Haxhi Baçinovski : Tre muaj tortura nga Sigurimi se nuk kuptonte fjalën homoseksual

Nga Nebil Çika
 

Haxhi Baçinovski është një nga legjendat e burgjeve komuniste pjesëtar i revoltës se Qafe Barit ku u ridënua edhe 21 vjet burg te tjera  . U arrestua për here te pare ne Librazhd ku beri edhe hetuesinë . Nje nga akuzat ndaj tij ishte se kishte thëne se diktatori “ Enver Hoxha ishte pederast, B.Q”, gjë qe ishte e vërtetë. Mirëpo kur hetuesit e pyesnin: ke thënë apo jo thëne qe shoku Enver është homoseksual ?-Haxhiu e mohonte . I kishte pranuar akuzat e tjera dhe ishte deklaruar hapur si si armik i komunizmit por ketë nuk e pranonte qe nuk e prnonte . Hetuesit qe kishin te dhëna te sakta nga bashkëpunëtoret këmbën ngulin këmbë tek kjo akuze gjë qe i kushtoi Haxhiut tre muaj resht tortura te renda .
Dikur pas tre muajsh torturash qe te pranonte ketë akuze, vjen ne qeli një hetues i ri nga Tirana dhe i bën serish te njëjtën pyetje; Kur i ke pranuar te gjitha akuzat dhe je deklaruar armik i regjimit ,pse nuk pranon qe ke thëne se shoku Enver është homoseksual ? Nuk e pranoj se nuk e kam thënë – ju përgjigj Haxhiu i sigurt . Hetuesit qe si duket ja preu mendja e pyeti ; E di çfarë do te thotë fjala homoseksual ? – Jo, pra se te arrestohesha nuk e kam dëgjuar ndonjëherë- iu përgjigj Haxhiu . Hetuesi i shpjegoi se ishte fjala për pederast , b.q si i thonë ne gjuhen popullore. Aha për këtë e keni fjalën, un ka thne qe është b.q se ashtu është , kete po e pranoj , shënoje – u përgjigj me një here Haxhiu. Kjo përgjigje i kushtoi një dru tjetër te mire por i dha fund hetuesisë …..