Juve, Ermal Meta, Salvini në kontekstin “post-modern”!
i madh, je profesionit
5:42.MD
Nga Qamil Gjyrezi
Fitorja e Juves me Totenhamin, nuk e kuptoj se përse më kujtoi Ermal Metën fituesin e Sanremos 2018, që është një artist tipik post-modern italo-shqiptarë. Gjithashtu deklaratat politike post-moderne të politikanëve italianë, të Salvinit për zgjedhjet e fundit në Itali, koalicionet në vendin fqinjë, politikanëve europianë dhe amerikanë për zhillimet politike dhe ekonomike të fundit në botë, më nxitën të shkruaj dicka për këto ngjarje!
Bota globale aktuale përballohet me fenomene shumë intersante në të gjitha planet! E shkruaj shpesh se jemi në botën post-moderne! Domethanë që kemi të bëjmë me elementë mendorë, shoqërorë, politik, ekonomik, kulturorë post-modern! Edhe futbolli dhe muzika “globale” nga forma dhe përmbajtja janë post-modernë! Pse jo politika, ekonomia, shoqëria etj.etj. Prandaj kërkon edhe një kuptim post-modern për ngjarjet dhe fenomene të caktuara dhe median! Një lexues i zakonshëm i gazetës me profesion p.sh. “berber”, përdor logjikën moderne ose para-moderne, kur pyet me sinqeritet: “Po nëse Putin përdorë armët bërthamore a shpëton ai vetë”!? Pra mendon se me të vërtetë Putin edhe mund t’i “përdori” armët bërthamore dhe e ka “hallin” se a do të shpëtojë Putin?! Logjikë dhe pyetje interesante! Berberi “tallet” pak me problemet e vehta kuptimore dhe me neve! Cfarë i duhet një berberi, jo për ta nënvleftësuar intelektin e tij, cfarë deklaron një udhëheqës politik i një vendi tjetër të madh!? Harron se Putin është në fushatë elektorale dhe përdorë gjuhën politike post-moderne të deklaratave politike dhe zotëria merret me të! Duke menduar në një formë të tillë nuk të “qethë dhe rruan” mirë ose nuk i bën shërbim të mirë klientit të tij! Ose kërkon të provokojë kuptimin e të tjerëve! Si në rastin p.sh. të deklaratës së Presidentit Trump për “tarifat tregtare shtesë” për ekonominë dhe përgjigjes që i dha Junkeri ose Zonja Malstrom, se “ky nuk është hapi i duhur”!? Pra jemi në post-moderne, që do të thotë: “Asgjë nuk është e vërtetë, prandaj e gjitha është reale”! Ky debat mediatik i nivelit të lartë politik botërorë ka natyrën post-moderne reale! Domethanë nuk i takon “berberit” apo dikujt tjetër! Është vetëm për tu lexuar! Është debat real, por interpretimet nuk ndalohen!
Muzika, politika dhe kuptimi
Tjetër gjë është kuptimi i “muzikës” apo rezultati real i ndeshjes Juventus-Totenham! Juventus fitoi dhe u kualifikua! Këtu nuk ka nevojë për interpretime “kuptimore” moderne ose post-moderne! Edhe muzika ka probleme me fushën kuptimore! Sejcili e kupton muzikën sipas botës së tij “kuptimore” muzikore! Kënga Ermal Metës në Sanremo 2018, i bënte thirrje atyre që drejtojnë botën të ndalojnë luftën, gjithmonë me fuqinë e tekstit dhe muzikës! Edhe në këtë kontekst mund të bëhen edhe “interpretime” të tjera!
U zgjata pak në fillim me botën kuptimore të deklaratave të politikës globale! Të njëjtin “kuptim” real, kanë edhe deklaratat e Salvinit, Merkelit, Trumpit etj. Edhe kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro në Sanremo 2018, “Non mi avete fatto niente”, “Nuk keni bërë asgjë”, ka një kuptim dhe dha një mesazh për politikën globale!
Të njëjtin mesazh jep edhe kënga tjetër e Ermal Metës “Vietato morire”, (“Ndalohet me vdekë”) në Sanremo 2017. Meta është tipik artist post-modern dhe këngët e tija e transmetojnë këtë me tekstin letrarë dhe atë muzikorë. Të njëjtin stil post-modern kanë edhe këngët “Piccola Anima”, “Pezzi Di paradiso”, etj. Më duket se në një intervistë kishte deklaruar: “Jam Italo-shqiptarë dhe kam mbërritur nga Shqipëria në vitin 1994”. Kur kujton se jemi shumë afër dhe Ermali edhe pse I lindur në Fier, ka të drejtën e tij të deklarojë, mendojë dhe këndojë me shumë sukses sipas stilit të tij të të menduarit në italisht dhe ta përfaqësojë Italinë në një eveniment të rëndësishëm europian!
