Jemi në kohën e duhur
Nga Mona Rusi
Shqiperia vazhdon te drejtohet nga kopeja laramane e enveristeve te rinj. Edhe pse kane kaluar gati tre dekada keta bij bushtrash qe nuk lane gje pa vjedhur e shtyjne popullin te laradashet e te beje kotollumba ne perpjekje te hicit.
Shqiptaret e mire po e humbin kohen qe Zoti u a ka dhene per ta jetuar sa me mire.
Njerzit shohin, rrudhin buzet, gogsijne, kelthasin, marrin rruget e kurbetit me nje boce ne krahe e me enderra se ne token e tjetrit dicka mund te bejne me mire per vete dhe per femijet.
Pak kush beson sot se lumturia mund te ndertohet edhe ketu. Por ne qe e duam kete toke qe quhet Shqiperi, qe e nderojme Zotin per Jeten qe na ka dhene besojme se Shqiperia do behet. Dhe do behet nga ne, bijte e bijat, niperit e mbesat e atyre qe ne shekuj e kane bere kete vend.
Ne sot duhet te tregojme se dijme te bejme Parti dhe te qeverisim mire e drejte. Mund te jemi pak te vonuar, por me mire vone se kurre.
Koha provoi se te dy forcat politike nuk arriten te bejne shtet te se drejtes, shtet per qytetaret, por eksportuan Emigrante ne gjithe boten dhe importuan droge e krim. Per faqen e tyre te zeze, te dyja arriten deri ne krimin monstruoz te SHITJES se territoreve te vendit.
Ne nuk kemi rruge tjeter pervecse te behemi, e keshtu te bejme shtetin.
Qe te behemi duhet te arrijme nje shkrirje paqsore te shoqatave ne nje te vetme dhe sakaq te realizohet krijimi i Partise Politike.
Ka ardhur koha qe te perfaqesohen politikisht te Burgosurit dhe te Perndjekurit Politike, e jo te jene shtojce elektorale.
Klasa e madhe qe perfaqeson gjysmen e Kombit duhet te kete Zerin e vet, Objektivat e vet dhe te imponoje forcat e tjera politike .
Ndaj une mendoj qe duhet te shkrihen ne nje te vetme te gjitha shoqatat e shkermoqura , sepse realisht ato perfaqesojne shtresen e te burgosurve dhe te perndjekurve politike.
Ju te nderuar miq e bashkevuajtes, duhet te thoni fjalen tuaj per hir te ardhmerise se Shqiperise, te brezave qe vijne.
Ndryshe do vazhdojme te jetojme roberine qe na ka pllakosur prej tre cereke shekulli. Do vazhdojme te shfryjme me “ah” e “uf” dhe te pranojme perqeshjet e talljet e krimineleve te djeshem e te sotem qe jo vetem nuk u penduan, por na kercasin serish dhembet para fytyrave.
Ne se duam te mos e jetojme pafundesisht perrallen e gomarit me ujkun qe e shqyente, ne se e duam jeten qe te clirohemi nje here e mire nga prangat qe na hodhi klika kriminale enveristo-miladiniste, ne se doni ta ndani veten nga sllogani i zi bashkefajtore e bashkevuajtes, ne se doni ti jepni fund talljeve e poshterimeve me ze e nen ze qe gurgullojne nga gurmzet e hajduteve te veshur me pushtet, te banditeve shtetare qe nuk e kane per gje t’ja shesin Shqiperine dhe territoret e saja serbit e grekut , levizni.
Jemi ne kohen dhe drejtimin e duhur.