Iu dogjën dy makinat, kryetarja e PD në Ulëz: Skenar politik, ndihem e rrezikuar
Janë djegur gjatë natës dy makina në pronësi të kryetares së PD në Ulëz, Gjelina Kalthi. Makinat janë djegur pranë banesës së Kalthit, e cila është njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat.
Kalthi tha për gazetarin e RTV Ora, Arian Zefi se mendon se githçka ka qenë një skenar politik dhe se ndihet e rrezikuar për jetën.
“Kam qenë dje në kryesinë e PD në Burrel me bashkëshortin. Pasi mbaruam mbledhjen në njësinë administrative Baz ndaluam për të darkuar së bashku me një kushëri. Në mesnatë, rreth orës 00:00, shkuam në shtëpi në Ulëz dhe parkuam makinat si gjithmonë. Aty na bëri përshtypje që para pallatit nuk kishte asnjë makinë tjetër të parkuar. Kjo na bën të mendojmë së është një skenar i përgatitur politikisht dhe ndihemi të rrezikuar për jetën,”-u shpreh ajo.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshohet të jetë e qëllimshme.