Intervista e fitores për P.D. në Shkodër!
Nga Qamil Gjyrezi
Para dy ditësh deputeti i Shkodrës Romeo Gurakuqi dha një intervistë shumë serioze, politike duke theksuar dhe besuar në fitoren e së djathtës, P.D.-së në Shkodër në zjedhjet lokale 2019. Intervista kishte një gjuhë të qartë politikani dhe akademiku dhe do të ndikojë shumë tek e ardhmja e zgjedhjeve lokale në Shkodër për fitoren e P.D.-së dhe kandidatit të saj. Konceptimi i intervsitës ishte shumë i qartë, i drejtpërdrejtë dhe mesazhi i saj ishte fitorja e P.D.-së, me kandidatura intelektuale të ndershme në të gjitha nivelet e përfaqësimit lokal.
Qeveria aktuale ka bërë shumë pak për Shkodrën, për zhvillimin ekonomik dhe kulturorë të saj. Duke mos qenë në prioritetet e qeverisë aktuale Shkodra, ka patur ritme të ulëta zhvillimi në këto vite të qeversisjes së majtë.
Gurakuqi theksoi në intervistë, tentativën e qeverisë së majtë aktuale, për të fiksuar rezulatin zgjedhor në Shkodër, me forma manipulative.
I takon strukturave të P.D.-së, të zgjedhurve të saj në të gjitha nivelet dhe votuesit shkodranë që ta pengojnë këtë “fiksim paraprak” të rezulatatit të zgjedhjeve lokale në Shkodër.
Gurakuqi theksoi gjithashtu se P.S.-ja në Shkodër e ka prejardhjen e saj, nga ish- sistemi diktatorial i Enver Hoxhës.
Intervista do të ketë një ndikim të madh tek elektorati shkodran, kryesisht tek të rinjtë të cilët shohin të ardhmen e tyre tek P.D.-ja dhe tek profili akademik dhe intelektual i deputetit Gurakuqi.
Gurakuqi theksoi në intervistën e tij me të drejtë, se kjo fitore natyrisht do të arrihet nëse P.D., do të prezantojë në politikën lokale individë me profil intelektual elitarë dhe të ndershëm, për të ndikuar në të ardhmen në zhvillimin ekonomik dhe kulturorë të qytetit të Shkodrës.