KAMPI I TË INTERNUARVE NË BERAT MË I TMERRSHËM SE KAMPI I TEPELENËS.
Nga Sejdi Peka
Nepër gjurmët e krimit komunist në Shqipëri.
Sigurisht se kampi i të internuarve në Tepelenë,mundet që të konsiderohet si kampi i çfarosjes se njerzve të moshuar,grave dhe sidomos të fëmijve,në kushtet çnjerzore.Me shumë të drejtë ky kamp ka tërhequr vëmendjën e opinionit këtu në Shqipëri dhe ndërkombëtar.Këto ditë po organizohet në Tepelenë një aktivitet i gjithanshëm,ku studjues shqiptarë dhe të huaj do të mbajën kumtesa lidhur me qëllimin kriminal të regjimit komunist duke ushtruar një genocid ndaj një pjese të popullsisë për t’a çfarosur.Genocidi është vrasje massive e qëllimshme e civilve në baza etnike,religjioze,apo politike.Në rastin konkret,në kampet e të internuarve në Berat,Tepelenë e gjetkë,genocide u ushtrua me qëllim çfarosjën e njerzve për motive politike.Por nga shkalla e trajtimi çnjerzor të të internuarve,kampi i Beratit është akoma më i tmerrshëm se kampi i Tepelenës.Ndërkohë në Tepelenë komunistët u jepnin atë supë me ujë të vakët në 3 vakte me 400 gram bukë,në kampin e Beratit të jëpnin në raste 400 gram bukë misri e gjitha e mykur,asgjë tjetër.Dhjetra njerëz të moshuar sidomos fëmijë kan vdekur nga uria dhe sëmundje si tifoja,dizanteria etj.Kampi i të internuarve në Berat u krijua menjëher pas vëndosjës së regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1945.Aty u grumbulluan familjet që konsideroheshin si armike të “pushtetit popullor” nga veriu i Shqipërisë,trimat e këtyre familjeve po kundërshtonin vendosjën e diktaturës komuniste dhe kishin krijuar rezistencë të armatosur maleve të Shqipërisë.Regjimi komunist në shenj hakmarrje kishte internuar familjet e këtyre nacionalistëve në kampe me qëllim për t’i çfarosur nepërmjer urisë dhe kushteve të tjera çnjerzore.Unë kam qenë 4 vjec kur familja jonë u internua nga Kruma e Hasit për në Berat në vitin 1945 dhe mbaj mend dhe nga ato që më ka treguar Nëna ime e mjerë, trajtimin e tmerrshëm në kampin e Beratit.Familja jonë ka qenë një familje e madhe.Mundet të them se konsiderohej si familje e mesme për nga pasuria që jetonte në sajë të tokës shumë pjellore,me blektori dhe kishte një punishte të vogël që prodhonte shajak.Familja jonë ka qenë e shquar për traditën patriotike të nacionalizmit dhe të luftës për bashkimin kombëtarë.Burrat e kësaj shtëpie të madhe,kan marrë pjesë dhe kan luftuar sa herë kushtrimi i Atdheut i ka thërritur të derdhin gjakun sidomos kundër agresorit sllav.Për kët flasin edhe dekumentet arkivorë të kohës.Gjyshi im Hazir Peka ka qenë mik i ngushtë i Isa Boletinit,Bajram Currit,Azem Galcës.Mehmet Kojuhit.Ka qenë streha e kosovarve të përndjekur dhe të saktosur nga agresori sllav dhe çetave të këtyre Herojve të popullit që luftonin për lirinë dhe pavarsinë e Shqipërisë.Gjatë luftës së DB,në kohën kur Kosova ishte bashkuar Shqipërisë,shumë të rinj shqiptarë shkuan në Kosovë të entuziazmuar për “Shqipërinë etnike”.Babaj im Iljaz Peka ka qenë Kryetar i Komunës në Lipjan Të Kosovës,Sekretar i Prefekturës në Rahovec dhe duke qenë mik i Xhafer Devës që ishin nga origjina e trevës së Hasit,ka qenë shumë aktiv në “Lidhjën e Dytë të Prizrenit”.Për këtë