HIJA E MILLOSHEVIÇIT ZBRET NË KOSOVË
“Plagët që nuk janë shëruar ende,dhëmbin.”At Shtjefën Gjeçovi”
Nga Sejdi Peka
Me të vertetë se pas Miss Edit Durham,nuk mundet që të krahasohet historian apo etnolog tjetër që të paqsqyrojë në mënyrë realiste historinë e vertetë të kombit shqiptarë apo të Kosovës në veqanti se anglezi Prof.Noel Malkolm, me librin e tijë “Kosova,një histori e shkurtër”.Duke gërmuar në më shumë se në arkivat e 35 shteteve të Europës dhe të botës,profesori anglez,pas një punë disa vjeqare,më në fund arriti të kurorëzojë më sukses të plotë atë që deri më sot nuk e ka arritur kush tjetër në botën akademike.Unë kam patur rastin që t’a shoqëroj Profesorin e nderuar gjatë një vizite private në Shqipëri në vitin 2011 dhe ruaj kujtimet më të mira të një miku të vertetë të shqiptarve.Malkolm fliste rrjedhëshëm gjuhën shqipe.Kurë e kam pyetur se çfar e shtyri në një ndërmarrje të tillë shumë të vështirë,Ai përgjigjej duke buzqeshur se, “më ka shtyrë historia e një populli të vuajtur,që kurrë nuk u tregua aggressor kundër fqinjvë të tijë të Ballkanit,përkundrazi të tjerët u treguan mjaft mizorë kundër këtijë kombi më të vjetër i ngulur në këto troje.Populli shqiptarë është ndër kombet më të vjetra të Ballkanit.Nuk kishte asnjë mundësi që ky popull të shtrihej në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit pa qenë populli më i vjetër i këtiëj regjioni.Sërbia ka 13 shekuj që lufton të ketë dalje në Adriatik dhe nuk e arinë dot,se serbët u çfaqën në Ballkan në shekujt e 6-7 të erës tonë.Historitë e tjera të manipuluara janë demagogji.”Më tej Malkolm më tregonte se kurë i hyra kësaj ndërmarrje të vështirë,unë nuk dija asnjë fjalë të gjuhës shqipe.Kjo më pengonte seriozisht.Ishte vështirë të gjeja në Londër një shqiptarë,apo një fjalor anglisht-shqip apo shqip-anglisht.Librin e kam shkruar pa emocione të ndonjë natyre që bie ndesh me të vertetën historike të fakteve të nxjerra nga arkivat.Por,e ndjej vetën si shqiptarë.Ky popull e meriton respektin për doket,traditën,besën dhe burrërinë.Në të vertetë kjo është një kulturë e trashëguar që rrallë ndodh në popujt tjerë të Europës”.Në këtë kontekst,duke u ndaluar në zhvillimet e fundit politike në Kosovë ,lidhur me vizitën e Presidentit sërb Aleksandër Vuciq në Kosovë,më duhet t’i referohem Profesorit Malkolm.Në librin e tijë “Kosova, një histori e shkurtër”Ai shkruan, “ derisa ,politikanët e Përendimit debatonin rreth këtyre masave ,Milloshevici e forconte pozitën e tijë politike në Jugosllavi.Në Mars të vitit 1998,Ai ftoi politikanin radikal,nacionalist,Vojisllav Sheshel që të hynte në qeveri.Sheshel njihej për qëndrimet e tijë ekstreme lidhur me çeshtjën e Kosovës dhe publikisht e kishte mbrojtur idenë e politikës se të gjithë shqiptarët duhet që infektoheshin me virusin e AIDS-it.Pjesa më e madhe spektrit politik të Sërbisë ishte armiqsore ndaj shqiptarve.”