GJUNJAZAKËT
Nga Zef Zefi
Kaq të shumtë këta që mblidhen gjunjas me ia pa opozitës.
E ka apo nuk e ka. Nëse e ka, si e ka. Sa e ka.
Grumbullia e gjunjazakëve fillon nga qendrat e opinionistikës, deri në perferinë e portaleve dhe kanë më kaq pasion, sa përcjellin me lojën “telefon i prishur” tek njëri tjetri.
Kjo grumbulli njerëzore fatkeqësisht, këta dembelë “Stambolli” mishërimi i dinakërisë që parazitojnë prej gati një shekulli, na dhuruan komunizmin sepse partia na jep bukë “kollomoqe,” edhe pse po na vret robt’ e shpisë. Kjo “modus vivendi” sot vazhdon të jetë e madhe dhe brendashkruan, nënshkruan dhe vulos mjerimin e lumtur shqiptar.
Nëse opozita denoncon krimin, bën detyrën e vet kushtetuese, nëse thirr militancën apo popullin në protestë paqësore, qoftë dhe me tre veta, e ka për detyrë të kontrollojë, parandalojë dhe evitojë konfliktet që tejkalojnë ligjin.
Ato parti që bëjnë të kundërten, djegin, improvizojnë e thirrin për gjak, provokojnë dhe godasin policinë, njihet e dihet. Por…
Partia Demokratike nuk është parti revolucionare sipas përcaktimit leninist: “…partia reparti i organizuar luftarak i klasës punëtore që udhëheq popullin në revolucion…” por është opozitë politike. Arena e ndeshjeve të saj, është politika.
Sot të ndërsyerit me uniforma nga kriminelët, vëllezërit e tyre dhe bashkë-aksionerët e mafias, deshën ta ndotin protestën politike me krim.
Protestën politike të një partie politike, jo revolucionare.
Partia Demokratike e evitoi këtë. Mjaftoi vetëm këshilla e gjyshes;” …i keqi të ndyen, sepse të do si veten…”
Ndaj “vemjet”, dembelët, llafazanët, gjunjazakët, sonte duhet te sajojnë lajm.
“Kush ia pa? ”
“Si e ka, nëse e ka?” Opozita.
ZEF ZEFI