Greqi, hidhet në erë makina e Konsullatës së Shqipërisë, i vihet bombë artizanale

Digjet pas mesnate makina e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Greqi. Sipas mediave greke makina ka shpërthyer me bombë artizanale, në kohën që ishte e parkuar para Konsullatës, në rrugën Psara në Touba, Selanik.

Ngjarja është shënuar rreth orës 02:30, ndërsa nga zjarri është shkatërruar automjeti.

Pas alarmit në vend mberritën 8 zjarrfikës me 2 automjete që shuan flakët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.