Kadare, arsyeja pse e shkrova librin tim “Krahë të këputur”
Nga Alma N. Lico
Me rastin e datëlindjes se shkrimtarit I. Kadare, kam ndjekur sot dhjetëra qëndrime pro dhe kundra veprës se tij. Pa dashur te përsëris opinionet qe e konsiderojnë ate shkrimtar te përkëdhelur te oborrit te komunizmit, te cilat i bashkendaj, do ndalesha ne një ndikim te veçante te tij tek une.
Dhjete vite me pare me ra ne dore romani i tij, titulluar “ E penguara”, ku ai ishte “përpjekur” te sillte jetën dhe privacionet e nje vajze te internuar. Duke qene se e kam jetuar internimin, si femije, si vajze dhe me pas si grua, u mundova qofte edhe ne nje episod te vetëm te gjeja veten time apo ate te bashkëvuajtëseve te tjera, qe jetuam te njëjtin kalvar. E pa mundur. Aq e papranueshme, aq karikature me erdhi figura e asaj vajze, sa u ndjeva thellësisht e fyer per ate shtrembërim, deformim deri ne perversion te protagonistes. Instiktivisht me pushtoi një kontestim qe me motivoi te ulesha te shkruaja historinë ne vete te pare te vajzes se internuar. Dhe kështu lindi memuari im (dy volume) titulluar “Krahe te këputur”, botimi i te cilit u mundësua nga Instituti i Studimit te krimeve te Komunizmit. “Mirenjohje” per nxitësin.