine, ku dhe vete presidenti shfaqet i zbukuruar me gjethe kokaine ne qafe. Në kete vend gjethja e kokaine eshte tradicionale. Ajo perdoret per caj, gatime, ne mjekesi.
Në Peru, Kolumbi, e Bolivi nje grame kokaine e perpunuar shitet me pakice rreth 3.5 dollare grami, ndersa me shumice u merret fermereve me vetem 500 dollare kilogrami. Kartelet kolumbiane jane ata qe kontrollojne kryesisht tregun, dhe ne shumice kane hequr dore mga ngritja e laboratoreve te tyre duke ia lene lete ne dore femereve te cilet duhet te ropaten per nje cmim qesharak te shitjes. Kjo strategji shmang shume andrralla per ta!
Per te ardhur ne Evrope, droga Peruane dhe Kolumbiane shfryezojne kryesisht portet e Equadorit. E para, Bolivia sepse nuk ka dalje ne det ndersa Kolumbia dhe Peruja sepse portet e saj jane nen mbikqyrje te rrepte krysisht te sherbimeve antidroge amerikane. Ekuadori ndodhet ne mes te te dyja dhe me dalje ne paqesor! Nëpermjet kanalit te panamase droga vjen e fshehur mes thaseve te kafese, sheqerit, bananeve dhe me pas mberrin ne portet e brazilit dhe argjentines.
Qe andej, sipas raporteve te Europol zbarkon kryesisht ne portet e Nigerise dhe Bregut te Fildishte. Qe andej shkon drejt marokut, dhe me pas zbarkon ne Spanje ne portin e Malagas, ne Belgjike ne portin e anverses apo ne portin e Catania Sicili dhe nga keto tre pika shperndahen ne te gjithe evropen. Per vendet e lindjes se mesme perdoren me shume rruget nga afrika e jugut dhe me pas neper ngushticen e gjibraltarit… cmimi qe nje kilogram kokaine shitet me shumice ne evrope eshte rreth 4 here me i larte se ai me te cilin e blejne trafikantet meksikane. Rreth 30 mije euro ose 34 mije dollare, fitimin imagjinojeni vete duke llogaritur qe femereve atje u merret vetem me 500 dollare kilogrami!
Por lufta qe kane nderrmare shtetet e BE-se ndaj ketij fenomeni kane shkaktuar humbje jo te pakta. Deri ne 2008 nga amerika latine hynin ne evrope sipas interpol diku tek 84 ton kokaine. Por nga viti 2014 kjo sasi eshte reduktuar ndjeshem ne 26 tone. Kanali i suezit, portet dhe aeroportet kane katerfishuar kontrollet kjo edhe per shkak te rreziqeve terroriste. Në det te hapur sherbimet e kane thuajse ge pamundur te operojne.
Kjo jo vetem per shkak te konventave nderkombetare ( ne rast se informacini rezulton fals atehere u duhet te paguajne qimet e kokes) por edhe per faktin se te kerkosh mes konteinerve apo hambareve qindra tonesh ne mes te detit eshte si te kerkosh gjilperen ne kashte. Prandaj kartelet jane perhere ne kerkim te portave hyrese dhe vendeve te magazinimit nga te cilat ruajne momentin per ta shperndare me pas ne gjithe evropen. Per kete qellim shigjetojne vende me demokraci dhe shtet ligjor te dobet!
II
Trafiku nderkombetar i droges prodhon diku tek 48 miliarde dollare ne vit, dhe shitjet kryesisht ndodhin ne Evrope ne rreth 70 perqind. Mafia shqiptare qe renditet nder 10 me te rrezikshmet te globit ska si e le me kaq, pa pasur hisen e saj ne kete histori. Heroina sben shume pune, jo se ska fitime por eshte ne dore e mafias Ruse dhe asaj Turke e cila sipas raporteve te Europol fut nga afganistani rreth 480 tone ne vit.
