IKJA NUK I SHPETON SHQIPTARET NGA QEVERISJA MAFIOZE
Nga Zef Zefi
Dy njolla të reja e zezuan “kartolinën” mavi’socializmin e politikës shqiptare këtë Dhjetor të vjetëruar. Ndoshta dekoracioni më sinjifikativ për fundvitin festiv.
1-Kërkesa e Prokurorisë drejtuar Parlamentit në kuadrin e ligjit për de-kriminalizimin e institucioneve, për heqjen e mandatit dy deputetëve të dy legjislaturave radhazi të mazhorancës qeverisëse. Kjo sepse disponoheshin të dhëna se deputetët në jetën e tyre “politike” para-parlamentare, kanë kryer vepra penale me emra të fallsifikuar dhe me “improntet e tyre digjitale.”
2-Vdekja e të riut 23 vjeçar në burgjet franceze për arsye të emigracionit ilegal, meqënese shteti pritës Shqiperinë e “kalorësit legjionar” e konsideron vend të sigurtë.
Ndërsa njolla e pare, ajo deputetësore, konfirmon se deri më tani ligji për dekriminalizimin ka gjetur shtate kriminele në Kuvend dhe në institucionet drejtuese të vendit, (parashikimet janë te frikshme), kjo e dyta konfirmon sintetikisht se shqiptarët vazhdojnë të ikin nga sytë këmbët.
Shifrat, sondazhet dhe faktet zyrtare skandaloze, nuk lënë shtigje për dilema;
Mbas vitit 2013 kanë braktisur vendin rreth 1/5 e shtetasve.
Sipas EUROSTAT vetëm në gjashtemujorin e parë të vitit 2017 numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE, arriti në 11,400.
Nga ana tjeter sondazhet e “Gallup” (2017) Shqiperinë e rendisin ne vendin e dyte në botë mbas Sierra Leone; 56 % e qytetarve të mbetur, kërkojnë të largohen nga Shqipëria.
Çfarë drame po konsumojnë në heshtje Shqiptarët?
Nëse nuk janë në luftë civile si Siria e shumë kombe të tjera, as ndonjë luftë pushtuese, po dhe asnjë statistikë nuk thotë se shqiptarët janë më të marrosurit mbas lumturisë pasurore, diçka dramatike po u ndodh vertet shqiptarve.
Sapo mori postin ne vitin 2013, kryeministri Edi Rama deklaroi: “Shqiperia vend i sigurte…,” mbas shprehjes shantazhuese: “…nuk keni pare gjë akoma…” filloi spastrimet masive politike të administratës dhe institucioneve kryesisht të policise nga specialistë e nëpunës që nuk u pëlqenin socialistëve.
Spastrimet menjëherë u shtrinë edhe në nivele më të ulëta territoriale. Po ajo që nuk kishte ndodhur kurrë e çuditi të gjithë ishte se fill mbas zgjedhjeve, u liruan nga detyra edhe 450 specialistë pyjesh brenda 24 orësh, për tu zevendësuar me besnikë partie jashtëprofesionalë, të cilet siç rezultoi më vonë, do t’i sherbenin platformës qeveritare për tjetërsimin e siperfaqeve pyjore në plantacione droge në gjithë territorin e vendit.
Të liruarit në mënyrë të paligjshme nga detyra, iu drejtuan gjykatave për drejtësi.
Gjykatat nga ana e tyre edhe pse jo sterile nga korrupsioni, u gjetën nën presion herë të hapur, herë të kamufluar të qeverisë, dhe në koflikt kryesisht me organet e policisë.
Nga ky veprim absurd i qeverise se “sigurise”, nuk kanë përfunduar ende gjykimi i padive te bëra nga ana e të demtuarve, ndersa ata që kanë marrë të drejtë, nuk paguhen sipas vendimeve gjyqësore nga qeveria, me pretendimet banale se nuk ka banka lek.
Nderkaq edhe mbas pseudoreformës ose antireformës, dinamika e lirimeve nga detyra, ka vazhduar për ata që për arsye të detyrës kerkonin zbatimin e ligjit, në vend që të heshtnin ose mbyllnin sytë, sipas porosisë nga epërsia.
