HAVZI NELA ,MARTIR I VARGJEVE TË LIRISË.

Kaluan 30 vjet nga koha që regjimi komunist vari në litar poetin.Kriminelët nuk janë ndëshkuar dhe as nuk janë penduar.

Nga Sejdi Peka.
Kan kaluar 30 vjet nga dita kur qyteti i Kukësit u gdhi me një pamje të trishtuar.Në një nga sheshet kryesore,komunistët kishin varur në litar poetin disident Havzi Nela.Trupi pa jetë i poetit lëkundej në atë shesh ugurzi, nga një erë e lehtë që zbriste nga lugina e Drinit.Kalimtarët e rrallë largoheshin me vrap të tmerruar.Ata që e kishin njohur dhe kishin dëgjuar për Havzi Nelën,fshinin lotët ashtu në heshtje.Ramiz Alia me regjimin e tijë komunist edhe në grahmat e fundit po kafshonte si egërsirë trupin e Atdheut.Ishte 10 Gusht 1988.
Rastësisht u ndodha në atë pamje makabër.Po shkoja të prisja një biletë tek axhensia për të vetmin autobuz rrangallë që mundet të udhëtonte për në Krumë,kurë pashë atë pamje makabëre. U afrova, por nuk mund të mbaja lotët.Më dukej se edhe Gjallica ishte përkulur në atë shesh ugurzi,përpara trupit pa jetë të Havzi Nelës.Dy pika gjaku i zbrisnin buzëve të holla.Disa polic pis të zinj lëvrinin si krimbat,të gufosur se diçka kishin bërë.
Një autor i huaj shkruan se-është me të vertetë fatkeqsi që njeriu të jetojë në një vënd që është i pa mëshirshëm ndaj njerzve të aftë dhe që dallojnë.-Havzi Nela ishte një njeri që dallonte për shpirtin e tijë antikomunst dhe kjo ishte arsyeja që regjimi komunist e kishte vendosur në grykën e pushkës.
Unë e kam njohur Havzi Nelën në Krumë në vitin 1962.Kishte ardhur si mësues.Në Krumë, në vendin tim të lindjes familja jonë jetonte në një gjendje internimi dhe ca më keq akoma.Me mua njerzit e kishin të ndaluar të flisnin.Sipas komunistëve unë isha i biri i armikut të popullit.Kishim qenë të burgosur,të internuar,ishim kulak dhe mua nuk më kishin lejuar të vazhdoja shkollën.Lexoja shum libra,ishte i vetmi ngushllim dhe prehje e imja.Në qendër të fshatit,atëher ka qenë një bibliotekë e vogël,afër një mulliri,ku përgjegjës ishte Ymer Muja,një djalë i ri me shpirtë antikomunisti të cilin e kisha shum mik.Një ditë ai më njohu me Havziun.Filluam të bisedojmë dhe të shkëmbenim libra me njeri tjetrin.Trajtonim tema të ndryshme dhe u bëmë miq.I vinte keq prej meje,për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhesha dhe më jepte kurajo se ditë të mira do të vinin për gjith shqiptarët.Shpesh më recitonte poezitë e tijë ku pasqyronte gjendjen e mjeruar të shqiptarve, nepërmjet figurave letrare me një mjeshtri të rrallë për t’iu shmangur spiunve që përgjonin kudo. Për një kohë të shkurtër në Krumë,Havziu kishte shum miq.I sjellëshëm me kolektivin e shkollës,i dashur me nxënsit e tijë,mospërfillës ndaj pushtetarve komunist,ishte mjaft superior karshi tyre dhe respektohej nga të gjith shokët që e rrethonin.Por në të njejtën kohë në një far mënyre ishte superior edhe në mes të miqve të tijë se ishte aq i thjeshtë dhe i dashur.I paisur me cilësi të jashtzakonshme,shquhej për talentin e tijë politik.Komunistët shikonin tek Havziu sipas tyre një njeri të rrezikshëm dhe me të vërtetë atë mund ta ndalonte vetëm vdekja, në rrugën e vështirë drejt lirisë për të cilën ai ishte i bindur se do të vinte.
