Greva për Universitetin Publik të së ardhmes!

Nga Qamil Gjyrezi

Greva e Fakultetit të shkencave sociale të Universitetit të Tiranës është grevë për Universitetin Publik të së ardhmes. Universitetet publike në Shqipëri kanë nevojë për reforma të thella në të gjitha planet, që t’i përgjigjen integrimit tonë në familjen Europiane. Punët sociale, sociologjia, psikologjia dhe pedagogjia, filozofia kanë nevojë për reformim. Këto degë marrin një rëndësi të vecantë në kohën post-moderne, mbasi i ofrojnë njerëzve shërbime të domosdoshme sic është psikologu dhe punjonësi social. Prandaj pedagogët dhe studentët e këtij fakulteti kanë ndërmarrë një nismë të domosdoshme për ta kthyer Universitetin në një qendër të dijes së vërtetë, nëpërmet grevës në mbështetje të studentëve dhe reformës akademike të domosdoshme në Universitetet tona publike.
Sot kanë filluar grevën profesorët e fakultetit të shkencave sociale. Kryeminstri Edi Rama tashmë i dështuar, po përpiqet me të gjitha format dhe shantazhet të përcajë studentët dhe pedagogët. Reformat që ofron Rama me ministrat e tij nuk japin besim për një të ardhme dinjitoze, cilësore dhe të përballueshëm nga të gjithë në Universitetet tona publike. Rama pati mundësi për të reaguar! Por ai me një gjuhë aspak dashamirëse për dijen, pedagogët dhe studentët përgjigjet me një arrogancë tipike dhe “Rilindja” i ka cuar Universitetet tona publike në këtë gjendje me ligjin për arësimin e lartë në vitin 2015. Edi Rama i kapur nga paniku dhe friga e humbjes së pushtetit, kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor dhe krijon një situatë pasigurie duke i futur në grindje me njëri tjetrin dhe ndikuar edhte tek prindërit e tyre.
Prandaj greva e F.Sh.S-së, është grevë për universitetin publik që duam, që është i të gjithëve që duan e përpiqen për të ruajtur të pacënuar marrëdhënien me dijen e të vërtetën. Universitetin Publik të ri, dinjitoz, cilësor dhe të përballueshëm nga të gjithë.