Ja Dekreti i Plote i Presidentit
D E K R E T
PËR
SHFUQIZIMIN E DEKRETIT NR. 10928, DATË 05.11.2018 TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”
Në mbështetje të nenit 1/3, 3, 4/2, 15, 45, 86/1, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
D e k r e t o j:
Neni 1
Shfuqizimin e Dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke anuluar datën 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Dekreti dërgohet për zbatim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili merr masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjithë subjekteve zgjedhore.
Neni 3
Ky Dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11 199
Tiranë, më 10.06.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META