Jo z. Basha !

Nga Adriatik R. Dosti

Me Monika Kryemadhin ne krah te djathte e Fatmir Mehdiun ne te majte ..keshtu u paraqit sot zyrtarisht ne publik Kreu i PD z. Basha ne Keshilllin kombetar per integrim…
…Jo Z.Basha …
Me Moniken e LSI e saj aleate te Edi Rames…me Moniken e 40 dhomave dhe 12 banjove , apartamenteve e vilave pa fund, bizneseve e hoteleve , parave e pasurive pa limit vene ne kurriz te shqiprtareve si dhe me Mehdiun e Gerdecit te dhjetera shqiptareve viktima te pafajshme te babezise e hajduterise se tyre te pa fre ..une nuk mund t’ju besoj dot me kurren e kurres juve, as mund t’ju ndjek e perkrah dot me kurre e as mund te besoj e te shpresoj me se PD e udhehequr nga ju eshte ende Parti Opozitare kunder social -komunisteve ne pushtet te Edi Rames me shoke…

Dhe tek shoh qe pak me tej ne mbeshtetjen ndaj teje qendronin edhe Petrit Vasili ish-minister i Qeverise se Edi Rames dhe Luan Rama i fotografise ngazellyese me kriminelin e antishqiptarin e terbuar Putin ..bindem perfundimisht se jo vetem une por shume shqiptare te tjere te ndershem , demokrate te vertete, patriote dhe qe e duan Shqiperine e ju dhimbset vendi e populli i tyre jo vetem qe duhet te distancohen qarte e prere prej jush por perfundimisht duhet te largohen njehere e mire nga ju….

Ndaj dhe ftesa qe bere dje per rikthimin e demokrateve te larguar si dhe falja ndaj te persekutuarve politike ne kendveshtrimin e llogjiken time tingellojne me false se kurre …

Armikun tim nuk mund ta luftoj dot kurre duke pasur ne krah mikun e tij..ky eshte koncpti e mentaliteti im z. Basha..ndaj udhe te mbare per andej nga je nisur ne ate lloj rruge qe vetem ti dhe ata qe mban ne krah e dini se ku ju con…

Me vjen vertet shume keq per konkluzionin e nxjerre prej meje ..por jeni pikerisht ju qe me dhate shkak e aresye mese te mjaftueshme per te bere publik kete qendrim timin ndaj jush e asaj pjese te PD e Opozites qe ju drejtoni e qe fatkeqesisht ende vazhdon e ju ndjek nga pas qorrazi..

A.R.D