Nuk e kam harruar asnjëherë,kur Havzi Nela zbulonte kontradiktat në veprat e teoricienve marksistë.Engëls-më thoshte Havziu-në librin e tijë “Origjina e familjes,pronës private dhe shtetit”shkruan se me lindjen e familjes,pas komunitetit primitiv,lindi prona private.Prona private është e lidhur në atë mënyrë me familjen sa që pa pronë private nuk mundet të ketë familje.Nga ana tjetër komunistët i kan shpallur luftë pronës private,pra në të njejtën kohë luftë edhe familjes.Duan të na sprapsin prapa në disa mijra vjeçarë.Por kjo është e pa mundur.Nuk ka për tu ndërtuar kurrë as socializmi as komunizmi.Teoria marksiste është një utopi.-
Në vitin 1963,Havziu u largua nga Kruma.U ndamë me lot në sy duke i shtërnguar dorën njeri-tjetrit.Më erdhi keq që nuk kisha patur mundësi që ta ftoja në shtëpinë time as për një kafe.Ishte e pa mundur të vinte dikush në shtëpinë tonë,aq më pak një mësues.Më duket se u transferua në fshatin e tijë të lindjes në Kollovoz të Kukësit.Më vonë dëgjova se u denua nga Gjykata e Kukësit,pas arratisjes në Jugosllavi në vitin 1967.Qendrimi i tijë burrërorë përpara atijë gjygji famkeq,bëri jehonë dhe u end gojë në gojë,në Rrethin e Kukësit të Hasit dhe më gjërë.Në vijën e kufirit,Havziu,kur po kalonte për në Jugosllavi,kishte lënë një letër të shkruar me fjalët lapidar,-“Shqipëri e dashur,po të lë me zemër të plasur”.-Këtë letër,pasi e kishin gjetur rojet e kufirit,kriminelët komunist e kishin arkivuar në dosjen hetimore dhe po e përdornin si armë të fuqishme kundër Havziut.Në fjalën e tijë ai do të deklaronte se ishte anti-komunist dhe kundërshtar i vendosur i diktaturës,duke i çjerrë maskën bashkpunimit të sigurimit komunist me UDB jugosllave.Komunistët Serb më dorzuan tek ju,se ju jeni bashkpuntorët e tyre –do të deklaronte Havziu në atë gjygj famkeq që e denoj 15 vjet burg.
Vitet kaluan.Havzi Nela përshkoj kalvarin e gjatë të vuajtjeve në burgun komunist.Ish të burgosurit politik në të katër anët e Shqipërisë,ata që kan ndarë në mes tyre kafshatën e bukës dhe vuajtjen,e kujtojnë me respekt të veçantë djaloshin e vendosur në idealin e lirisë.Ai u vra nga bisha komunste në pragun e lirisë me 10 Gusht 1988,atëher kur ëndrra e poetit po bëhej një realitet,kur akujt e diktaturës kishin filluar të shkrijnë në të gjitha vendet e lindjes.Këtu në Shqipëri,Ramiz Alia dhe kasta kriminale e diktaturës enveriste nuk donte të pranonte shembjen e komunizmit. Fehmi Abdiu,gjykatësi komunist që e dënoj me vdekje në litarë Havzi Nelën ka deklaruar se-“denimin me vdekje në litar për poetin e ka dhënë me ndërgjegje të plotë.”-Unë jam i bindur se xhelati komunist,e ka vrarë poetin me ndërgjegje komuniste.Me ndërgjegje vret ujku,gjarpëri,kanibali,me ndërgjegjen e qenjës të cilës i takon.Sot në Shqipëri,Demokracia është seriozisht e rrezikuar nga kriminelët e diktaturës që dje u kan vënë martirve të lirisë litarin në grykë dhe sot japin leksione për demokracinë.Së bashku me Fehmi Abdiun të tjerë kriminelë kanë vendosur firmën për vdekjën në litarë të poetit.Njeri prej tyre është edhe Kristaq Rama,që si antarë i Presidiumit të Kuvendit Popullorë të asajë kohë pa hezitim firmosi për vdekjën e poetit.Nuk është për t’u çuditur se ky kriminel është Babaj i Kryeministrit sot në Shqipëri,i Edi Ramës.Në një vizitë të paradokohëshme në Amerikë,në një takim me shqiptarët që banojnë në atë vënd të bekuar të demokracisë si Kryetarë i opozitës në atë kohë nëShqipëri,Ramën e pyetën nga salla: “jeni