Jozefina Topalli, kjo “flluskë sapuni” politike!

Nga Qamil Gjyrezi

U zgjova sot rreth orës 7:30 dhe po pija “kafen e mëngjezit”, kur lajmi i ditës ishte se”: “Jozefina Topalli kërkon një “alternativë të re politike, po krijon një parti të re!
Së pari, media këtë punë ka të krijojë lajme, të mbushi faqet e gazetave, të krijojë lajme të ditës, të shpiki “fake news”, etj, etj!
Ka 27 vjet që “tentoj” të jap ndonjë opinion të “vockël” për politikën dhe përsëri bie në “kurthin e medias, gati e mora seriozisht lajmin!?
Është intersant lajmi u prodhua për ditën e diel, me shumë “takt” dhe kryesisht në Shkodër, njerëzit pinë kafe sëbashku dhe “ngushëllojnë” njëri tjetrin për ngjarjet e javës, familjare dhe individuale.
Pas lajmeve të tilla, njerëzit që pijnë kafen e mëngjezit, janë të gatshëm të krijojnë në klube, shpesh duke “gënjyer” dhe ngacmuar njëri tjetrin debate poltike! Në të vërtetë janë shumë të zgjuar, provokojnë për të kuptuar se cfarë po ndodh në të vërtetë në politikë!
Një burrë moshuar i sinqertë u shpreh se: “Përsëri kërkon të fitojë nga politika kjo?! A nuk u “ngop” në 27 vite nga P.D.!? Dhe vazhdoi P.D.-në e kemi krijuar neve demokratët e vërtetë dhe do ta ruajmë si pasuri kombëtare”! Jozefina e ka pasë P.D.-në “dhuratë”, që nuk e vlerësoi asnjëherë! E mjeli si “lopën e mirë dhe tashti kërkon të krijojë parti të re!? Më duket se i moshuari kishte të drejtë!
Qëllimi i intervistës së Jozit, ishte së pari për të testuar opinion publik, së dyti për të qenë në qendër të vemendjes dhe, së treti ka filluar fushata për zgjedhjet lokale. Në politikën e madhe Jozefina Topallit ja dhanë atë që meritonte, e larguan me “ceremoni” nga politika, e “tërbuan” dhe biles filloi të bërtiste gjithandej.
Qëllimi i saj afatshkurtëtr janë zgjedhjet lokale. Jozefinës i kanë ngelur shumë punë pa përfunduar në Shkodër dhe kërkon të ketë hapsirë patjetër në politikën lokale, sidomos në Shkodër. E shkruar qartë kërkon të jetë pjesë e “kazanit lokal politik”, sic është mësuar tash 27 vjet. Ka filluar të bisedojë me mbështetësit e saj dhe me ata që e “shkatërruan” Shkodrën e që kërkojnë të jenë përsëri prezent në politikën lokale, mbasi kanë intersa dhe biznese. Por shkodranët i njohin tashmë këto “karta të djeguara” kush janë dhe cfarë dinë të bëjnë për qytetin.
Shumë mbështetës të saj në qeverisjen lokale si në këshilin bashkiak ose në administratë kanë “heshtur” dhe presin të shpërthejnë në momentin e duhur. Taktikisht kanë filluar të largojnë ndonjë “tip” nga administrata lokale, për punë më të mirë, strategji politike ose nuk e kanë të sigurtë të ardhmen, e që të tashmen e kanë fituar me intriga, duke i bërë shumë dëm qytetit të Shkodrës me ndihmën e Jozefinës dhe miqve të tyre.
Po e shkruaj që në fillim që Jozefina Topallin, këtë “përfituese e madhe politike”, nuk e voton “mehalla e saj”, jo më të tërheqi vemendjen kombëtare, që e turpëroi Shkodrën me sjelljet e saja në parlament, duke u “cjerrë, bërtitur” dhe dukë bërë “teatër mashtrimi”!
Elektorati shkodran dhe ai shqiptarë e njeh mirë këtë “mashtruese politike”, që nuk ka thënë kurrë të vetëtetën, por ka gënjyer gjithmonë derisa e laguan nga politika duke i dhënë njëherë e përgjithomë fund këtyre “modeleve politike”, e kam fjalën në P.D.
Jozefina Topalli, nuk thënë kurrë të vertëten në 20 vite në politikë dhe e kërkon të vërtetën tek kryetari aktual i P.D.-së zoti Basha!?
