JU flet Athina !

Nga Ilir Metalia

Mbas Emisionit Ju flet Moska ,
Byro Politike, Provokacja, bash në mes te Tiranes , Kryeqytetit që e njohin te gjithe shqiptarët kudo që jetojne, jo rastesisht u harrua shpejt Vetingu , Kufiri, Droga , Sajmiri , Dreqi e i biri, Cadra, Kontenieret me mbetje kimike , Kullat, Shkollat pa ngrohje e pa Nxenes , Tenderat , Spitalet falas, mbyllja e Lojrave te Fatit , hapja e 300 mije vendeve te reja te punes e padyshim asnje, pra 0 – ro Leje Ndertimi ne Tiranen e mbushur me malok,lab, skraparlli e kosovar …..
Rruga e Ambasadave po gjalleron si dikur, Protestat tani behen me kenge e valle, e qejfi kalon mbi Gu (Gju) .
Per Relax konsumohet nje Cigare nga prodhimi i bollshëm vendas – Rilindas .
E do Robi nje mbas buke, thone Tironsit dhe te nesërmen ia fillojne perseri nga e para …..
Me thane KUKU e MEDET ështe pak !
Por çmenduria shqiptare vazhdon pa u ndalur biles në cdo fushe ;
Sapo njoftohem nga burime „diplomatike“ te sigurta se Qeveria Greke do te kërkoje per ballancim e pajtim Hapjen e nje TV Grek ne Tirane me emrin – Ju flet Athina ! I
Eh me Siguri deri ne Vere – Ju Flet Pekini, ndoshta Lenini – Stalini – Tito – Mao – Dulla ! Nuk i dihet ne jemi te paparashikuar skemi as nje Banjo Publike ne kryeqytet, as Fond per Akademine e Shkencave, as Teater , kurse Filmit shqiptar ka kohe që si vjen Frekuenca !?! Por po presim Tramvajn .
Eh me siguri do te ndryshojne edhe Telenovelat turke, spanjolle me ato Ruse e Kinezce pa harruar edhe filmat me partizane te ish Jugosllavise …
Nderkohe në Mediat shqiptare nuk ka nje Emision per Problemet dhe pasojat e perdorimit dhe Trafikimit te Droges !
As burgjet ne Evrope nuk po i perballojne dot shqitaret dhe krimet e tyre, ndersa Nënave spo ju teren kurre syte nga lotet e mallit. Shume prej tyre po shkojne ne banesen e fundit pa e marre nje grusht dhe prej femijve te vet . Eh Tirana politike sillet, vishet e leviz me hapin e kohes moderne, biles edhe ua kalojne shume vendeve te zhvilluara nderkohe qe votuesit e tyre (sklleverit modern ) luftojne akoma me mungesen e Ujit dhe te Bukes . Ata dine edhe te kacafyten sa per te mos mbetur pa Pune – Media – Kazani, por duke i ruajtur me kujdes skemat, perqindjet dhe bizneset e tyre personale.
Eh – Popullit….me nder me thane !!!