Hapja e dosjeve ,detyrim moral ndaj të përndjekurve 

Nga Vehap Kola

Çfarë do të thotë anti-kushtetues? Do të thotë që hapja e dosjeve është e drejtë, e moralshme dhe e domosdoshme. Por ka një justifikim të fundit: e pengon Kushtetuta.

Nëse është kështu, atëherë z. Alibeaj dhe deputetët demokratë duhet të kërkojnë edhe ndryshimin e Kushtetutës. Kushtetuta e hartuar nga trekëndëshi i Bermudës nuk mund të pengojë të drejtën e shqiptarëve për të ditur se kush i ka spiunuar, kush ua ka shkatërruar jetën duke shpifur dhe kush i ka përndjekur.

Hapja e dosjeve si detyrim moral ndaj të përndjekurve dhe të persekutuarve të 80 viteve të fundit duhet të ndodhë tani.

Dhe nuk duhet të mjaftohemi me kaq! Të persekutuarit, të shpronësuarit dhe të vrarët e burgosurit e diktaturës, duhet të kompensohen materialisht. Sot.

Pronat shtetërore që u falen për 5 lekë oligarkëve për “investime strategjike” janë haku i shqiptarëve që u shpronësuan, pronat e tyre u tjetërsuan, apo puna e tyre u përdor pa pagesë për të ndërtusr rrugë, hekurudha, tharë këneta e nxjerrë minerale nga galeritë më të rrezikshme të botës.

Nuk ka kushtetutë mesnate që mund ta ndalë këtë!