Çdo punonjes policie që ka denoncuar a është perballur me krimin, në çfardo funksioni gjendej, është liruar urgjentisht me motive të sajuara.
Ndersa kur i liruari ka mundur të fitojë të drejtën me gjyq nuk eshte zbatuar vendimi ose është zbatuar për pak kohë, por është ripushuar, shoqëruar me kërcënime deri ne eleminimin fizik, sic eshte rasti i ish shefit te policise Vlore Artan Cuku, i cili pasi fitoi gjyqin në të gjitha nivelet e gjyqësorit, në rrethana misterioze u ekzekutua para derës së shtëpisë.
Kësaj kategorie i përket edhe shefi i antidroges në jug të vendit Dritan Zagani, i cili jo vetem u pushua nga puna sepse dokumentoi e denoncoi drejtuesit e kultivimit e trafikimit të droges, Habilaj, lidhje të ish Ministrit të Brendshëm,por u arrestua me akuza absurde, njëkohesisht u kërcenua për jeten, e tij dhe të familjes. (shih “corriere della sera” 25 tetor 2015) Ky u arratis në Zvicerr, ku ndodhet në azil.
Ish shefi I krimeve ne Mirdite, Ermal Ziu per te njejtat rrethana u pushuan nga puna dhe ju drejtua Suedise për të njejtën arsye. Për jetën.
Sa i ngjashëm aq dhe origjinal është dhe rasti I inspektorit te policise Mirdite, Fran Lleshaj, 5 here i pushuar nga puna vetem se ishte përballur me krimin, per te cilin flasin disa artikuj shtypi si gazeta “Koha jone” 18. 03. 2002 dhe 06 . 09.2002, “Shekulli” 24.10. 2005, “Zemra Shqiptare” 04.02 2016 etj, i cili ka denoncuar shefa te korruptuar në organet e rendit të cilët jane denuar nga gjykata. Mbasi ka kapur ne flagrance hajdute merkatosh, të lidhur me segmente të inkriminuara te policise se shtetit, në vend te shperblimit në përputhje me detyren e inspektorit të policisë, rezulton pese here i larguar nga detyra, kater here kthyer në detyre me vendim gjykate. Mbas largimit të fundit me nje vendim të pa ligjshëm, është kërcenuar me vdekje në menyrë anonime nga persona të pa identifikuar për te cilët ka denoncim sipas ligjit në organet e rendit, ku kishte sherbyer per mbi 20 vite.
Nderkohë organet e policise në vend ta merrnin në mbrojtje, policin e liruar, i arrestuan të birin minoren 15 vjecar, duke e mbajtur per 24 ore në dhomat e para burgimit, pa asnje motiv të shpallur. Mbas gjithe kësaj odiseje përndjekjeje, e vetmja rrugë për të mbrojtur jetën dhe mbijetesën e familjes, i mbeti largimi nga vendi në kërkim të një mbrojtjeje në ndonje vend me demokraci të garantuar.
Rastet e vrasjeve e kërcënimeve enigmatike të ishpoliceve e punonjesve që për arsye të detyrës janë përballur me segmente kriminale, nuk kanë të numëruar. Vetëm në Qarkun e Lezhes numrohen 5 raste në e fundit.
Ndersa tjetër standart ekziston për ish Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri i akuzuar nga investigimet italiane si lidhje kryesore e kriminelëve e kundrabandistëve të arrestuar në flagrancë në Itali me Qeverinë e politiken.
Mazhoranca qeverisëse e vendit, refuzoi kategorikisht kërkesën e Prokurorisë për heqjen imunitetit parlamentar dhe venien e ish ministrit në dispozicion të drejtësisë, vetëm se i akuzuari është deputet i kësaj shumice socialiste.
Pastaj shqiptarët ikin. Disa preferojnë të mos kthehen kurrë. Disa refuzohen nga vendet pritëse. Ca të tjerë kthehen si Florenci.