Havzi Nela , simbol i përballjes sonë ,për jete a vdekje, me komunistët

 

Nga Nebil Çika “

Jem sot këtu për te përkujtuar një nga k krimet me te renda te diktaturës komuniste njëherazi edhe një nga aktet me heroike te qëndresës sonë antikomuniste ,30 vjetorin e varjes ne litar te petit antikomunist martirit Havzi Nela . Jemi këtu ne ketë vend ne ketë dite shprehur dhimbje e pikëllimin, por sidomos krenarinë tone pe rate qe përfaqëson si simbol i spikatur i rezistencës antikomuniste Havzi Nela .
Havzi Nela , vepra dhe sakrifica e tij nuk është një çështje romantike petës siç po përpiqet ta trajtojë ndokush . Ai nuk u var se theu rregullat e realizmit socialist apo shfaqi ne poezinë e tij devijime ideologjike , jo ai ishte një antikomunist i bindur e i deklaruar jo vetëm ne poezi por ne çdo hap e akt te jetës ase tij prej martiri .Varja ne litar ne ketë vend 30 vjet me pare e tij është simbolika me e qarte e përballjes për jete a vdekje midis komunsteve dhe antikomunisteve ne Shqipëri përballje qe fatkeqësisht ende vazhdon.
Luma , Kuksi ka e ka shkruar me gjak e sakrifica faqen e saje ne historinë tone kombëtare . Beteja e Lumes me pushtuesit serbo-malazez është pa dyshim e vetmja fitore e madhe jona me këta armiq shekullor qe bën krenar çdo shqiptar dhe mu me vejn keq qe ne Kukes dhe Shqipëri ende sot nuk ka një përmendore kushtuar kësaj ngjarje te rëndësishme te historisë sonë kombëtarë. Ky është shembulli me i qarte qe politika jone sidomos kjo ne pushtet vazhdon ende te marre urdhra nga Beogradi. Por jo vetëm kjo. Luma ka nxjerrë bura e gra qe ja kane zbardhë faqen edhe ne historinë tone modernne veçanërisht ne përballje me diktaturën komuniste. Mun te përmend me qindar emra po dy prej tyre Muharrem Bajraktari dhe Havzi Nela meritojnë te kenë jo vetëm emrin me germa te arta ne histori por edhe përmendoret e tyre dinjitoze ne Kukës, Tirane e ne çdo cep te Shqipërisë gjë qe qe fatkeqësisht nuk ka ndodhur . Përkundër kësaj politika, pushteti veçanërisht te zgjedhuarit me votat e antikomunisteve dhe te përndjekurve politike , pushtet lokal, deputet e deri tek Presidenti i Republikës shpesh here bëhen autore dhe promotorë te shpalljes nder i qarkut , kombit etje te terroristëve komuniste qe lanë Shqipërinë me gjak nga Vlora ne Tivar . Kjo për faqen e tyre te zeze është e turpshme, e pa pranueshme dhe fyese për çdo antikomunist , gjalle apo vdekur qofte . Ka ardhur koha qe politika e sidomos ajo qe ne emër te antikomunizmit kërkon votat e mbështetjen tone politike e elektorale te ndaje mendjen ; o me ne , o me ata
Varja e Havzi Neles është një krim qe nuk falet as nga ligji e as nga Kanuni . Por sot pas 30 vjetësh askush nuk është akuzuar e ndëshkuar për këtë krim barbar dhe as për krime te tjera te komunizmit . Por jo vetëm kaq shume autore krimesh komuniste dhe bij te tyre janë sot ne pushtet. Prandaj nga ky shesh ku Havzi Nela nisi martirizimin e tij dhe nga çdo cep i Shqipërisë me te drejtën e Zotit dhe te robit te bërtasim : E vari babai yt z. Kryeministër !
Havzi Nela ne poezinë e tij e parashikoi edhe harresën : “Ne vorrin tim me gur e ferra , nje tufë lule me ma çu “. Dhe sot ne këtu nuk bëjmë gjë tjetër veç se çojmë ne vend një amanet te tij . Ne nuk kemi bere shume për te nderuar emrin e veprën e tij e akoma me pak per te realizuar ne ketë vend idealin e tij antikomunist . Sado qe te bëjmë ne per Havzi Nelën nuk mund te bëjmë dot kurrë atë qe ai beri për ne duke sakrifikuar jetën për lirinë e demokracinë .
Nderim ne jete te jetëve vepër ,kujtimit dhe sakrificës se tij sublime !

• Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë. Fjala ne 30 vjetorin e varjes ne Kukës