Biles një prej arritjeve të tij të mëdha artistiko-teknike vokale është se përdorë “voce-pensiero”, “zë-mendimin” shumë mirë! Mendimi, të menduarit në italisht e ka bërë Ermalin një artist real, aspak “plagjiaturë” kur këndon në italisht! Ai artikulon shkëlqyer mesazhe me “mendimin” dhe gjuhën italiane! Prezantimi i Italisë në Europë nga Ermal Meta na bën edhe neve krenarë!
Në të njëjtën formë mendojnë dhe sillen edhe shumë shqiptarë që janë në Itali. Ato punojnë, kanë familjet e tyre, kanë lindur fëmijë, paguajnë taksat dhe votojnë për partitë italiane.
Këtë e di shumë mirë edhe Salvini dhe shpresoj se e ka “ndjekur” Sanremon 2018! Shpresoj se Salvini e di që Ermal Meta është nga Shqipëria, ka lindur në Fier dhe do të përfaqësojë Italinë dhe e ka dëgjuar biles edhe tekstin e këngës së Ermalit?! Po a mundet Salvini t’i japi “përgjigje” tekstit të këngës së Ermalit, pa ndihmën dhe bashkëpunimin e B.E.-së dhe SH.B.A-ve,Trump, Merkel, Makron, May dhe Putin?!
Të gjitha këto konstatime dhe konkluzione janë elementë të një botës globale politike post-moderne! Politika europiane dhe amerikane bën shumë përpjekje për “stabilitetin botërorë”, por ka një seri ngjarjesh, luftrash, të cilat arti ka të drejtë ti “gjykojë” si në rastin e këngës së Moros dhe Metës! Po cila do të jetë e ardhmja e botës, europës dhe e problematikave që trajton kënga, teksti dhe muzika e Moros dhe Metës!?
Futbolli post-modern dhe Juve!
Edhe në futboll kemi shumë element të botës globale dhe është tipik post-modern. Në futbollin europian dhe atë botërorë lozin shumë futbollistë nga kultura dhe kombësi të ndryshme! Ky është futboll totalisht ndryshe, nga forma dhe përmbajtja! Patjetër edhe në futboll ndikon “mendimi dhe kultura” e ekipit që përfaqëson futbollisti! Të menduarit, gjerman, anglez dhe Italian apo spanjoll, prezanton skema taktike të këtyre shkollave të futbollit! Ky lloj të menduari ka të bëjë edhe me rezultatin dhe konceptimin që ka p.sh. Juve për futbollin! Edhe Totenham donte të fitonte me “stilin” e futbollit anglez, por në rastin e Juves fitoi simbolika, historia dhe loja-tipike italiane, “mendimi futbollistik Italian”, taktika. Fitoi skema taktike italiane e Alegrit, kundër asaj angleze, kundër Pocetinos që është argjentinas! Pikërisht “përgjigjen” Pocetinos janë dhanë bashkëkombasit e tij, me taktikën italiane të Alegrit! Interesant golat i realizuan dy argjentinas, Higuain dhe Dybala! Kjo fitore e “motivoi” Juven, të mendojë biles edhe për “Tripletën”! Është dicka shumë interesante, konteksti, vendi ku jetojnë, gjuha i bën të “mendojnë” në italisht, me regullat dhe skemat e futbollit të atij vendi, pavarësisht se futbolli është në vetvehte gjuhë globale, por fiton taktika.
U gëzova pa që u kualifikua Juve! Italianët i kemi komshinjë, miq europianë! Shqiptarët në Itali, emigracioni, kultura, opera, futbolli Italian, jemi sëbashku anëtarë të Natos! Pretendojmë të jemi sëbashku edhe në B.E.!? Ka shumë argumenta për të qenë qoftë edhe vetëm edhe njëherë me Juven. Zonja e vjetër është klub i madh, është simbol në Itali! Italianët janë shumë patriot. Në fanelat e Juves dhe ekipeve italiane, patjetër është edhe flamuri Italian, pavarësisht se janë anëtarë të B.E.-së dhe të institucioneve Euro-atlantike. Propozoj që edhe ekipet tona gjithashtu, krahas simboleve të ekipeve të vendosin edhe flamurin kuq e zi! Edhe anglezët kanë traditë në futboll, e kanë “shpikur”! Edhe atje ka shqiptarë që jetojnë e punojnë, nuk fituan, por garën do ta vazhdojnë tre ekipe të tjera angleze! Mendoj se janë mjaft!? Britania është në Brexit! Kështu vendosën votuesit british! Po Salvini cfarë mendon Europën aktuale!? Salvini deklaroi dje se do të mbeste mik me Britaninë e madhe edhe pas Brexit dhe i kërkoi B.E.-së të mos e “dënojë” atë gjatë negociatave të ndarjes. Ndërkohë Claudio Borghi përdori rezultatin e zgjedhjeve për të paralajmëruar Gjermaninë ndaj mungesës së “tolerancës” në negociatat britanike. Shpresoj se Salvini do të jetë mik edhe me Gjermaninë dhe Francën, biles edhe me neve dhe shqiptarët në Itali!
