Hetuesi

Nga  Gramos Xhaferi

 

(Ndodhi vetjake. Emri i zv. shefit te hetuesise dhe i mesuesit te marksizmit jane te vertete. Nuk munda ta di si e quanin te tretin. Dy prej tyre jetojne. Eshte nje ngjarje e zakonshme per kohen. Nuk ka asgje heroike ne te, perballe sa e sa sakrificave te qindra te tjereve.)

Ishte viti 1975. Ne vitin e trete te gjimnazit.
Sandalet prej kauçuku te qepura me spango vertet po ma nxinin jeten. Lere pastaj çorapet prej pambuku qe zgjeroheshin si pufka te gishterinjte dhe thembrat! Gjithesesi, ndihesha i hijshem e i kendshem me shakate qe kurdisja me shoket dhe shoqet e klases, por..,ato sandale ishin nje menxyre, mallkim… Edhe disa te tjere kishin sandale, meshini apo kauçuku, por asnje nuk i kishte te qepura per ibret, si une. Me dukej sikur Suzana, me e bukura nga shoqet, papritur do te me thoshte: “Do edhe ti…, te dukesh i bukur e te besh shaka, zbatharak!” Dhe te mendosh se, vetem dy jave me pare xhaxhai, qe sapo kishte dale nga burgu i gjate politik, me kishte blere nje pale kepuce si mirenjohje per sherbimet qe i bente nena, por..i dogja ne sobe: I futa ne furre per t’i thare se m’u lagen, i harrova dhe…u kthyen me maja perpjete.. Me kujtohet mire sa shume kam bertitur e mallkuar…
Me teper se sandalet, diçka tjeter po ma bente jeten sketerre: Megjitheqe e kisha mbajtur sekret dhe i kisha genjyer shoket, e kishin marre vesh te gjithe qe babane e kisha ne burg. E kuptoja kete nga veshtrimet dyshuese, nga romuzet. Mesues Piloja i marksizmit me pyeste shpesh para klases: “Ku e ke tet ate, ti?” “N-ne pune..”-i pergjigjesha. “Pooo, ne pune, posiii, ne pune..” Mesuesja e letersise, nje dollomenge kokedruge, me tha pa asnje shkak ‘mashtrues’, mesuesja e edukimit ushtarak me quajti ‘krimb i felliqur’… Nuk kishin me asnje vlere 9-at dhe 10-at qe merrja…
………….
Ne pushimin mes ores se peste dhe te gjashte, nje shok me lajmeroi se dikush donte te me takonte. “Eshte nje burre i shendoshe,- me tha – po te pret perballe drejtorise.”
Ishte i njerezishem. Me buzeqeshi qe larg. “Une jam H. Sinani,- me tha – jam drejtori i Shkolles Industriale. Kerkoj te na ndihmosh te dime pse po mungon kaq gjate ne shkolle nje kusheriri yt.” “Me sa di, eshte i semure..,”-i them pa dyshuar aspak. “Ne rregull,- tha dhe me shkeli syrin – Merre çanten dhe hajde me mua.., do flasim ne shkolle..Mora leje per ty te drejtoresha. Une do te eci perpara me nje mikun tim qe pret jashte. Ti na ndiq pak hapa me pas. Mire?” Dhe serish me shkeli syrin.
………….
Cerek ore me pas, ne zyren gjysme te erret te Keshillit Popullor te nje lagjeje, ne nje rrugice te ngushte mes shtepive te vjetra: Une, i ulur mbi nje kove uji te kthyer permbys, mbi te cilen kisha vene çanten me libra per t’u dukur me i larte; nga ana tjeter e tavolines, ulur ne karrige, zv. shefi i hetuesise, Kujtim Zaho, me syte si te dacit, te kuq e gjithe damare; ne krah te tij, drejtori i shkolles dhe nje tjeter, nje verdhacuk, qe shtremberonte turinjte sikur te kishte ngrene ndonje gje te tharte. Tashme e kisha te qarte perse me kishin folur: Te firmosja si bashkepunetor i Sigurimit te shtetit. E prisja nje ‘takim’ te tille. U kishte ndodhur sa e sa te tjereve nga kusherinjte e miqte tane. Madje xhaxhai me kishte porositur edhe si te pegjigjesha: “Nuk jam i afte…! Asnje fjale tjeter, kupton? Perndryshe do ngaterrohesh keq, nuk do dalesh dot me..”
Per rreth dy ore, nen shtrengese dhe dhune psikologjike, kam perseritur si papagall vetem kete pergjigje: “Nuk mundem…Te punosh per sherbimin sekret eshte profesion. Nuk jam i afte!” Me kercenues se dy te tjeret ishte ‘verdhacuku’. Ne nje rast, shefi i hetuesise me premtoi burse per ne universitet, nese do te pranoja…
– Ju thashe se nuk jami i afte per keto pune.
– Po sikur te shohesh dike qe ka ndermend te hedhe shkollen ne ere, nuk do na lajmerosh? – me tha ‘verdhacuku’.
– Do ta asgjesoj vete…
– Eshte shume e thjeshte: Sapo dikush flet kunder partise, do me lajmerosh mua. Askush nuk do e marre vesh. Ne te zgjedhim ty per te miren tende, qe ti te kesh nje te ardhme me te mire. Ne nuk jemi keq per informatore,- me tha me ze te bute drejtori.
– Jam i paafte…
Me ne fund kryehetuesi me urdheroi te firmosja ne fund te nje teksti, te cilin ai e shkroi shpejt e shpejt ne nje flete fletoreje. “Duhet ta lexoj njehere,-i them – une firmos vetem fjalet e mia. “Firmose!” – uleriti shefi. Munda te lexoj shpejt e shpejt: “Deklarate/ Une (emri im) i thirrur sot, ne dt. 14 shkurt 1975, nga organet…etj., nuk pranova te jem bashkepunetor duke pretenduar se ‘nuk jam i afte’. Per sa…etj.” E firmosa. Vura re se doli nje firme e bukur, nga ato qe sa e sa here shgarravitja librat. “Ngrihu, dil jashte!”- me bertiti drejtori i shkolles. U ndjeva me kuraje. Ndoshta ngaqe ne ato dy ore kuptova se me ishin vrare perfundimisht endrrat. Me keq akoma: Kuptova se nuk do t’i shpetoja dot fatit te babait, xhajave, dajove e sa e sa te tjereve. “Per te me bere presion me thirret? Me the se me doje per dicka tjeter – i thashe me zerin e holle drejtorit.
-Jashte! -uleriti shefi. Te dera ‘verdhacuku’ me shtyti fort nga shpatullat, sa perpak do te kisha thyer turinjte, po te mos isha mbajtur me duar te muri, nga ana tjeter e rrugices.

Ecja nen strehet e pallateve per t’u mbrojtur nga shiu i holle e i ftohte. Corapet si pufka te gishtat, tashme ishin zgjatur perpara si gjuhe te ndotura e te jargavitura. Me duhej te nxitoja per te gjetur ndonje kamion qe te shkoja ne shtepi. U kujtova se duhej te provoja te shkoja ne disa dyqane per te blere nje buke gruri, ngaqe nuk te jepnin po te mos ishe banor i lagjes. Me siguri qe do ta haja nje te katerten rruges, se po me grinte uria. Mezi prisja t’i tregoja xhaxhi Fatoshit çfare me kishte ndodhur. Dhe me siguri ai, si armik i betuar i komunisteve, do me pergezonte per pergjigjen.