Ajo jo vetëm nuk është indiferente, por punon me të gjitha format pë të dështuar opozitën, me luftë operative, me media dhe individë të caktuar që shpifin cdo ditë, nëpër lagje, kafe, në aktivitet politike të opozitës dhe forma tipike të ish-sigurmit të shtetit me “celula” kundër P.D.-së dhe Bashës.
Me shumë takt përpiqet në intervistën e saj, me shumë pak mesazhe, të barazojë opozitën me qeverinë, që nuk po qeveris mirë si “dy gjysma të së keqes”. Edhe ky pretendim është pa baza dhe nuk ka asnjë të vërtetë.
Në intervistë përdorë edhe fjalë të zakonshme urbane drogë, vrasje, vdekje, grabitje që në të vërtetë ka mjaft raste të tilla dhe i shqetësojnë me të vërtetë qytetarët me qëllimin për të akuzuar opozitën dhe Bashën, edhe ky pretendim i saj është i pavërtetë. Përgjegjëse për këto fenomene shoqërore është qeveria, opozita po e kryen misionin e saj.
Pretendimi se opozita është asgjesuar është shumë i pavërtetë. Me një strategji të caktuar, Jozefina “gjoja largohet” nga Shqipëria dhe krijon lajm të rremë tek mediat që e mështesin dhe nuk ka të drejtë të mohojë pjesmarrjen e qindra mijëra mbështetësve të opozitës në Janar, sidomos në metingun e fundit opozita dhe Basha treguan që janë në ditët e tyre më të mira.
Biles edhe lidershipi ishte në një nivel shumë të mirë! Opozita nuk e ndien fare munegsën e Jozefinës dhe mbështetësve të saj në metingje. Sot në opozitë ka shumë personazhe me formim politik dhe patriotik, disa herë më të lartë se Jozefina dhe miqtë e saj.
Në intervistë Jozefina, përmend edhe marrëveshtje PD-PS të cilën e mbështetën edhe ndërkombëtarët. Basha nuk ka bërë “Pazar” me Ramën, por marëveshje me datën 18 Maj. Rama nuk i qëndroi kësaj marëveshje. Jozefina nuk kërkon marrëveshje, se marrëveshjet dhe stabiliteti politik, drejtëesia e pavarur dhe integrimi, nuk i lënë “hapsirë” Jozefinës për të realizuar qëllimet e saja. Jozefina është mësuar të ketë në mështetje individë nga të gjitha nivelet e pushtetit, institucionet e shtetit, që kanë “punuar” për të dhe jo për shtetin. Rama nuk “ja varë” Jozefinës dhe klanit të saj, “i nënvleftëson”, por edhe nuk i godet!
Basha ja dha vendin, prandaj shpif në kurriz të marrveshjeve të vërteta, se nuk ja “var” njeri më!
Kur flitet për mbështetësit e saj, Patozi, Bode, Imami dhe Ruli, ato nuk janë as do të jenë mbështetësit e Jozefinës. Këta politikanë të dështuar në misionion e tyre në P.D., kanë hallin e tyre dhe presin të gjejnë ndonjë “strehëz politike”! Nuk i prishin shumë punë PD-së!
Së fundi kur Jozefina Topalli kërkon të vërtetën në politikë, ja vlen të “bërtasësh” me të madhe!
Por modelet e Jozefina Topallit kanë marrë fund njëherë e pergjithmonë jo vetëm në P.D., por në të gjithë spektrin politik shqiptarë.
Kështu që reagimet të saja politike nuk ja vlen të kenë asnjë vëmendje. Njerëzit do t’i harrojnë ato mbas tri ditësh. Dicka më bën përshtypje! Si nuk ka turp, para elektoratit shkodranë të P.D.-së, që janë njerëz të sinqertë dhe shumë puntorë. Votat dhe mbështetja e tyre e cuan në parlament gadi për 20 vjet, deri në “pencionimin” e saj politik në vitin 2017!
Pa votat dhe mbështetjen e tyre Jozefina do të ishte një grua normale, në punët dhe bizneset e saja! Do të ishte vetëm një “flluskë sapuni politike” sic është.
Mas këtij shkrimi nuk do të merrem më me “fluskat e sapunit politike”. Por me politikë!