në dijeni të faktit se Babaj i juaj ka firmosur për varjën në litarë të Havzi Nelës?Dhe Rama përgjigjet se “Babaj im ka qenë një artist”.Të jeshë artist nuk don të thotë që nuk mundet të jeshë një kriminel.I zënë në siklet Edi Rama i zhgërryer në mentalitetin komunist nuk pati mundësinë të kërkonte falje publike.Të pranishmit ikën një e nga një duke e lënë Ramën si hu gardhi në sallën e boshatisur vetëm me Erjon Velinë.Dhe po kujtoj poezinë lapidare “Eh moj demokraci”të mikut tim Pano Taci,i burgosur politik i regjimit komunist.-\ Nëse të kam pritur,apo më ke pritur moj demokraci, dhe në derë të shoshoqit kush ka trokitur nga ne të dy, Dhe sa jam përpjekur,o Zot sa kam endërruar, se më vjen pa ofiqe dhe pa lëngata. \Komunizmi është përmbysur si sistem,por përpjekjet për të vendosur nje demokraci të dyzuar në Shqipëri,me një neokomunizëm të kamufluar me petkun e demokracisë nga pinjollët e diktaturës komuniste nuk kan reshtur. Një tjetër paradoks që ndodh sot në Shqipëri nuk ka ndodhur në asnjë nga vëndet ish komuniste të Europës Lindore.Ish Presidenti Berisha e ka dekoruar Havzi Nelën me medaljen e lartë të “martirit të Demokracisë”,ndërkohë pasardhësi i tijë Alfred Moisiu si President i Republikës e ka dekoruar Fehmi Abdiun për merita të veqanta në fushën e drejtësisë me medaljën “Naim Frashëri të klasit të parë”.Është kjo një lajthitje e Presidentit apo veprim i qëllimshëm kundër demokracisë.Ne demokracinë tonë që me shumë sakrifica e kemi zgjedhur,dekorohet edhe martiri i lirisë por edhe krimineli që i vuri litarin në grykë.Është dekoruar Fatmira Laskaj edhe kjo ka firmosur si gjygjtare varjën në litarë të Poetit.Është dekoruar Skënder Breca,Njazi Jaho etj.Sot Gjimnazi i Kukësit mban emrin e Havzi Nelës.Mësues dhe nxënës të asaj shkolle krenohën me emrin e martirit të lirisë.A mundet të pretendojmë për një demokraci funksionale kur Kryeministri Edi Rama,dy herë merr votat e deleve të Shqipërisë, nuk mundet të gjejë kurajon t’ë kërkojë falje në emër të Babajt të tijë kriminel për vrasjën e poetit?Havzi Nela ishte një artist,ashtu si mundet të pretendojë Edi Rama se është një artist me ato shkarravinat e tijë si piktura që i quan ai.A kan ndjenja njerzore këta njerëz?A ndjejnë dhimbje për një djalë të ri ,një poet,që i vunë litarin në grykë për fjalën e lirë?A vritet poeti o njerëz?A mundet të pretendojë shoqëria jone shqiptare se po ndahet nga e kaluara ish komuniste,kurë Kryeministëri i Shqipërisë,i gufosur me mentalitet komunist,nuk ka ndërmend që të distancohet nga e kaluara kriminale e ish regjimit komunist,ai dhe as forca politike që ai përfaqson.Në dëmokraci veprimet e strucit që përpiqet të fshehë kokën në flatrat e tijë duke menduar se askush nuk e shikon,nuk funksionojnë.Askush më shumë se neve ish të persekutuarit politik të diktaturës komuniste nuk është i shqetsuar për fatet e demokracisë në Shqipëri.Kemi humbur rininë tonë burgjeve dhe kampeve të internimit.Kemi humbur njerzit tanë që akoma varret nuk po u gjejmë.Njerzit tanë që kanë larë me gjak birucat e torturave komuniste që ja kalojnë për nga egërsia edhe inkuzicionit mesjetarë.Dhe jemi krenarë se kemi mbetur njerëz,se nuk i kemi shërbyer për asnjë rast regjimit komunist.Sot nuk mundemi dhe nuk duhet të heshtim.A është mundur komunizmi ne Shqipëri?Unë mendoj se jo.Si një lugat i neveritshëm komunizmi po endet në vëndin tonë që t’i bëjë gjëmën demokracisë.Në kete pikpamje Demokracia është seriozisht e rrezikuar.
