HOMAZH PËR GJYSHIN

 

Nga Bislim Ahmetaj

Para 73 vitesh me 19 Nentor te vitit ’44 me urdher te Shefqet Peçit dhe Fadil Hoxhes do te pushkatohej gjyshi im nga nena Ram Zenun Hysa, Kryeplak i Katundit Luzhe, nje nga burrat me te spiktatur te Tropojes ne ato kohe. Diten e pushkatimit i digjet edhe shtepia dhe i konfiskohet gjithe pasuria, sipas deshmitareve te kohes Ram Zenuni ishte nje burre plot sharm dhe me nje pasuri te konsiderueshme per ate kohe, i biri trashegon sot 30 hektare toke prej tij edhe pse familja e madhe eshte ndare ne shume hise. Aresyet se pse nuk duhet te jetonte Ram Zenuni ishin te shumta por kryesoret sipas burimeve te kohes ishte reputacioni dhe ndikimi mbi njerezit jo vetem ne katund por shume me gjere. Ai kishte pritur ne kullen e tij si saraj Zai Fundon dhe Anastas Lulon dhe kerkeses se tyre per tiu bashkangjitur partizanëve qe ne atë zone ishin “0+” ju kishte përgjigjur me këtë fjali :
Te ishit lidhur me Inglizin do ju kisha thane po, pa dale per dere, se kam degjue se jo vetem se e kane driten e litrikit ne shpia por edhe telefunin e lidhun per çdo shpi, ju jeni lidhe me Miskovin qe s’ka buke me hanger per njerezit e vet e jo ma per dynjallek, e dyta Miskovi ashte kryet e shkaut dhe Ram Zenuni kurr nuk e perzie as buken as gjakun me shkie. Kjo ka qene zanafilla e vendimit pastaj me vrasjen e Rame Zenunit, Halil Belit, Muj Hoxhes, Fete Sadiku, Syle Martini, Uke Cuni dhe burrave te tjere influent te zones nis edhe terrori komunist per frikesimin dhe instalimin e diktatures ne nje zone qe kurre nuk do te pranonte nje sistem qe deformoj deri edhe genin qe per mijra vite s’ka mundur ta nenshtrojne e ta ndryshojne as pushtuesit serbo , malazes as ata turq . DITEN KUR U PUSHKATUA GJYSHI IM NE TROPOJ KA QEN NJE DITE E FTOHTE DHE RRETH GJYSEM METRE BORE. PAS DJEGJES SE SHPISE DHE KONFISKIMIT TE GJITHÇKAJE 19 anetare te familjes kane mbetur poshte degeve te nje mani. Nena ime Zadja ka qene gjashte muajshe. Qe prej asaj dite ka nis lufta e klasave per treshegimtaret e ksaj familje , nip i te ciles jam edhe une. Pasardhesve te tij nuk i jane njohur demshperblimet e plota pasi komunistet e PD_se dhe ata te PS-se ne parlament miratuan ligjin absurd qe persekutimi nis diten kur vendosi Enveri me Titon si dite te fillimit te diktatures komuniste ne Shqiperi 29 nendorin e ’44-tres. Ram Zenuni ka marre medaljen e Mirenjohjes per kontributet e tij antikomuniste nga Presidenti i Republikes Sali Berisha, eshte Qytetar Nderi i Komunes Llugaj. Kujtimet e tij kane qene te pakta pasi gjithçka e tij personale u plaçkit ose u dogj, gjyshja ime e mire Lushja ka pas ruajtur si syte e ballit nje fotografi portret te tij qe kish mundur ta fshihte ne shamin e krese. Pas vdekjes se gjyshes ne pranveren e viti 89 asnjehere se mora vesh se ku perfundoj e vetmja foto e Ram Zenunit. Lufta e klasave vazhdon… Por burra si Ram Zenuni i lindin rrall e me rralle ktij vendi. Une jam krenar per gjyshin tim edhe pse pervec asaj fotografie qe e kisha pare shpesh here ne vegjeline time fshehurazi ne qylerin e Nanes Lushe dhe kujtimeve te disa bashkemoshtareve te tij ne kohe lirie pas viteve 90 s’kam mundur te trashegoj gje tjeter veç genit dhe krenarise te atij burri qe kur e moren te vrare ne vendin e quajtur Lug i Zi afer Viçidoli thane qe e kishin pas lidhur me 24 konop nga zogjte e kembeve deri ne qafe , çka duket e kan pas frike edhe te lidhun edhe te burgosun edhe të vdekun.