Ja dëshmitari X i audiopërgjimit: Agron Xhafa me siguroi te çoja droge ne itali
PD doli sot në mesditë në një konferencë të jashtëzakonshme për të publikar me zë e figurë idëshmitarit X i cili në audiopërgjimin e publikuar nga PD të hënën, bashkëbisedon me Agron Xhafën për pazare droge.
Në një intervistë rreth 10 minuta dëshmitari X i identifikuar si Albert Veliu tregon të vërtetën e tij dhe lidhjen që ai ka me Agron Xhafaj, vëllanë e ministrit të Brendshëm.
51 vjeçari tregon sesi në vitet 2000 kishte punuar me Agron Xhafën për trafik droge, si kishte hyrë në burg dhe i kishte ngelur hatri pse Agroni nuk i kishte çuar asnjë pako cigare në burg.
I pyetur pse kjo hakmarrej? Ai përgjigjet: E vura në provë për ta zhveshur se kush është Agron Xhafaj.
Ai garanton se audio përgjimi është autentik por se nuk është bërë prej atij por ndoshta nga persona të tjerë që ndjekin Agron Xhafajn. Po ashtu ai shton se pas audiopërgjimit shefi i krimit e ka marrë në telefon, edhe pse emri i tij nuk ishte shfaqur asnjëherë.
Madje ai thotë se në këtë bisedë janë të përfshirë 4 perosna, ai vetë, vëllai I minisyrit, ermali që ai thotë se është punonjës i policisë kufitare.
Ai hedh dhe akuza të forta në adresë të policisë së Vlorës kur thotë se 30 minuta pas publikimit të videos djalit të tij i është thënë se zëri në atë audio ishte i tij. Më ofruan mbrojtje deklaron Alberti çka tregon se punonjësit e policisë kishin dijeni të plotë për këtë përgjim dhe kur unë as kisha kërkuar dhe as kërkoj mbrojtje nga askush.
Pas dëshmisë Basha paralajmëroi Edi Ramën e Fatmir Xhafën të mos prekë dëshmitarin. “Për çdo hap që do të ndërmarrin rrëmbyer, terrorizuar dhe vënien në presion Albert Veliun dëshmitarin e familjes mafioze Xhafaj do të marrin përgjigjen e merituar nga populli, opozita”
Herë pas herë gjatë intervistës dëshmitari ngatërrohet me referencat kohore.
Deshmia: “Unë jam Albert Veliu, 51 vjeç. Jam pa punë, jetoj me rrogën e djalit. Kam qenë në Itali, kam punuar në det në vitet ’93-’99, në 2000 u shkëputa në Itali dhe punova mke grupin e Agron Xhafaj deri në 2002. Shisnim kokainë në Itali. Kam punuar shoqërues gomoneje por hoqa dorë në 2000 se nuk e përballoja dot më.
Shpëtova dy herë nga vdekja.
Agronin e njoh që në ’99 me anë të një mikut tim, Ardin e repartit. E kam njohur me anë të punës në Itali. Komandonim punën që merrnim mallin dhe e shisnim. Në 2005 më ndodhi një aksident në punë dhe kreva një dënim prej 7 vjetësh. Akuzohesha për 12 kg kokainë, u kapa në Peskara.
Bëra dënimin që më takonte, në shkallë të parë mora 15 vjet burg, Apeli ma la 8 vjet, 1 vit kisha bërë burg, mora 7 vjet. Nga Agroni më mbeti qejfi. Nuk më solli një paketë cigare si shok, aq sa kemi bërë për njëri-tjetrin. Kur dola nga burgu erdha në Shqipëri dhe e takoj.
Më ofroi gjoja një punë për djalin kamarier, në 2016. Në këtë vit filloi punë djali 22 vjeç, punoi 6 muaj kamarier, se përballoi dot ekonominë e shtëpisë dhe e hoqa. Para 5-6 muajsh i kërkova të më bënte një nder, katër muaj ka, tani më kujtohet, për të hedhur barishte për Itali, hashash.
Do e çonim në Itali. I kërkova favor dhe më çoi tek Ermali. Dhe e vura në provë. Kur u bë gjithçka gati për tu bërë rruga.
Do ta çoja në Itali, i kërkova një favor të më prezantonte me Ermalin sepse isha keq nga gjendja ekonomike.
E vura në provë, sa bën për mua si Albert. U bë gjithçka gati për tu bërë rruga, nuk e bëra këtë rrugë se kisha bërë 7 vite dënim dhe dua të jem i pastër në këtë shtet. I kërkova nderin por nuk e bëra atë rrugë sepse nuk doja ta vazhdoja këtë lojë biznesi, vetëm e vura në provë për ta zhveshur se kush është Agron Xhafaj. Vajta dhe e takova se më kishte mbetur qejfi, kur rashë në burg të Italisë nuk më solli një paketë.
Agron Xhafaj është biznesmen dhe komandon Vlorën, me dyqane, nga porti.
Me hashash është marrë tërë kohën jo vetëm me mua por edhe shumë të tjerë.
Mua mu përgjigj, u tregua korrekt, tha sille. Ermali është shef kufiri. Kisha informacione nga miqtë e mi që Agroni punon dhe bën.Mua më dha drejtim tek Ermali, skafisti me nofkën “Nake”. E vura në provë se ashtu më la edhe mua në baltë dhe më ktheu kurrizin dhe unë e vura në provë dhe ja ktheva kurrizin.
Siç ja bën një njeriu ashtu do ta pësosh. Sot ai është dikushi, unë jam pa bukë në shtëpi.
Iu drejtova atij se me atë më kishte lidhur jeta. Kishte lidhje me policinë, me drejtorin e Vlorës bëhej shpesh dhe me këtë shefin e kufirit. Punët e tyre.
Unë do të çoja 100 kg, arrita të bëja 20 me lekë borxh. Më ofronte transportin dhe të gjitha.
Nuk kisha frikë se rrugët ishin të hapura. Agroni më tha kur të vijë dita do të shkosh të takosh Ermalin. Ditën që u bëmë gati për rrugën u bë nami në Vlorë, ka pasur përmbytje, deti 7-8 ballë. Është vështirë tha, kanë ndodhur shumë probleme dhe nuk mund të vazhdojmë më tej. Unë nuk e hidhja atë mall.
Pse u dorëzua tek PD?
“Erdha tek PD se kam besim. Me politika nuk jam marrë.Ditën e parë që doli përgjimi më tha djali: Baba je bërë figurë e njohur në Vlorë. Isha me miqtë e mi po pija kafe. Pronari i djalit më tha është zëri jot.Sot që flasim i kishin vajtur djalit tek puna, shefi i krimeve, Alketi, i kishte thënë dua të takoj babain që të kalojë në mbrojtje.Nuk dua mbrojtje, kush ka urdhëruar? Ku doli emri im.Janë fakte reale si zëri që kemi folur, gjithmonë e ha fukarai.Çoje ku të duash, ai zë është.Nuk kam lidhje me përgjimin, atë e kanë përgjuar të tjerë. Nga ka ardhur, e gjen Agroni.”