Imoraliteti i idhujtarëve politikë !

Nga Ergys Mëtiri

Ata që adhurojnë politikanë, qe shkojne pas tyre verbazi dhe nuk lene gje pa bere, per ti mbrojtur e per tua shtruar udhen, jane fatkeqesi edhe me e madhe se vete lideret qe mbrojne. Ata jane jo vetem pa mend e pa njerezillek, por jane edhe pa moral.
Mjaft te shohesh gjuhen e me te cilen sulmojne cdo njeri qe nuk eshte ne anen e tyre. Menyra histerike ata dredhin mllef e vrer, sesi fyejne, shajne, peshtyjne, mallkojne cdo njeri qe i del kunder liderit te tyre, tregon barbarine si prototip i politikes kafsherore qe ata perfaqesojne. Ata jane gati te shqyejne kedo qe nuk eshte si ata, dhe ilustrimin per kete e kemi ende te gjalle nga regjimi komunist, kur turmat histerike brohorisnin dhe kerkonin varjen ne litar te atyre qe partia i konsideronte armiq, te cilet ne fakt, jo vetem qe ishin te pafajshem, por shpesh ishin ajka e shoqerise.
Thelbi i imoralitetit te idhujtarit politik qendron tek mosinteresi i tij per te verteten. Atij nuk i intereson e verteta, por lideri i vet, politika e tij e ndyre. Atij nuk i interesojne idete, bindjet, argumentet, por fitorja perballe kundershtarit. Per kete arsye, me ta nuk ka debat, por vetem perplasje fyerjesh, shpifjesh, akuzazh banale, nepermjet te cilave synohet vetem eleminimi i gjithckaje qe merr fryme jashte misionit qe lidhet me liderin. Ata perfshihen ne debat vetem per kete qellim, per te hedhur gurin e tyre ne bresherite me te cilat turmat asgjesojne vlerat.
Debati i fundit mbi dosjet e sigurimit te shtetit është thjesht një faqe qe ilustron këtë fenomen. Turmat e militanteve që kane pretenduar historikisht se jane te djathte e antikomuniste sulmojnë sot ata qe kërkojnë hapjen e dosjeve. Paradoksalisht ata jane sot armiqtë me të mëdhenj të vetë kauzës që kanë pretenduar se mbrojnë per vite me rradhë. Ata nuk pranojnë asnjë debat, asnjë arsye, asnjë argument, sepse ata nuk kane, ne thelb, asnjë interes per të vertetën. Ky pra është pikërisht imoraliteti i çdo idhujtari politik dhe fati i keq i militanteve te verber: ata humbin kauzen e tyre per liderin.