“Gulf”, Tabaku: Skemë piramidale e mikut te Edi Ramës 

 

 

 

Partia Demokratike, kërkoi sqarime nga qeveria për skemën e falimentit të kompanisë “Gulf” në Shqipëri. Deputetja, Jorida Tabaku, tha se qeveria ka heshtur duke lejuar ketë skeme piramidale ne të cilën përfshihen biznesmenë, miq të kryeministrit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, reagoi në Facebook ndaj deklaratës së deputetes Tabaku, ndërsa thotë se Ministria nuk monitoron tregun, por cilësinë e produktit.

Partia Demokratike thotë se skema piramidale e komanisë së naftës “Gulf”, është ngritur në kurriz të qytetareve me bekimin qeverisë.

Në krah të drejtueses së Departamentit Antikorrupsion dhe këshilltarit ekonomik, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se falimentimi i kompanisë “Gulf” është dëshmi e një rrjeti të gjerë korrupsioni, ku në qendër ka qeverinë si garantuese e veprimtarisë së saj tregtare në Shqipëri.

Tabaku: Aktualisht po zhvillohet një hetim dhe ne do të presim kush do jenë rezultat megjithese nuk kam besim që ne do të arrijmë aty ku ne duam. Në këtë rast mund të penalizohen disa individë të niveleve të ulëta, por jam e sigurt se nuk do të ketë të paktën hetime që çojnë në nivele më të larta.

Çfarë besojmë ne që ka lidhje me ministrat? Së pari mosfunksionimi i të gjithë strukturës për hetimin tatimor, mos gjobitja e kompanisë që lidhet me pjesë e ministrisë së Financave. Së dyti unë kam një deklaratë të ministrit të Energjitikës që ka dalë garant për këtë investitor.

Ministri i Energjitikës sa kontrolle ka kryer në këtë kompani për 5 vite për cilësinë e naftës që është hedhur në treg?

Ministri i Energjitikës sa e ka ngritur flamurin e kuq të rrezikut për këtë kompani e cila operonte në një treg që pothuajse është monopol nëse shiste të gjithë naftën e ARMO-s?

Çfarë kanë bërë strukturat përgjegjëse të ministrisë? Unë besoj që politika duhet të ketë përgjegjësi dhe nëse një minisër i kësaj qeveria del dhe deklaron që del garant për cilësinë e investitorëve të huaj që ka nisur punë ditën e parë të qeverisë atëhere përgjegjësia është për tu gjetur tek ministri dhe kryeministri.

Sot, 5 vite mbas operimit të kompanisë ajo ka mbyllur dyert mbasi ka ngritur me të vërtetë skemën e një piramide financiare duke gënjyer dhe mashtruar konsumatorët, duke shitur karburantin të paktën muajt e fundit me një çmim më të ulët se tregu, me vlerë rreth 25-40% më të ulët se tregu dhe duke grumbulluar 5 milionë euro.

Ne jemi njohur njëkohësisht edhe me denoncime të qytetarëve dhe ka ndodhur një fenonem shumë i çuditshëm. Duket sikur policia e shtetit nuk i ka raportuar denoncimet e qytetarëve edhe për krijimin e kësaj skeme piramide financiare ku qytetarët kanë blerë, kanë parapaguar një shërbim të caktuar me çmime më të ulta se tregu nga njëra anë por nga ana tjetër i ka fshehur prokurorisë të gjitha denoncimet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.”

Tabaku theksoi në konferencën për shtyp me gazetarët se kjo kompani ndryshe nga biznesi i vogël, i cili gjobitet deri në 500 mijë lekë, është lënë i lirë nga shteti të ushtrojë veprimtarinë e tij pa paguar asnjë detyrim.

Tabaku: Që edhe fushata antiinformalitet ka qenë një farse kjo është arsyeja që ne besojmë që edhe fakti i vendosjes së TVSH tek bizneset e vogla do të vazhdojë të penalizojë po këto të vogla, ndërsa këto të mëdhajat të lidhura me qeverinë do të vazhdojnë të krijojnë evazionin fiskal.

Për akuzat reagoi Ministri i Infrastrukturës dhe Enegjisë, Damian Gjiknuri, i cili thotë se institucioni që ai drejton inspekton dhe garanton parametrat e sigurisë teknike dhe cilësisë së produktit.

Çdo veprim spekulativ dhe abuziv në treg, përfshirë dhe rastin e “Gulf” thotë ai, po ndiqet nga strukturat e specializuara ligjzbatuese dhe në këtë rast janë Policia e Shtetit, Tatimet dhe Prokuroria.