Godina me Biografi të keqe…
Nga Adriatik Dosti
Nga qendra e Tiranes ..sapo nisesh per te pershkuar te mrekullueshmen rruge te Kavajes ..diku aty djathtas pa marre rrugicen qe te nxjere tek ish Ambasada famekeqe sovjetike e sot e prej disa dekadash .. Ministria e Arsimit …ndodhet nje godine e kendeshme per nga stili dhe terheqese per nga lloji i vecante i arkitektuese se saj edhe pse tashme disi e vjeter ne moshe..
Fillimisht thuhet se u projektua dhe u ndertua nga sovjetiket ne vitet 50…dhe shfrytezohej per gjithcka e sidomos darka e dreka argetuese te ushtarakeve te tyre te larte por edhe nje numri jo te vogel keshilltaresh gjithe-faresoj te Stalinit e pasardhesve te tij..aq te shumte ne ndihme te Shtetit komunisto – bolshevik te Diktatorit Hoxha..
Ndonese ne arkiv kjo godine eshte e arkivuar si projekt i mirefillte italian..
Kur u prishem me ruset..Godina ju kalua Ushtarakeve e Gjeneraleve shqiptare besnike te devotshem te Kastes se Kuqe te Diktatorit e Diktatures…
Ne mesvitet 60…ketu rregjistrohet Protesta e fameshme e tifozeve te futbollit Bardhe e Blu ..qe me marshimin – proteste perpara selise se larte te ushtarakeve duke shfrytezuar gjoja nje lloj tubimi te improvizuar sportiv..ju a ngecen ne fyt Berxollat e Birrat ..Petrit Dumes me shoke …qe argaliseshin ate mbremje aty…ne folene e tyre komuniste..
Thone qe ca zyra e dhoma te kesaj Godine.. ne vitet 60 u perdoren edhe si Hetuesi -torturuese ndaj ” Armiqve” te Partise e te Popullit …
Me pas Godina i kaloi ne duar Besnikeve dhe Sherbetoreve te
Partise e te ”popullit”…Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise …
Per vite me radhe aty…nje numer jo i vogel artistesh e shkrimtaresh qe festonin me mburrje Tetorin si Muaj te Letersise e te Arteve …nuk u ngopen duke intriguar e spiunuar njeri – tjetrin por edhe duke i degdisur neper burgje, internime, e riedukime mes klases punetore e fshataresise kooperativiste jo pak prej shokeve te tyre ,,qe devijonin nga rruga e Partise dhe e Komandant Enverit.. dhe kishin shfaqje te huaja e mendime mikroborgjeze …
Me vone ..pas permbysjes se komunizmit e ne fillim vitet 90.. Godina u shndrrua ne Lokal Dasmash kati i pare e ne copera redaksish kati i dyte..
Madje ne Bodrumin e saj …me hyrje nga pjesa e mbrapme e Godines u hap edhe nje Disco – Nate. [ Night Club ] .nder me te famshmet ne Tirane ne ate kohe …
Ne qoshen ku sot u perurua Godina e re e Vetingut ..per disa vite ka qene lokali i mikut tone te mire Krenarit..e ne lulishten ballore te godines ..Kafja e vellezerve Nuri…Lutit e Nushes …ku per hir te se vertetes duhet pranuar se qe te dyja ambjentet u kthyen ne pika takimi shume te kendeshme per shumicen e njerezve te sportit e futbollit ne vecanti ku mbremjeve sidomos gjenim aty fare lehtesisht njeri tjetrin …e bashkebisedonim pa- mbarimisht..
Ne vitin 2011 …kur per here te pare pas shume vitesh vizitova Shqiperine ..Godinen e gjeta si Ministri te Kultures- Rinise e Sporteve …dhe aty ne zyrat e saj vajta e takova dy prej miqve te mij te mire e te hershem qe aso kohe ishin zv. Ministra …ish futbollistin e mirenjohur te Shqiperise .. kavajasin Dash Bajaziti dhe ish kolegun e Botuesin e se famshmes Koha Jone.. Nikoll Lesi..
Kujtoj ..dhe nuk e di nese eshte koincidence a rastesi jo fort e kendeshme per ”biografine e godines”..se ngjitur me te ka qene edhe Stacioni i Autobuzit te Kamzes ..qe ne ate kohen tone jo edhe aq fort te larget shihej disi me percmim e thirrej stacioni i katunareve e provincialeve..
….Por si per cudi..po aty vetem 10 metra larg prej Godines se te ”Mencurve shkrimtare e artiste ”…ndodhej edhe e fameshmja WC Publike ..ku per pak kohe punoi edhe i fameshmi bejtexhi i Tirones ..Sefer Daja..
E sot Godina ..perurohet per nje qellim krejt tjeter dhe deri tani te pa degjuar e te pa provuar per Shqiperine e shqiptaret …Vetingun..
Me demek flitet, shkruhet, mendohet, diskutohet e hamendesohet se nga kjo Godine qe sot e tutje edhe me ”ndihmen e nderkombetareve”…ai vend e ai popull do te gjejne Drejtesine e vertete ..arratisur nga ajo toke per dekada e dekada me radhe.. me se shumti prej komunisteve kriminele ..e pas tyre edhe te pseudo – demokrateve here blu, here roze e mavi e here pa ngjyre fare,,,pra thjesht te pa fytyre..
Te shohim..te presim e te shpresojme.. sepse tani.. pikerisht ate qe” na mungonte me shume ”..pra Godinen e gjetem…Eureka….
Gjithesi ..duke ju referuar asaj shprehjes se famshme popullore shqiptare …Peshku ne Det e Tigani ne Zjarr …zorr te besohet se Godina e dikurshme e sovjetikeve, gjeneraleve te Enver Hoxhes e sherbetoreve besnike te penes e skenes se tij dhe e kafeneve …do te mund te prodhoje e te beje realitet dot ate enderr te munguar e te mohuar te shqiptareve ..Drejtesine e shume-deshiruar..
Deri dje ..Biografia e kesaj Godine ..nuk para ka qene fort e kendeshme ..ishalla edhe me ndihmen e Zotit ..tash e mbrapa te kete punen e mire e te mbare …ishalla tash e mbrapa te mos i shohim me Gunen por Punen..
Material Brutto ka aq shume sa druaj se ajo Godine do jete shume e vogel per qellimin qe i eshte ngarkuar….por shpresoj te materializoje ate shprehjen apo fjalen e urte popullore shqiptare se …
…nga Ferra e vogel…del Lepuri i madh..
Ishalla..te pakten njehere ne… Shekull …per te miren tende o popull e per ty o vendi im..
A.R.DOSTI