Gjermania rrit shpenzimet ushtarake pa rritur borxhin
Sipas një zyrtari të qeverisë, kabineti gjerman ka miratuar një draft buxhet për vitin 2020 në të cilin parashikohet rritje e shpenzimeve ushtarake me 1.7% dhe që u kërkon ministrive të tjera të reduktojnë shp3enzimet në mënyrë që kjo rritje të mor rezultojqë në rritjen e borxhit, në kushtet e ngadalësimit të normës së përshpejtimit të zgjerimit të aktivitetit ekonomik.
Hapësira e lëvizjes për ministrin e financave Olaf Scholz është shumë e ngushte sepse të ardhurat nga taksat me shumë gjasa do të jenë më të ulëta se parashikimi në këtë vit pasi eksportuesit po dëmtohen nga reduktimi i kërkesës në vendet përtej detit, përplasjet tregtare si dhe pasiguria e Brexit.
Sipas zyrtarit qeveritar, kabineti i ministrave ka aprovuar planin e Scholz për vitin 2020 si dhe gjysmë paln financimin deri në vitin 2023.
Plani parashikon shpenzime në totalin e 362.6 mld euro, por u kërkohet ministrive që çdo vit të kursejnë 625 mln euro.
Plani parashikon rritjen e shpenzimeve ushtarake në 2020 por nuk jep menyrën se si do realizohet detyrimi i anëtarësisë në NATO për shpenzime 2% të GDP-së.
Sipas plani shpenzimet ushtarake do rriten me 2.1 mld euro ose me 1.37% të GDP-së kundrejt 1.25% në 2018 dhe1.3% në këtë vit.
Shpenzimet ushtarake në total do jenë 45.1 mld euro në 2020 kundrejt planifikimit për 43.2 mld euro në këtë vit. Por shpenzimet ushtarrake në raprot me GDP-në do të bien në 1.25% në 2023, dhe shtimi i shpenzimeve do negociohet në çdo vit.
Burimi: reuters