arsye shtabi i Brigadave partiazane këtu në Shqipëri dhe në Kosovë e kishin dënuar me vdekje në mungesë.Kjo ishte arsyeja që Babaj im doli maleve me Çetën nacionaliste të Uk Sadik Xherxhevikut dhe më vonë të Muharrem Bajraktarit duke bërë rezistencë të armatosur kundër vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri dhe në Kosovë deri më 26 Gusht të vitit 1946,kur një grup nacionalistësh që kishin mbetur gjallë,u nisën për në Greqi nga ana e Maqedonisë.Eshtë prë t’u theksuar fakti se në momentin e nisjës nga “Lera e sorrave”në Gjallicën e Lumës,Muharrem Bajraktari e hodhi idenë për të shkuar në Greqi për faktin si u shpreh Ai “shpresa se aleatët Anglo-Amerikan të zbarkojnë dhe ne të jemi të gatshëm për rrëzimin e regjimit komunist tani për tani është shuar.Shumë nga njerzit tanë janë vrarë nga forcat e ushtrisë dhe policisë komuniste.Ne u bëmë barrë e rëndë për njerzit e këtyre anëve tona që na kan ushqyer dhe strehuar duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjve,që janë burgosur dhe pushkatuar.Unë mendoj të shkojmë nga Maqedonia në Greqi,anipse terreni është i pa njohur për ne.Më mirë të vritemi ballë për ballë me komunistët serbo-maqedonas se të vrasim njerzit tanë nepër Shqipëri që jan rekrutuar në ushtrinë dhe policinë shqiptare”.Pa dalë nga konteksti i këtij shkrimi,nga 56 Burra që u nisën nga Gjallica e Lumës,kan mbërritur gjallë në Greqi vetëm 25 prej tyre edhe këta shumica e tyre me plagë të rënda në trup.Vetëm një strateg ushtarak shumë i zoti si Muharremi,mundet që t’u bënte ballë reparteve të organizuara serbo-maqedonase të armatosur me artileri dhe tanke.Duhët thënë e verteta se në këto luftime,Çeta e Muharrem Bajraktarit ka marrë hak dhjetra fish për të gjithë shokët e vrarë nga komunistët në të dy anët kufirit.Por le të flasim për kampin e Beratit.Pasi na dogjën shtëpijat dhe grabitën mallin e gjënë batalioni i dytë i Brigadës pestë të Shefqet Peçit,me komandant Saliko Sulën,familja e jonë e mbetur vetëm me rrobet e trupit,nuk dihet si kaloj dimrin pa strehë dhe ushqime.Në pranverën e vitit 1945,na internuan.Atëher nuk kishte rrugë automobilistike që lidheshin me Kukësin.Rruga u bë në këmbë të shoqëruar me polic.Kishte fëmijë dhe pleq të lodhur.Në Kukës më kan mbajtur në burg së bashku me Nënën timë duke e torturuar që të tregonte “ku e kishte burrin”.Nuk mundet të bëhët fjalë që të gjëndet një trimëreshë e tillë,që të pështynte në surrat kriminelët se “ajo i kishte dhënë besën Iljaz Pekës dhe burrat në luftë vriten”.Në Kukës u grumbulluan familjet nga Hasi,Luma,Malsia e Gjakovës.Mbaj mend se nga Hasi ishin familjet nga Letaj,Golaj etj.Nga Tropoja,familjet e Hoxhajve të Pacit,të Mulosmanve,Hoxhajt e Gashit,të Luzhës,Nezajve.Nga Luma mbaj mend familjën e Muharrem Bajraktarit,të shoqën e tijë Hanifen që më dashti si djalin e sajë Gencin.Pa buk dhe pa ujë,me disa kamion të shkatërruar,na kishin hedhur si kafshët,nuk kishim emra vetëm numura.Duke udhëtuar disa ditë më në fund shkuam në Durrës,kishim etje të tmerrshme.Na vendosën në disa kazerma të ushtrisë italiane në breg të detit.Ne fëmijët vrapuam të pinin ujë,ishte i kripur dhe qanim.Disa gra të veshura me të zeza u grumbulluan para gazermave