Jam amaneti i njeriut të lirë
Nga Mimoza Rexhvelaj
Sot Malësia nuk ka zë as në Parlament, as në Këshillin Kombëtar. Kush po punon kundër malësorëve e Malësisë?
Unë nuk kam votuar dje në Këshillin Kombëtar. Asnjë malësor nuk e kishte emrin aty tek lista. Refuzova të bëhem pjesë e fasadës së shëmtuar.
Malësia ka emra të rinj shumë janë djem e vajza dinjitoz, janë të shkolluar, janë të zgjuar sa do i bënin nder çdo faltorjeje si në parlamet edhe kudo.
Unë nuk mund të behem servile, as skuthe, as njeri pa nerv, as e papërgjegjshme, as të hesht nuk mundem. Sepse , Unë mbaj mbi supe gjithë jetët e atyre që nuk ju dihen varret as sot se deshten fort lirin.
Unë mbaj mbi supe gjithë dhimbjen e Spaçit e Burrelit, zhurma e prangave është tatuazhi në shpirtin tim, ma bëri babi dhurat në emrin e lirisë.
Unë mbaj mbi supe gjithë lotët e demokratëve të ndershëm që sot enden në udhëkryq, edhe shpresën më të vogël jua vrave në sy.
Unë mbaj mbi supe peshën e të qënurit shpirt i lirë. Sot jam edhe me e lirë se dje. Sot e ndjeva lirin mes shpirtit tek kaloja tek studentët, më thanë “jo politikë” jo i thash edhe unë. “Ju dua ju ashtu siç jeni KRENARI.”
Qëndroj fort, jo se jam e çmëndur, jo se nuk di të përfitoj, jo se nuk di të luaj si ju, po sepse pesha që mbaj është më e fortë se gjithçka tjetër. Unë qêndroj sepse jam specie në zhdukje jam ajo grimca e lirës që mungon , guraleci i malit, fryma që bën stuhi.
Unë do jem këtu edhe do vazhdoj të jem, nuk i mbështes “listat” tuaja.
Por këtu më ke si pasqyrë e gjithë atyre që më besuan dhe peshën e tyre e kam mbi krye! Malësia është krenari me lista e pa lista. Ne kemi bërë revolucion e rezistencë kundër diktaturës, do e bëjmë prap kundër çdo sunduesi që kërkon të na shkeli.
Krenari e Malësi janë sinonime, janë gjaku i lirë, janë varre të hapura martirësh, janë histori!
Unë jam Amaneti i gjithë atyre që besojnë tek njeriu i lirë!