(shih Kosova ,një histori e shkurtër,Noel Malkolm fq.26).Duke ju referuar një fakti tjetër,Sërbia në vitet 90 të shek. Shkuar,në shkollat e mesme dhe të larta në Kosovë, i helmonte studentët me një gaz të rrezikshëm që në atë kohë u fol se dëmtonte organet e riprodhimit në organizmit të njeriut.Këto masa ishin tipike të një shteti fashist hilerian për çfarosjën dhe genocid ndaj një populli tjetër.Kurë e mendon se është pikërisht ky Aleksandër Vuciq,që ka qenë pjesë e ketijë kabineti qeveritarë,si ministër i informacionit në qeverinë mizore të Sllobodan Milloshevicit dhe bashkpuntor i ngushtë i Voisllav Sheshelit,vetëm një paturpësi e një njeriu të pa përgjegjëshëm e bën që të shkojë gjoja për vizitë në Kosovë.Duke hequr një paralele,Kancelarja Merkel,u ka kërkuar falje në emër të popullit gjerman të gjithë popujve të botës që kan pësuar viktima dhe dëmë të konsiderushme nga nazizmi hitlerian.Po në të vertetë ,Kancelarja Merkel nuk mundet të ketë asnjë përgjegjësi për krimet e nazizmit gjatë LDB.Por është humanizmi njerzor që synon një pajtim,një paqë të qëndrueshme ndërmjet popujve të botës.Ndërkohë vizita e Presidentit të Sërbisë në Kosovë ishte një provakocion i hapur ndaj popullit të Kosovës.Ai më së paku duhej t’i kërkonte falje popullit të Kosovës për krimet e qeverisë së tijë dhe vet personalisht si ministër i qeverisë së Millosheviçit ndaj popullit të Kosovës.Falje për një genocid të pa shembullt kundër popullit të Kosovës,për vrasjet e qindra e mijra njerzve,fëmijë,gra,të moshuar,foshnjë.Të kërkonte falje për maltartimin e qindra vajzave dhe grave kosovare,që nuk u bënë më nëna,për vrasjën dhe zhdukjën e qindra kosovarve të vrarë dhe të masakruar në varreza të përbashkëta,për dëbimin e 1 milion njerzve nga shtëpitë e tyre,për shkatrrimin dhe djegëjën me zjarr të qindra e mijrave të shtëpijave,shkatrrimin e pronës të qindra mijra njerzve.Ja për këto duhej të kërkonte falje Presidenti i Sërbisë dhe jo të sillej me arrogancë duke deklaruar përpara sërbve të Kosovës se,”Sërbia kurrë nuk do t’a njohë Kosovën.Ju jeni në vëndin tuaj dhe shteti sërb është me ju”.Sa handicap politik ishin dekleratat e Presidentit Thaqi,që duket u mërzit shumë se Vuçiqin nuk e lejoj populli I Kosovës që të vizitonte Drenicën e Azem Galicës dhe të Adem Jasharit,Drenicën të larë me pëllambë e gjak nga agresori sërb se, “bllokimi i rrugve nuk ndihmon në këtë situatë të pajtimit me shtetin e Sërbisë.”Dhe më bien ndërmend thënjët e Konicës, “Zot ruaje Shqipërinë nga shqiptarët”.Bisedime bilaterale me shtetin e Sërbisë mundet që të bëhën,por që të bëhët fjalë për pajtim,kjo është e pa mundur,pa kërkuar falje Sërbia për krimet në Kosovë dhe pa u përgjigjur qeveria sërbe për të gjitha dëmet dhe shkatrrimet kundër popullit të Kosovës.Një “pajtim”i tillë do të ishte abstract dhe formal,në të arthmen pasoja të pa llogaritshme. Eshtë mjaft për t’u çuditur se edhe BE po ndjen keqardhje se “Vuçiq nuk e përfundoj vizitën e tijë në Kosovë”dhe bëri ndërhyrje që të vizitonte Gazivodën që nuk ishte paraparë në këtë vizitë të Vuçiq.Duhet përgëzuar Kryeministri i Kosovës Hajredinaj,që ja tregoj “kufirin te thana”Presidentit sërb,se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe iku me bishtin ndër shalë Presidenti sërb.Nuk është më Kosova e kohës së Milloshevicit.Kosova është sot shet Sovran dhe i pavarur i njohur nga BE dhe SHBA,të tjerat se e njeh apo jo Sërbia,janë problem të nivelit të dytë.Në mos sot nesër Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Shqipërisë