Poeti Petrit Palushi,i cili ka përgatitur për botim poezitë e Havzi Nelës,në parathanjen e librit “Pa një ditë lumnije”botuar në vitin 1996 shkruan se-emisarët komunist nuk kan çfaçur as pendesën më të vogël për atë që kryen me mizori mesjetare.Jan mostra të tilla që kurrsesi nuk mundet t’zërë gjaku.Për këta njerëz ka shkruar shkrimtari Ismail Kadare,jan nga raca që flenë me ndërgjegje të përgjakur.Si bleta që mbledh nektarin e vyer në korijet me lule shum-ngjyrëshe shpateve të malit të Gjallicës,Petrit Palushi,ka mbledhur poezitë e Havzi Nelës,të shpërndara në fletore dhe në copa letrash,të zverdhura nga koha.
Në poezinë-Më mirë me mbyllë sytë”,nga burgu i Burrelit në vitin 1977,Havzi Nela,shkruan në kulmin e dëshprimit,-Më mirë le t’i mbylli sytë/Më mirë zemra t’më pushojë/Më mirë mos me pa më dritë/Kur harbuti t’më mundojë.-Poeti,në birucën e ftofët dhe me lagështi të burgut,e kujton nënën e tijë me poezinë “Po,o Nanë,po”-
Po,o Nanë,po,përsëri
N’emër” të ligjit” jam arrestue,
E duert m’i këthyen prapa policët e zi
N’hekur me tutjus m’ kan ngujue.
Por poeti gjen shpëtim në kurajon dhe në luftën e pa ndërprerë kundër diktaturës:Deri kurë durim,deri kur më shpresë/,jo,jo,mos m’i thoni këto fjalë nuk i due/,Me durim e shpresë nuk dua të vdes/,Si jeta dhe vdekja duhen meritue./
Poeti si njeri me zemër të madhe nga qelia skëterrë e burgut,me mendjen dhe ëndërrën e tijë fluturon si zog i lirë dhe i këndon me mallë vendlindjes,i këndon lirisë.Poeti i mbyllur në burgun famkeq të Burrelit,gjen kohën dhe i këndon dashurisë që e kishte lënë të mjerë atje në Lumën e tijë të dashur,gjen kohën dhe i këndon jetës.Si njeri me shpirt nacionalisti,i qante zemra për Kosovën e robnueme në atë kohë.Në poezinë ,Nusja e flamurit, poeti shkruan:
Lavdi çikës kosovare
Si një shqerrë si një manare
I del tankut i thot –ndal-
Rritet,ngrihet si një mal.
Për Kosovën Republikë
Lëshohem ngjitem nuk kam frikë
Jam shqiponjë me krah e fletë,
Lëshohem ngjitem gjer tek retë.
Poeti patriot,atdhedashës dhe demokrat,që e ndjente i pari frymën e lirisë,i shkroi poezi njerës prej kartave më të pa njohura në atë kohë nga shqiptarët,i shkroi kartës së Helsinkit,dekumentit themelorë të drejtave të njeriut:

Kështjella feudale,tundet e lëkundet
Si një varkë e thyeme mbi valët përkund
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë,gjithnjë më thellë n’mes dallgëve
po futet.

Fryma e Helsinkut u derdh porsi era.
Na përkdheli zemrat,çeli si Pranvera
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh,ndoshta nuk do të vdesë!

Poeti jetoi në një kohë që ishte e vështirë të jetonin martirët si ai.Jetoj kohën e diktaturës komuniste,gjithnjë duke luftuar kundër komunizmit,të keqën më të madhe të shqiptarve.Jeta e tijë plot vuajtje dhe sakrifica në emër të lirisë,është një simfoni,është një mesazh për brezat e sotëm dhe ata që vijnë.Luma që e lindi është krenare për birin e sajë.Askush më shumë se ky martir,poeti i vargjeve të lirisë,nuk e meriton mirnjohjën me një bust këtu në Kryeqytetin e Shqipërisë,ndërkohë kur rrugët e Tiranës mbajnë fatkeqësisht dhe paturpësisht emrat e kriminelve të dikataturës komuniste.Populli shqiptar e ka për detyrë dhe duhët të bëjë që të ulin kokën dhe të ndëshkohën me turp kriminelët komunist që e vranë Havzi Nelën.