“Heroina” juaj dhe heroina ime

Nga Nebil Çika

Ç’farë tragjikomedie !  Ç’farë hipokrizie !
Ju kam thënë qe është një skenar makbethian i Edi Ramës .Të dhjefsha Shekspirin !
Një tufë parlamentarësh “të përlotur” nga fjalimi i një “heroine” të radhës se punës socialiste nga një skenë e improvizuar të ashtuquajturin “parlamenti rural ” nën kujdesin e ministrit të fundit të brendshëm diktaturës Garmoz Ruci .
Ky ishte “lajmi” kryesor në shumicën e medieve shqiptare qe “tronditi” sot opinionin publik shqiptar qe jo rrallë herë bëhet viktimë nga propaganda bajate e rilindjes socialiste . Të kuptohemi nuk kam gjë me zonjën që foli as me (sh)përdorimin e sajë politik e mediatik( puna e sajë )  por nuk mund te rri e te bej sehir një tallje të tillë publike te pushtetit me njerëzit  . Nuk mund ta bëni këtë te paktën jo me ne , jo me mua . Ju keni “heroinat” tuaja te të punës socialiste por nuk mund te na i impononi dot ato , ne kemi heroinat tona .
Nga Mirdita e Shqipëria  di e njoh shumë heroina te verteta  por si antipod i Gertës sot do të zgjidhja një tjetër mirditore Maria Tucin. Ndoshta znj. Gerta e shume te tjerë nuk dinë gje për të. Ndoshta se ka qene e zënë me dhitë e fermën e saje apo me kandidaturën për deputete ne koalicionin e Rilindjes ne 2013,  por nuk ka gje, e njohim ne , e duam ne , e respektojmë ne . Ajo është heroina jonë, heroina ime . Geta,”heroina ” e atyre , fermeria e diplomuar për shkenca politike që “përloti” sot Gramoz Ruçin dhe deputete te tjerë te qeverise kishte hallin se nuk shiste dot , qumështin e vezët , se nuk kishte rrugë me asfalt ne fshatin e saje, ne satllen e saje te dhive ,  se i vononte fugoni për te çuar fëmijët në shkolle e te tjera halle si këto që ne se e kishte sinqerisht i jap plotësisht te drejtë. Por heroina  ime Mrie Tuci ime kishte te tjera halle, te tjera prioritete ,të tjera pamundësi e te tjera qëndrime ndaj shkaktarëve të tyre. Edhe ajo ishte mësuese , me kulturë perëndimore gjithashtu .  Po e dini çfarë i benë asaj sigurimësat e kryetarit të parlamentit , real e rural,  shumica baballarë e gjyshër te atyre deputeteve qe u “përlotën” sot nga “heroina” Gertë? ! E zhveshën lakuriq , e futen te lidhur kembë e duar ne një thes bashke me një mace të egër , i mbyllen grykën thesit dhe i ranë me dru dhe macja e egër i shqeu me thonj e dhëmbë te gjithë trupin deri sa vdiq në lemeri . Sigurisht qe xhelatët e njëja racë politike e gjenetike nuk u “përloten”  si sot nga Gerta, zgërdhiheshin e gëzonin duke parë vajzën qe po vdiste nën tortura çnjerëzore . Maria ,heroina ime e masakruar nga sigurimi i Gramoz Rucit nuk kishte te njëjtat halle e kërkesa me Gertën . Jo,  ajo nuk  ishte e mërzitur, e revoltuara, e dëshpëruar se nuk kishte ku te shiste qumështin apo nuk kishte rruge me asfalt te satani i saje i dhive  , kërkonte ta lejonin vetëm  te besonte,  ti lutej Zotit . Kërkonte vetëm pak liri  besimi , politike e shoqërore për vete, familjen , besimtarët ,mirditoret dhe shqiptaret e tjerë. Vetëm kaq kërkoi dhe ata raca e atyre qe sot u perloten nga Gerta e masakruan ne mënyrën me barbare të mundshme. Sot kur ne tregojmë  e falsim për Marien askush nga ata nuk preket,  nuk përlotet,  përkundrazi zgërdhihen e thonë me mburrje; ja bëmë mire. Nuk ka se si te ndodhe ndryshe vrasësit e sajë dhe te të tjerave si ajo janë atje , ne pushtet , ne parlament madje ne krye te tij , por  edhe ne se  nuk janë te gjithë vrasësit janë bijtë e bijat e tyre politike 4e gjenetikë. Janë ata që “qajnë” për “heroinën” e tyre ish kandidate për deputete , ne skenarë të tillë makbethinë . Si mund te ndodhe kjo . Me thoni edhe ju te anës tjetër vërtet besoni qe raca politike e gjenetike e Ruçit me shokë qe kane udhëruar vrasje, tortura , burgime e internime te grave dhe femijve , mund te preket realisht nga Gerta dhe hallet e saj?!  Kujtoni vetëm për një çast se çfarë i bene Marie Tucit dhe qindra garave vajzave shqiptare para se ti besoni këto inskenime me lot krokodili e “heroina te punës socialiste” si ajo qe u ofroi propaganda e qeverise sot . Gratë dhe vajzat shqiptare kanë sot shumë halle si i gjithë populli shqiptar por ato nuk zgjidhjen duke ju qarë duke ju lutur , atyre qe ua kane shkaktuar ato halle si “heronia”, Gerta  .Maria , heroina ime nuk qau , u sakrifikua me lemeri por nuk u përkul ,nuk ju lut xhelatëve për mëshirë përkundrazi si besimatre e mire i mëshiroi ata : fali o Zot se nuk dinë ç’farë bëjnë , vetm kaq. Gerta “heroina” e atyre qau u lut iu sot e atyre qe vranë Marien , luajti lojën e tyre makbethiane edhe pse hallet e saje qenë ku e ku me ato të Maries . Pikërisht ky është ndryshimi , këtu e bën diferencën heroina ime me heroinën e atyre . Ato morën pikërisht atë që kërkua: Maria ime qëndresën, besimin , martirizimin e shenjtërimin , ngritjen në qiell , Gerta juaj ,hipokrizinë, lotët e lutjet ndaj qeverise e pushtetit , kandidimin për deputete e ndoshta ndonjë vend ne administratë e qeveri apo ndonjë grand qeveritar për fermën e sajë te dhive  . Bëjeni vete hesapet . Un e kam bëre me kohë zgjedhjeje time, heroina ime është e shenjta Marie Tuci. Ata te mbajnë heroinat e tyre,  sociliste e  lejfeniste.