etnike me të drejtën ndërkombëtare. Në këtë mënyrë pothuajse ,në vitin 1989 Sllbodan Milloshevici zbriti në Kosovë dhe me një miting prej më shumë se 1 milion njerëz të ardhur nga Sërbia,me një fjalim ngjashëm me britmat si të Hitlerit në LDB,shpalosi platformën e pushuesit se do t’i hiqte Kosovës statusin e “Krahinës autonome”në kuadrin e ish Jugosllavisë.Sërbia e kishte futur Kosovën në kthetrat e një regjimi totalitar dhe barabar.Pa shëmbull tjetër në botë,kasapi i Ballkanit që e ndezi flakë Ballkanin në Slloveni,Kroaci,Bosnjë dhe në Kosovë,po festonte gjoja “fitoren e Sërbisë në luftën e Fushë Kosovës në vitin 1389”.Në fakt në këtë luftë, kualicioni i shteteve ballkanike u mund dhe ushtria turke pushtoj në të njejtën kohë edhe Beogradin,por që Millosheviçi e konsideronte fitore.Eshtë për t’u theksuar se në këtë luftë kundër turqve morën pjesë edhe shqiptarët dhe u vra Sulltan Murati nga një shqiptarë i quajtur Millosh Kopiliq,por që sërbët me fallsifikimin e historisë së tyre e kan konvertuar “si sërb”.Dhe dihet si përfundoj çmenduria e “kasapit të Ballkanit”.Në këtë ëndërr të Sërbisë së madhe po ecën edhe pasardhësi dhe ministri i Milloshevicit,ky Vuçiqi që po kërkon ta bëjë Ballkanin “fuqi baruti” për endërrën e “Sërbisë së madhe”.Po shqetsimi shumë i madh për të gjithë shqiptarët e kudo ndodhur është ,se një vegël qorre e Vuçiqit është bërë edhe Presidenti i Kosovës dhe kësaj çfar t’i themi.Edhe një qytetar i thjeshtë,mundet t’i argumentoj këtijë të lajthituri nga mëndja se për herë të parë në historinë shekullore të agresionit sllav kundër shqiptarve,Kosova e fitoj luftën kundër agresorit sërb në vitin 1999,me luftën heroike të popullit të Kosovës dhe ushtrisë së tijë çlirimtare edhe me ndihmën e SHBA dhe të NATO.Po përse vallë sot Presidenti Kosovës i serviloset Sërbisë,në pozita krejt inferiore,duke kërkuar të implementohet plani sërb për ndarjën e Kosovës?Po cilin shqiptarë mundet që të bëjë budalla Hashim Thaqi,se gjoja Sërbia do t’i japë Kosovës pa asnjë kusht Luginën e Preshevës.Në të vertetë është plani sërb për aneksimin e veriut të Kosovës,është e njejta sikur Kosovës t’i presësh kokën.Ky ishte edhe qëllimi edhe i vizitës së Vuçiqit në veriun e Kosovës,për të përgatitur terrenin e një trathëtie të tillë.Çdo pëllëmbë e tokës së Kosovës është e shtrenjtë për çdo shqiptarë të kudo ndodhur.Eshtë e imja siç është e jotja t’i shqiptarë i Kosovës dhe Shqipërisë i kudo ndodhur në diasporë,qofsh President apo Kryeministër ,se sot je në këtë detyrë,nesër je qytetarë i thjeshtë dhe po trathëtove interesat e kombit tënd ,njerzit t’a bëjnë me gisht.Dhe nuk ka gjë më të rëndë se etiketimi i trathëtarit.Në këtë lojë të ndyrë dhe antikombëtare është protogonisti më kryesor që e ka budallepsur Hashim Thaqin është ky psikopati jonë Edvin Rama,një mik për kokë i Vuçiqit të Sërbisë.Por janë të vetëm.Kundër tyre dhe lojës së tyre të trathëtisë kombëtare janë ngritur gjith populli shqiptar në Kosovë,Shqipëri dhe diasporë,janë ngritur të gjithë intelektualët me përjashtim të një filo sërbi të quajtur Rexhep Qosja.Janë mostra të tilla që kombi shqiptarë do t’i hedhë tej si fundrina, në plehrat e historisë.