I kujtoj Borghit deklaratat “reale” të ish-kancelarit gjerman Shredoer që i bënte në vitin 2003: “Me një të rënë të “bilbilit”, mund të ndaloj turistët gjermanë të vinë për turizëm në Itali”. Në të vërtetë Shreoder nuk i ra “bilbilit”, për të ndaluar turistët gjermanë në Itali!
Në fakt janë deklarata të politikës “reale”, elektorale! Pas deklaratave cdo gjë vazhdon drejt normalitetit dhe bashkëpunimit! Jemi në botën e deklarateve dhe diplomacisë!
Kjo është loja e të mëdhenjeve dhe e politikës. Duket Salvini ka dëshirë të ketë “marëdhënje të mira” me Zotin Trump! Kush tha që Gjermania dhe Franca nuk kanë marëdhënie të mira me SH.B.A-në!? Në këtë kontekst neve na intereson e ardhmja e jonë në B.E., shqiptarët në Itali dhe botë dhe marëdhënje shumë të mia me të gjithë këto partnerë. Më pëlqen shumë politika amerikane, por jemi në Europë.
Edhe në futboll, si në politikë, kur lot Juve kundër klubeve angleze, bëhet fjalë për një garë dhe nivel shumë të lartë sportiv! Megjithëse unë jam me Bajernin, në ndeshjen që ndoqa u bëra me Juven!
Po në politikë a ka tifo si në futboll dhe art?! Patjetër ka preferenca të ndara dhe mendime të ndara! Në politikën gjermane zonja e madhe Merkel e formoi qeverinë. Gjermania është “lokomotiva politike” europiane, sëbashku me Francën! Por edhe Italia ka rëndësi të vecantë për Unionin Europian!
A është futbolli dhe arti i lidhur me politikën dhe ekonominë? Në pamje të parë duket se janë të ndarë, por politika ka një rëndësi të vecantë për jetën kulturore, shoqërore dhe sportive dhe ekonominë e një vendi!
A është i lidhur arti me politikën? Patjetër edhe arti është i lidhur me politikën! Kënga e Ermal Metës ishte tipike me tone të “art-politikës”, jo për të dhënë zgjidhje, por për të dhënë sëpaku një mesazh!
Salvini shpresoj se nuk ka “punë” me shqiptarët ato janë pjesë e rëndësishme dhe e integruar e shtetit Italian! Sipas një gazete të përditshme, në Itali morën pjesë në zgjedhjet e fundit 250.000 mijë shqiptarë. Kandiduan katër shqiptarë për deputet. Studjojnë rreth 17.000 studentë shqiptarë. Shqiptarët kanë një vend të rëndësishëm në sport dhe art në Itali! Italianët kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar dhe punuar. Italia është avokate e Shqipërisë dhe Kosovës për në B.E. Të dhëna reale tipike post moderne! Salvini është kundër “dyndjeve” të refugjatëve nga lindja dhe natyrisht duhet të “ndalojë” edhe drogën drejt brigjeve italiane. Shpresoj se teksti Ermalit, duhet ta bëjë të mendojë Salvinin dhe të gjithë! Zonja Merkel edhe pse me “kosto elektorale”, si liberale i pret këto dyndje!? Me të vërtetë Gjermania është një vend i pasur, por nuk mendoj se Salvini do të ndalojë luftërat, dyndjet pa ndihmën dhe angazhimin e vendeve të NATOS dhe B.E.-së?!
Prandaj jemi në një botë politike post-moderne dhe rezultatet e saja japin këtë pamje “njerëzore” dhe politike! Le të shpresojmë për më mirë, duke i uruar Juves, Ermal Metës Salvinit, Italianëve dhe qeverisë së ardhshme, Britanikëve në Breksit, suksese me shpresë për një botë më të mirë!
Pavarësisht skenarëve të shumë për zgjedhje në Itali, përsëri sipas gazetës, ato mund të jenë: “Mund të përdoret formula e qeverisjes institucionale e të dy krahëve bashkë; mund të ketë një bllok të majtë, të përbërë nga Lëvizja “5 yjet dhe P.D.” ; ose një kolaicion i partisë së qendrës së djathtë të Legës, Forca Italia-s me “5 yjet”! Por pavarësisht paqëndrushmërisë që prodhuan këto zgjedhje, “shfaqjeve teatrale” që dolën në skenë, Italia ka dëshmuar se di t’i zgjidhë shumëmirë këto kriza institucionale. Kostoja, ama, nuk i dihet”!?
Me kushtetutën Italiane Presidenti i Italisw do t’i japi zgjidhje!
I përmenda të gjithë nga pak! Le të shpresojmë për një botë pa “luftë”, ku sporti dhe arti të kenë një vend të vecantë! Futbolli e kreu “misionin” e tij të madh duke bashkuar kultura të caktuara dhe krijuar stabilitet dhe paqe! Muzika me fuqinë e saj ka mision të japi mesazhe paqeje që duhen dëgjuar!
Tashti e ka radhën e ka politika aktuale post-moderne!!