dhe bërtisnin “hidhini në det,hidhni në det”.Na thanë se ishin nëna të dëshmorve.Në një mesditë mbërritëm poshtë bedenave të Kalasë së Beratit aty kemi qëndruar në verën e nxehtë dhe acarin e ftoftë të dimrit.Bukë, na jepnin 400 gram për njeri,por edhe kjo me raste,një bukë misri gjithnjë e mykur,kjo mungonte edhe me ditë të tëra.Ushqimi ishte hithrat rëzë kanaleve dhe mureve të mbledhura dhe pastaj të ziera me pak kripë.Tifoja dhe dizanteria bëntë kërdinë sidomos në fëmijët e vegjël dhe të moshuarit.Për një kohë familjën tonë e liruan,por e mbajtën Nënën time, mua dhe motrën e vogël,të dy të mitur.Xhaxhaj im nuk pranoj të shkonte në fshat dhe qëndroj aty në Berat që të na ndihmonte të mos vdisnim urie.Ai punonte duke hapur puse,duke bërë punë të rënda për të siguruar një kafshatë buk për ne.Nënën time e dërgonin të punonte së bashku me gratë e tjera të internuara në Kuçovë duke bërë punë të rënda,duke transportuar gurë,mbledhur ullinj,duke luftuar karkalecat etj.Nga uria me tregonte Nëna hanim ullinj të pa bërë që na shkaktonin dhimje të tmerrshme.Ne qanim vazhdimisht nga uria.Thirrjet “bukë nënë”ishin leitmotivi i asaj dhimbje të tmerrshme që përzihej me lotët dhe vajin e nënave tona.Mbaj mend se më vonë na zbritën e Murat Çelebi,një lagje vjetër e Beratit,në disa ndërtesa të shkatërruara.Ne na caktuan në një dhomë të shkatërruar me familjën e Muharrem Bajraktarit.E shoqja Hanifja,ishte një grua burrëreshë që i jepte zemër Nënës time,”mos qaj se kështu duan të na shohin këta katilat”.Më kujtohet kur Hanifja mori lajmin e kobshëm se djali i sajë ishte vrarë në përpjekje me komunistët në Majën e Zezë të Gajllicës së Lumës.Ishtë vrarë edhe miku i shtëpisë së tyre një trim që rrallë i lindin Lumës,Sef Xheladini.Mbaj mend që nuk nxirte asnjë pikë loti Hanifja dhe thoshte “e mjera un për ty o Sef Xheladini”.Ditë e natë na ruanin polic.Na numuronin si baktitë me numur.Shumë herë edhe pasi bënin apelin,na mbanin deri në mesnatë përjashta në këmbë.Vaji e gjëmë kishte për çdo ditë .Njerzit vdisnin dhe vdisnin pa pushim.Më kujtohet se prefekt i Kukësit ishte Rifat Spahia,një mik i Gjyshit tim,i cili ndërhyri që të liroheshim aty në vitin 1949.Do të ishte më mirë të na dërgonin në Lushnjë apo Fier,të paktën në mes të bashkvuajtsve tanë.Na dërguan në Krumë ku familja jonë ishte deri në vitin 1990 në gjëndje internimi dhe ca më keq akoma.Na morën tokat,nuk na pranonin në Koop.Bujqësore,ishim Kulak dhe gjithnjë të uritur se nuk na jepnin racion si njerzve të tjerë.Më kujtohet se Gjyshi më tha t’i dilja përpara Kryetarit të të Komitetit Ekzekutiv Selim Shehut.Isha fëmijë dhe i thash se tokat na i morët të paktën na jepni racionin e misrit.E pyeti Sekretarin e Partisë se “kush është ky”.-Është i biri i armikut të popullit-dhe m’u përgjigj se po të japim edhe bukë çfar armiku je ti.Lufta e klasave do të vazhdojë kundër teje edhe kundër djalit tënd,të shofim çfar do të bëjmë më brezin e tretë-Çfar ideotizmi,unë isha akoma fëmijë dhe fëmijët e mi ishin dënuar akoma pa lindur.Histori të dhimbshme dhe të ngjashme me të mijra dhe mijra shqiptarve që vuajtën terrorin komunist,genocidin komunist.Janë plagë që dhembin dhe ende nuk janë shëruar.