Shqiperise nuk ja kane shume nevojen per arsye se perdorin portat dalese Serbine, Kroacine apo Rumanine per te hyre me Evrope, ndersa per ne Rusi eshte kufiri turk dhe republikat e ish BS. Atehere kush mbetet! Në vitet 2014- 2015 do ishin perpjekjet e para serioze. Në 5 qershor te vitit 2014 do kapej nje anije me 250 kilograme kokaine ne mes te konteniereve me banane te porositura ne Kolumbi. Vlera e saj ne treg arrinte ne 12.5 milione euro.
Në janar te vitit 2015 vetem 6 muaj me vone ne Xibrake te Elbasanit do zbulohej nje prej laboratoreve me te medhenj te kokaines, pas hetimeve te bera nga sherbimet sekrete gjermane. Gjithsesi mendohet se serish aksioni u dekonspirua megjithe madat e rrepta. Kjo sepse dy kreret kryesore nje shqiptar dhe nje kolumbian arriten te largohen, madje te patrazuar arriten ne mberrijne andej nga kishin ardhur, ne kube dhe kolumbi. Me interesant eshte fakti se mes punetoreve te arrestuar jane dhe dy kolumbiane, te cilet benin punen e kimistit.
Kimistet sipas raporteve merren vetem ne rastet kur duhet te perpunohej sasi te medha droge,mbi 1 ton, pasi jane tejet te kushtueshem. Nga ana tjeter arratisja e dy krereve te grupit keputi perfundimisht lidhjet me “ peshqit e medhenj” qe mendohet se shkonin deri ne instancat e larta te qeverise. E gjithe ajo sasi droge smund te hynte pa bekimin e shtetit!
Viti 2017 ka qene me se shumti viti i transportit, dhe luftes per tregje e kanabisit. Por duhet theksuar se shume prej tyre kane deshtuar ne gjetjen e tyre. Kultivuesit me se shumti jane paguar me klering, pra u jane dhene makina apo apartamente kur behej fjale per sasi te medha ne mungese te parave cash. Në rastet kur eshte marre pa para ne dore dhe ato nuk jane kthye, ka ndodhur dhe ajo qe ishte paralajmeruar.
Lufta per prishjen e pazareve. Kultivuesit tashme kane preferuar mos japin me mall pa para ne dore per arsye se i druhen nje konflikti te mepasshem. Nga kjo histori me te fituar duket de kane dale funskionaret e policise te cilet hisen e tyre e merrnin qe ne mbjellje. Shume nga ata qe jane marre me kete pune jane zhytyr ne kredi dhe skane mundur te marrin as gjysmen e investimit. Kjo ishte dhe arsyeja qe ne vitin 2017 munguan hapesirat e mbjella me kanabis, pasi stogjet nga viti kaluar jane te medha.
Nga qerthulli i trafikut duket se kjo qeveri nuk mund te dale dot. Ajo smund te beje asgje per sa kohe eshte borxhlie ndaj atyre qe i perkrahu vete per te kanabizuar vendin, dhe ata e ndihmuan per e marre dy here pushtetin. Per te zevendesuar humbjet apo shtuar fitimet trafikantet doemos do gjejne rruge te tjera! Shqiperia eshte nje vend ku ligjin se ben drejtesia por krimi, i cili pa asnje problem mund te ngjitet deri ne instancat me te larta te shtetit. Në asnje vend te botes se qytetaruar smund te ndodhe qe qeveria me institim te dale ne mbrojtje te trafikante duke mohuar ne cdo moment ekzistencen e droges.
Kanabisi duket se e mbaroi ciklin e tij. Vrasjet e shqiptareve ne Ekuador dhe kili jane nje mesazh i qarte se nje ere e re po fryn per trafikantet, ajo e drogerave te forta. Ata kane para, dhe ne rast se kane para kane pushtet, mund te kontrollojne portet dhe aeroportet e ketij vendi. Atehere kush mund ti pengoje. Rama natyrisht qe nuk mundet dhe po te doje!
PS: Në Bolivi çdo dite tregtohen ne tregje te lira qindra ton gjethe cocaine te paperpunuar!