Jeni qesharakë e mashtrues por kesaj radhe ju kam falur : Deputetja e PD-se i përgjigjet antibashisteve

Deputetja e PD-se Oriola Pampuri i eshte përgjigjur flake për flake portalit anti- Basha ,CityNews i cili ne një shkrim e akuzonte te se ishte duke “pire kafe ne Bllok ne kohen kur opozita protestonte ne parlament kundër zgjedhjes se Prokurorit te Përgjithshëm” . Ne një postim ne profilin e saj ne fb Pamuri shkruan :

Te nderuar qytetare sot kryeministri ne vazhden e kapjes se kryeprokurorit dhe dhunimit te kushtetutes nepermjet portaleve te tij ne Citynews, ka nxjerre nje njoftim teper qesharak dhe per tu dhimbsur. Sa qesharake, e sa per te qeshur. Kete here jeni te falur, Citynews, por une ne bllok skam pire kafe kur kam qene studente, jo me tani. Tashme Njerezit e kryeministrit kane gjetur nje format tjeter, ate te diversionit kunder deputeteve te PD. Ne 10.30 isha ne salle me Dr. Berishen, me kryetarin dhe gjithe koleget e mi, madje dhe duke u konfliktuar me garden, duke i prere fjalen Taulant Balles. Beni lajm, jo thashetheme. Une jam profesioniste, e nuk me lidh e me ka lidhur asgje as me Cilin, as me Sorosin, e as me asgje tjeter qe ju haludoni, mos u merrni me thashetheme te rendomta e dashakeqe….Hapini kamerat dhe dilni bllof, une nuk di nga bie ai lokal, per ju do te thosha: ” FALI ZOT SE S’DINE C’KA BEJNE”.
CityNews është nga portalet me të sponsorizuar kundër kreut aktual te PD-së Lulzim Basha

Ja shkrimi ndaj te cilit ka reaguar deputetja Pampuri
Kuvendi “digjet”/ Deputetja e Bashës pi kafe në bllok
Numri dy i listës së Bashës për qarkun e Tiranës, Oriola Pampuri apo e njohur ndryshe si deputetja e listës së Çilit, është parë duke pirë kafë ne bllok, rreth orës 10 e 30 minuta, ndërkohë që në Kuvend deputetët demokratë konfliktoheshin me gardën dhe jashtë Kuvendit qytetarët protestonin.

Në rast se Luli nuk e beson si gjithnjë, mund të shkojë të shikojë kamerat në lokalin “Kapriço” të Bllokut.

Këta janë deputetët e Bashës, që kur qytetarët protestojnë jashtë e deputetët e PD –së flasin për çështje antikushtetuese , deputetë e Lulit pinë kafe në bllok./CityNews