Homazh mësuesit tim antikomunist në përvjetorin e rrëzimit të diktatorit komunist
Nga Nebil Çika
Quhet Luan Shkurti , nuk është më ne ketë botë por do te ngelet i pa harrur për mua dhe shume ish nxënës te tjerë te tij . Ishte mësuesi im i shkollës se mesme. Jepte lendet e biologjisë e kimisë. Çdo mësues është i respektuar nga nxënësi i tij mësues Luani ishte krejt i veçante. Një antikomunist i thekur . Nuk ishte i përndjekur politik madje te afërm te tij mbanin poste te rëndësishme ne nivele te larta te pushtetit komunist, rast i rralle ky ne atë kohë kur te ikte koka për një fjalë. E shoqja ishte anëtar e PPSH –së ( komuniste siç e quanin ne atë kohë ) por kjo nuk e pengonte te shate mbare e prape PPSH dhe diktatorin Hoxha . “Te dhjefsha teserën e partisë “ – ishte sharja e tij kur nxehej me te shoqen , ja kishte thëne disa here edhe ne praninë time . “Pederasti “ ky ishte përcaktimi i tij vetëm për Enver Hoxhën. Ne bisedat me mua por edhe me disa nxënës te tjerë nuk ja përmendtë kure emrin por nofkën . Me habiste dhe e admiroja guximi i tij . Duke e ditur qëndrimin politik te familjes sime filloi te fliste me mu kundër komunizmit qe kur ish ne vit te pare rreth 15 vjeç. Ne fillim vetëm e dëgjoja deri sa krijova besimin qe e kishte seriozisht pastaj i përgjigjesha me dëshire bisedave te tij antikomuniste. Kishte një mënyre origjinale të demonstrimit te antikomunizmit te tij . Nj tij . Një dite hyri ne mësim ne orën e kimisë shume i mërzitur , ndodhte shpesh kjo, pas pak u afrua tek un dhe me tha : Sot ke për te zgjidhur një problem specifik mere lapsin dhe shkruaj – me tha . E pashe me habi , nuk para me bezdiste edhe notat mi vinte shpesh here pa me ngritur fare ne mësim , i mjaftonte biseda antikomuniste qe bënim pothuaj sa here takoheshim: Mora lapsin dhe prita me kureshtje problemin që do më jepte : “Kemi tre kokrra vezë dhe katër fëmijë , si do ti ndash? Ke kohe deri ne fund te mësimit zgjidhe – me tha. E mora mesazhin qe ishte edhe arsyeja e mërzitjes se tij atë dite . Kishte katër fëmijë , tre djem e një vajzë dhe kishte vetëm tre veze ne shtëpi , sikur te mos mjaftonte varfëria hajde te gjeje formule e tua ndaje .
Mezi e priti krijimin e PD-se ishte themelues nga te parët i sajë. Fluturonte nga gëzimi kur nisi lëvizja studentore e dhjetorit 1990 . Rrëzimin e shtatores se diktatorit rastësisht e ndoqëm bashke ne radio , nuk e kisha pare kurrë kaq te lumtur. Tani morën fund -me tha . U ngit me një here, shkoi në shkollë dhe organizoi me nxënësit heqjen e bustit te diktatorit nga shkolla . Por nuk qe e thëne te merrte fund me kaq . Pas ca ditës ju desh te përballej me te ashtuquajturit Vullnetarë te Enverit qe te organizuar nga lart sulmuan shkollën ne përpjekje për të rikthyer bustin e Hoxhës te hequr dhe thyer nga nxënësit, të cilët e kërcënuan edhe fizikisht. Por u mbrojte nga nxënësit e ish nxënës te tij qe u përballën fizikisht me ta .
Mbeti deri ne fund idealist . Nuk përfitoi kurrë gjë nga PD-ja në të cilën u radhit nga te paret. Emigroi familjarisht ne Greqi por edhe atje përballej vazhdimisht me komunistet . Nuk mungoi ne asnjë fushatë elektorale apo zgjedhje lokale e politike dhe nuk u Takimet me te deri sa ishte ketë bote ishin përherë një kënaqësi e veçantë. Nuk kishte ndodhur te mos shkoja e ta takoja sa here shkoja ne vendlindje. Kur isha nxënës shpesh here dekurajohesha e nuk përqendrohesha ne mësime i bindur qe nuk do te me lejonin te shkoja ne shkolle te larte dhe ai me jepte kuraje : Gjerat do ndryshojnë dhe ti do ja dalësh- me përsëriste gjithnjë . Ta mendoje ketë ne vitin 1984 ishte çmenduri e jo me ta thoshe me siguri si ai . Ma kujtonte gjithnjë ketë ishte çmenduri e jo me ta thoshe me siguri si ai . Ma kujtonte gjithnjë këtë pasi u bëra gazetar, lexonte pothuaj shkrimet e mia , ishte një lexues dhe kritiku im me i mire. Ngeli përherë mësuesi im i dashur e miku im i mire . Sot ne këtë përvjetor te rrëzimit te bustit te diktatorit mu kujtua serish ai . Nuk gjeta motiv me t mu kujtua serish ai . Nuk gjeta motiv me të mire e me fisnik për ta kujtuar ketë dite fiks si atëherë ne 20 shkurt 1991 , bashkë me mësuesin tim të dashur antikomunist .
Qofsh ne Parajsë, mësuesi im ,miku im i vyer Luan Shkurti